Këshillë për ata që thonë…
Disa të thonë:
Burri i saj është më i mirë se burri im.
Vajza e saj është më e mirë se vajza ime.
Shtëpia e saj është më e bukur se shtëpia ime.
Ndërsa unë u them:
Allahu i Lartësuar ka thënë:
“وَلَا تَمُدَّنَّ عَيْنَيْكَ إِلَىٰ مَا مَتَّعْنَا بِهِ أَزْوَاجًا مِنْهُمْ زَهْرَةَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا…”
“Mos e hidh shikimin tënd në të mirat kalimtare, që Ne ua kemi dhënë disave prej tyre, si stoli të kësaj bote…..”(Taha, 131)
*⃣ Smira është edukatë e keqe me Allahun. Mos e shkatërro veten tënde me krahasime, sepse sa herë që e zgjeron shikimin tënd në atë që e ka tjetri, të ngushtohet kraharori
*⃣ Bëhu i kënaqur me atë që të ka caktuar Allahu dhe falëndëroje Atë për mirësitë e Tij, që të bëhesh më i pasuri i njerëzve
*⃣ Ki besim të plotë, se nuk ka njeri në siperfaqe të tokës që të këtë çdo gjë
*⃣ Dhe atë që ti posedon sot dhe që nuk je i kënaqur me të, do ta dëshironte dikush tjetër që ta kishte për gjithë jetën e tij.
S.Kuburi