Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Mos u dëshpëro për shkak të asaj çka pritet të ndodhë

$
0
0

Aid el Karni
Në Tevrat është një thënie: “Në të shumtën e rasteve nuk ndodhë ajo nga çka ke frikë më së shumti.”
Kjo do të thotë se në të shumtën e rasteve nuk ndodhë ajo me çka njerëzit frikësohen. Iluzionet që rrinë në kokat tona janë më të shpeshta se ajo çka shikojmë dhe përjetojmë me të vërtetë.
Poeti thotë:
I flisja zemrës sime: Nëse ke frikë nga vuajtja,
gëzohu, frika në të shumtën e rasteve është e rreme.
Me këto vargje poeti dëshiron të thotë që të qetësohemi, të mbledhim veten dhe të mos dëshpërohemi kur dëgjojmë lajme për ndonjë fatkeqësi. Shumica e lajmeve janë të pa verifikuara dhe të pavërteta. Besimtarët e devotshëm e dinë kujt duhet orientuar fytyrat dhe mendimet, si dhe kush i rregullon dhe i përcakton të gjitha gjërat.
“S’ka fare dyshim në atë që ata me të cilët më ftoni nuk do t’i përgjigjen askujt as në këtë e as në botën tjetër, edhe që te Allahu do të kthehemi, edhe që politeistët do të jenë banues të zjarrit. Atëherë me siguri do të kujtoni fjalët e mia! Ndërsa unë rastin tim ia lë në dorë Allahut; Allahu, me të vërtetë, sheh robërit e Vet. Dhe Allahu e ruajti nga vështirësia të cilët ata ia trilluan, kurse njerëzit e faraonit i goditi një kob i keq.”[1]________________________________________
[1] Mu`minun, 43-45.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>