“O shpirt i mbingarkuar! Pse të duket se ke shumë përgjegjësish! Të duket vetja e ngulfatur! Bëhu sikur mjegullat kur rëndohen dhe errësohen, e lëshojnë të reshura, por të reshura të frytshme.
Kur të shtohen përgjegjësitë, të ka ardhur koha të dëshmosh. Të veprosh.
Kur ndihesh i ngarkuar, mos e rëndo shpirtin, por hapu, zgjerohu, e nxirr fryte! Ke jetë brenda vetes, prandaj edhe ndjehesh përgjegjës e i ngarkuar. Falëndero Krijuesin tënd, e vepro!
Ç’ke o zemër e shqetësuar, që vetveten po e paaftëson e po e gjysmon, duke u zhytur në errësirën që ftohë, duke u zhytur në errësirën që bën të dështohet, duke u zhytur në errësirën që bën të dëshpërohet. Hapu dhe zgjerohu! Çliro veten nga burgi i errësirës errësirë palë-palë!
Vendos! Mësy! E thuaj: O Allah! O Planifikues, o Çlirues, o Shërues, Ti planifikon gjithçka, Ti çliron zemra e shpirtra nga errësira, Ti shëron zemra e shpirtra, më bëj t’i mbështesë çështjet e mia vetëm Ty, më çliro e më shëro!”
– “Me vështirësi, lehtësimi”….Avni Tafili