Vendet ku kryhet hixhamja
Tek e buta e kokës (të cilën e kanë fëmijët të butë kur janë të vegjël).
Maja e kokës, aty ku bashkohet kocka e parme me kockën e mbrapme të kokës.
Në dy anët e qafës.
Ndërmejt shpatullave.
Në kurrizin e këmbëve.
Në mes të pjesës së pasme të kokës. (Nuk ka hadith të veçantë për këtë vend)
Në fundin e kokës aty ku ndodhet një kockë pak e dalë. (Nuk ka hadith të veçantë për këtë vend). Ibn Kajjimi në librin Zad El Mead ka thënë: Kanë rënë në kontradiktë mjekët për hixhamen në këtë vend. Disa e kanë pëlqyer, ndërsa disa të tjerë e kanë refuzuar atë dhe thanë se hadithi që tregohet për të nuk është i saktë. Gjithashtu hixhamja e dobëson fundin e trurit kur kryhet (në këtë vend) jo në raste të domosdoshme se rasti i ndezjes së gjakut. Por kur kryhet në raste të domosdoshme, ajo është e dobishme).