Pyetje:Si mund ta ndërtojmë një jetë të lumtur martesore?
Dhe çfarë (këshille) keni për ata burra që janë neglizhent dhe të pakujdesshëm kur është fjala për divorcin?
Ndoshta ju mund të keni disa udhëzime o i nderuar Shejh.
Përgjigjet:”Nuk ka dyshim se është obligim për të dy ata (bashkëshortët) të jetojnë me njëri-tjetrin me ndershmëri dhe harmoni sepse:
Allahu thotë ne Kuran:”Dhe jetoni me ta në mënyrë të ndershme”. [4:19]
Pra, është detyrë e burrit për të jetuar me gruan e tij me ndershmëri, mirësi dhe anasjelltas. Të dy së bashku duhet të jetojnë me ndershmëri dhe mirësi. Burri duhet të përpiqet shumë për ta bërë këtë, po ashtu dhe gruaja.
Allahu i Madhëruar thotë:”Dhe ato (gratë) kanë të drejta (mbi bashkëshortët e tyre, për shpenzimet, për jetesën, për pasurinë e tjer) të barabarta (me të drejtat e burrave të tyre) mbi ta (edhe për bindje, respekt e tjer) në atë shkallë që është e arsyeshme, por burrat kanë një shkallë më tepër (përgjegjësie) mbi to”. [2:228]
Kështu që të dy ata duhet ta ushtrojnë veten e tyre në të folur (komunikim) me njëri-tjetrin me edukatë (moral) dhe sjellje të mirë, duke qenë të përmbajtur dhe duke mos thënë atë që nuk është e përshtatshme (e hijshme), duke u përmbajtur nga goditjet (kundërshtimet … etj) me njëri-tjetrin. Ata të dy duhet të jetojnë në dashamirësi gjatë gjithë kohës dhe të flasin (mes vetes) me fjalën e ngrohtë dhe të butë, të praktikojnë sjellje me moral të mirë dhe ti përmbushin obligimet e tyre. Burri duhet ta kryej atë që Allahu i ka obliguar atij, prej mirëmbajtjes (obligimeve si bashkshort ) së bashku me moralin, fjalën dhe sjelljen e mirë. Gjithashtu gruaja duhet ta nënshtrojnë veten për burrin e saj duke treguar respekt dhe t’i bindet atij në çdo gjë që është e mirë / e drejtë dhe të flasë me të (burrin) me atë mënyrë që është më e mira (e mundshme).
Ajo nuk duhet ta pengojë atë nga e drejta e tij (dmth marrëdhëniet martesore) të cilat Allahu i ka ligjëruar për të. Ata duhet të bashkëpunojnë bashkë në të mira dhe të përpiqen të kenë një jetë (martesore të lumtur) dhe sa më të shëndetshme me njëri-tjetrin dhe larg debatit dhe shtypjes (dhunës).
Pra, duke e pasur këtë, gjendja dhe çështja (martesore) ndreqet dhe drejtohet drejt mirësisë, lumturisë dhe dashurisë. Sa për keqtrajtim dhe shtypje (dhunë) së bashku me një marrëdhënie të trazuar, atëherë marrdhënia martesore asnjëherë nuk do të ndreqet dhe bëhen e mirë (e shëndoshë / e lumtur).
Shejh Abdul-Aziz bin Baz.