Fjala “leben” ne Kur`an permendet ne ajetin:
“Ju edhe te kafshet keni mesim (pervoje). Ne nga nje pjese e asaj qe e kane ne barqet e tyre mes ushqimit te tyre dhe gjakut, ju japim te pini qumesht te paster, te shijshem (te lehte) per ata qe e pine.”[En-Nahel,66].
Ne pershkrimin e Xhenetit, i Lartesuari thote:
“Shembulli i Xhenetit, i cili u eshte premtuar atyre qe jane ruajtur (te devotshem), ne te cilin ka lumenj me uje te mire per pije, lumenj nga qumeshti me shije te paprishur, lumenj nga vera e shijshme per njerez, lumenj nga mjalti i kulluar “.
Pejgamberi i Allahut, salallahu alejhi ve selem, tregon per perparesite e qumeshtit:
“Cdokush qe pine qumesht le te thote:
“Bekimi i Allahut qofte mbi te dhe Allahu na e shtofte ate, sepse ne nuk dime asnje ushqim dhe pije qe mund te krahasohet me te”. Ne dy Sahihet eshte shenuar se Pejgamberit te Allahut, salallahu alejhi ve selem, ne naten e Israse i jane sjelle dy ene, ne njeren kishte vere, kurse ne tjetren qumesht. Ai i shikoi dy enet, dhe e zgjodhi qumeshtin. Xhibrili, alejhi selam, i tha: “Falenderimi i qofte Allahut qe ta ka mbjellur te natyrshmen. Sikur ta zgjidhje veren, umeti yt do te devijonte.”