Misvaku është brushë ideale, natyrale e cila përmban më shumë përbërës kimik se çdo pastë tjetër artificiale për dhëmbë.
Sikur brusha për dhëmbë, misvaku pastron në mes dhëmbëve dhe nuk thehet nën asnjë presion, bile është më i fortë dhe fleksibil. Palca e misvakut formësohet në formë të përshtatshme duke pastruar bile edhe ushqimin e mbetur në mes dhëmbëve, njëkohësisht duke mos e dëmtuar mishin e dhëmbëve.
Pejgamberi salAllahu alejhi we selem. para 14 shekujve na ka mësuar ta përdorim misvakun për t’i pastruar dhëmbët dhe gojës duke i dhënë aromë të këndshme.
Enesi radiAllahu anhu transmeton që Pejgamberi salAllahu alejhi we selem ka thënë: “Sa herë që Xhibrili më vizitonte më këshillonte të shërbehem me misvak.”
Ngecjet e ushqimit në mes dhëmbëve ofrojnë mjedis ideal për zhvillimin e milion bakterieve që mund të shkaktojnë sëmundje qelbuese të mishit të dhëmbëve dhe cistë. Në rastet më të rënda mund të vijë deri te inflamimi i maksilës ose mandibulës.
Bakteriet gjithashu prodhojnë enzime të dëmshme që tretin kalciumin nga dhëmbët duke shkaktuar -karies. Në raste serioze, bakteriet krijojnë gazra që shkaktojnë kundërmim nga goja. Para pak kohësh studimet zbuluan që misvaku posedon minerale natyrore që mbysin mikrobët dhe mënjanojnë pllakëzat.
Pejgamberi salAllahu alejhi we selem e kishte zakon të fërkojë misvakun me gjuhën, dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve.
Ebu Musa el-Esh’ariu radiAllahu anhu ka thënë: “E kam vizituar Pejgamberin salAllahu alejhi we selem ndërsa misvakun e kishte në majën e gjuhës.”