Sa shume ka te shqetësuar e qe shkaku i kokëçarjeve te tyre janë gjerat e ulëta e banale qe nuk përmenden:
Në sytë e të dobëtit gjerat e imëta u zmadhuan
Ne sytë e të fortit u zvogëluan gjërat e mëdha
Shiko hipokritet: sa te ulëta janë ambiciet e tyre dhe sa te ftohta janë vullnetet e tyre. Këto janë fjalët e tyre: “Mos dilni ne ketë vape. me lejo mua e mos u fut ne sprove, shtëpitë tona janë te pambrojtura, frikësohemi se po na godet ndonjë bela, neve All-llahu dhe i Dërguari i Tij nuk na premtuan veçse mashtrim”. Oh sa te humbur e te shkatërruar qe janë këta shpirtra. Interesimi i tyre i vete, janë barqet, enët, shtëpitë dhe pallatet, ata asnjëherë nuk i ngritën shikimet e tyre në qiellin e yjeve dhe nuk shikuan ne yjet e vlerave.
Problemi i tyre dhe fundi i dijes se tyre është: Shiko ne turma te mëdha te njerëzve e do t’i shohësh ne mëngjes e mbrëmje se shkaku i brengave te tyre janë mospajtimet dhe grindja me gruan, te birin, kushëririn, apo ndonjë fjale neveritëse a ndonjë qëndrim i lige. Këto janë fatkeqësitë e këtyre njerëzve, nuk kane qëllime te larta me te cilat do te angazhoheshin, nuk kane ndonjë interesim te dobishëm qe do t’ua mbushte kohen; e kane thëne: Kur del uji prej ene sate e mbush ajri – prandaj mendo për atë çështje për te cilën bezdisesh e mërzitesh, meriton qe ta harxhosh ketë mund e ketë lodhje, sepse ti i dhe asaj prej mendjes tende, prej mishit dhe gjakut tënd, prej qetësisë dhe kohës tende.
E ky është mashtrim ne marrëdhënie dhe humbje katastrofave çmimi i se cilës është shume i ulet, ndërsa psikologet preferojnë: Çdo gjeje veri një mase dhe kufi logjik; e me e vërtete se kjo është fjala e te Lartësuarit: “All-llahu për çdo gjë ka vënë masë”(Kur’an); andaj çdo çështje jepja kufirin dhe masën e saj e ruaju teprimit.
Problemi dhe preokupimi i sahabëve te devotshëm ishte nder drurin e dhënies se besës, e kështu e arritën kënaqësinë e All-llahut, ndërsa me ta ishte edhe një njeri qe e angazhoi deveja e tij kështu që i iku besatimi e u shpërblye me urrejtje e hidhërim.
Hidhi gjerat e ulëta dhe mos u merr me to, do ta shohësh se shume brenga e mërzi do te largohen nga ti dhe do jesh i kënaqur e i gëzuar.Aid el Karni