Dije o i nevojshëm për shërimin e pastër islam, se sëmundjet, sado qe të jenë të rënda, nuk kanë mundësi t’i rezistojnë fjalës së All-llahut, Zotit të tokës dhe qiejve dhe Krijuesit të çdo gjëje.
Nuk ka sëmundje përveç se në Kur’an dhe Sunnet do të gjesh rrugët të cilat të çojnë drejt shërimit. E ne na takon ta meditojmë Kur’anin dhe atë me çka ka ardhur Muhamedi alejhi selam. All-llahu është Një, Ai është Shërues dhe nuk ka shërim përveç shërimit të All-llahut.
Dijetari Muhamed El-Humejjis, profesor në Universitetin Imam Muhamed bin Suud.
Elislamijje – Fakulteti i Usuli dinit, sektori i akides dhe fraksioneve bashkëkohore, në parathënien e tij të librit Si ta shërosh të sëmurin tënd me shërimin e ligjshëm, ndër të tjera thotë: Shërimi kur’anor është shumë i nevojshëm , veçanërisht për kohën në të cilën jetojmë, kur sëmundje të shumta janë përhapur në një masë të madhe në mesin e njerëzve si pasojë e moskujdesit ndaj ligjit të All-llahut dhe përmendjes së Tij, ku shumica as që kthehet drejt shërimit të pastër islam por mjaftohen vetëm me barëra mjekësore. E kush prej tyre i mohon tërësisht sëmundjet e magjisë, syrit të keq etj., kur dihet mirë se mjekësia ka dështuar në shërimin e këtyre sëmundjeve ?