Kistij Indian (Udi Indian)
Ka thënë Profeti Muhamed (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të): Përdoreni sa me shumë te keni mundësi udin Indian sepse në të gjenden shtatë shërime. Transmeton: Buhariu
Përshkrimi botanik: Kisti Indian është një bimë e rallë e cila rritet në Indinë jug perëndimore. Gjatësia e tij arrin deri në 1 metër e gjysmë. Pjesët të cilat përdorën në të janë degët. Kisti Indian ka një cilësi të lartë shërimi. Gjatë analizës që i është bërë këtij Kistit Indian është gjetur në të Fosfat, Hekur, Fosfor, Karbohidrate dhe antibiotikë shumë të fortë kundër ç’do lloj mikrobi. Është gjetur gjithashtu një lëndë që përmban karotinë kundër kancerit. .
Kisti Indian përmëndet dhe në hadithet e Pejgamberit Muhamed (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të).
Nga Umu Kejs Bintu Muhsin thotë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) që thotë: Përdoreni sa me shumë te keni mundësi kistin (udin) Indian sepse në të gjenden shtatë shërime. Transmeton: Buhariu
Pejgamberi Muhamed (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) thotë: Në të vërtetë ilaçi më i mirë me të cilin ju mjekoheni është, Hixhami dhe Kisti Indian. Transmeton: Buhariu, Muslimi
Pejgamberi Muhamed (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) e ka klasifikuar kistin Indian si ilaç kundër infeksionit në bajame. Thotë Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të): Mos u shqetësoni për bajamet përdoreni sa më shumë kistin Indian. Tranmeton: Buhariu Muslimi.