Ajo që kaloi, mbaroi…!
Të mëndosh rreth së kaluarës, të jetosh me të dhe të prezentosh në të, e të dëshpërohesh nga të këqijat e sa është çmenduri dhe vrasje e dëshirës për jetën e tashme. Tek të mençurit fletët e së kaluarës shuhen dhe nuk transmetohen që rë përsëriten, ato mbyllen njëherë e përgjithmonë në burgun e harresës, duke u lidhur e shtrënguar fort që mos dalin kurrë. Nëse kujtohesh, kjo s`të jep gjë veç lodhjes e sëmundjes psikike, ndaj mos e bëj këtë, se nuk rrjedh dritë nga ato kujtime vrasëse. Përkundrazi, ato sjellin e mbjellin mendime dhe ide të prishura që shpiejnë drejt humbjes dhe shuarjes; mësiroje dhe mos i bëj padrejtësi vetvetes, e as mos e ndërmerr një hap të tillë, sepse brengosja e tepërt nuk ta kthen atë që të kaloi, por as shqetësimi i madh nuk e ndryshon të shënuaren…!
Mos! Mos jeto në ëndrrën e kaluar, e as mos rri nën hjen tradhtare që humbet shpejt, zgjoje veten nga gjumi që të lodh.
A dëshiron dhe a mund kthesh lumin në rrjedhën që doli e rodhi?!
Po diellin mbasi lindi?!
Po a mund ta rikthjesh fëmijën në shtratin e barkut të nënës së tij?!
Po qumshtin, a mund ta futni e ta ktheni aty në gjoks ku ishte?!
Po lotin a e kthen në sy pasi që u derdh?!
Jo, Kurrë…! Ajo që doli u bë dhe shkoi, kaloi… nuk kthehet më… Për këtë mos jeto me të kaluarën që të vërbohesh e të humbësh, të digjesh me zjarrin e saj që s’shuhet. Ta bësh këtë do të thotë ta humbasish të tashmen dhe ta zhdukësh vullnetin. Ai që e do të kaluarën dhe i kthehet asaj është si ai i cili e bluan miellin që në esencë është i bluar, apo si ai që e sharron tallashin e drurit. Qëmoti kanë thënë qër ata që e qajnë të kaluarën se “nuk nxirren të vdekurit nga varret e tyre”, madje edhe fabulisti i ka përmendur ata që flasin me gjuhën e kafshëve se si e kanë pyetur gomarin: Përse nuk ripertypesh? Ai th: E urrej gënjeshtrën.”
Me të vërtë gabimi ynë më i madh është se harrojmë të tashmen dhe angazhohemi me të kaluarën, i prishim dhe i rrëzojmë ndertesat e bukura… Oh jo, mos e prish atë që ndeqe me plot vuajtje të renda se sikur të grumbullohen e të tubohen të gjithë njerëzit dhe xhinnët nuk do të kishin mundur t’ju kthejnë gjë nga ajo që kaloi, për shkak se ajo është e pamundur dhe e humbura s’të jep gjë. A nuk e sheh se njerëzit nuk shikojnë pas dhe as që kthehen të vështrojnë gjurmët që lanë prapa?! Era që fryen gjërat i merr përpara, e nuk i lë pas! Githashtu, edhe uji që rrjedh shkon përpara e nuk ecën pas, po nëse shohim edhe më thellë vërejmë se çdo gjë që lëviz në këtë rruzull tokësor – qoftë insekt, shtazë, kafshë, njeri, apo makinë – të gjithë ecin para e nuk shkojnë pas. Ndaj, as ti mos shko kundër rregullit të jetës, e të prishësh zakonin e saj…!