Ai është njeriu i cili do të të zgjedhë ty për shkak të asaj që je ne shpirt, e jo për arsye të xhinseve të ngushta ose fustanit të shkurtë.
Ai është njeriu i cili do të çmojë hixhabin tënd, edhe para se të të sheh ty me flokët e bukura, veshjet tërheqëse dhe të grimosur.
Ai është njeriu i cili do të ulë shikimin e tij, në mënyrë që t’i të bëhesh gruaja e vetme që ai sheh.
Ai është njeriu i cili të ka zgjedhur ty që të bëhesh dhurata e tij prej Allahut, për luftimin e joshjeve të grave të tjera.
Ai është njeriu i cili e ka ruajtur zemrën e tij për ty, vetëm për ty, në mënyrë që t’i të mund të jetosh me të në paqe.
Ai është njeriu, dashuria e të cilit do të të bëjë ty më të fortë.
Ai është një dhuratë për ty, nga Allahu subhanehu ue teala, inshAllah.
Përktheu: Jetmir Jakupi