Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

7 Shërimet Profetike

$
0
0

kurani

7 Shërimet Profetike

1.Kurani Famëlartë
2.Hixhame
3.Uji Zem zem
4.Mjalti
5.Fara e zezë (nigella sativa )
6.Hurmat Axhva (hurmat në përgjithësi )
7.Agjërimi

 

 

  • Thotë Allahu i Madhërishëm në Kur’anin famëlartë:و ننزل من القرآن ما هو شفاء و رحمة للمؤمنين

Dhe Ne kemi zbritur nga Kur’ani atë që është shërim e mëshirë për ata që besojnë (në Islam dhe punojnë sipas tij), El Isra-82

  • Ebu Hurejre e transmeton hadithin në të cilin i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. ka thënë: “Ky (hixhami) është ilaç për çdo sëmundje” Tirmidhiu në Sunnen, nr. 2052; Ebu Davudi, 3860; Ibn Maxheh, 3483; Ahmedi, 3/119, me sened sahih. Të sakt e ka vlerësuar Hakimi me të cilin është pajtuar Dhehebiu
  • ”Zemzemi vlen per ate qellim qe pihet . Transmeton Ahmedi dhe Ibnu Maxheh .” [Hadithi eshte I sakte] .
  • Allahu i lartësuar thotë: “Zoti yt i dha instikt bletës: Ndërto shtëpi nëpër male (kodra), nëpër pemë (drunj) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) ndërtojnë. Pastaj ha nga të gjitha llojet e frutave e më pas ndiq rrugët e nënshtruara (mësuara) të Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të bletëve) del një lëng (pije) me ngjyra të ndryshme. Në të ka shërim për mbarë njerëzinë. Me të vërtetë në të ka argument për një popull që mendon thellë.” (Nahl, 68-69)
  • El Buhariu thotë se fara e zezë është e nxehtë dhe e thatë në shkallën e tretë. Ebu Hurejre r.a. transmeton hadithin e mirënjohur në të cilin Pejgamberi, s.a.v.s., ka thënë: “Përdorni rregullisht këtë farë të zezë, sepse ajo përmban në vete ilaç për çdo sëmundje, përveç vdekjes” *.
    Allahu i Madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë: “…dhe asaj i ishte dhënë çdo send.” (En Neml, 23)
  • Në përmbledhjen e haditheve sahihë është shënuar se Ebu Sa’d bin Ebi Vekkasi ka treguar thënien e të Dërguarit të All-llahut , salAllahu alejhi we selam: “Kush i ha shtatë hurma në mëngjes, atë ditë nuk do të sëmuret nga helmi, as nuk do ta zërë magjia”
  • Agjërimi e forcon njeriun shpirtërisht.Mendjen e rigjeneron,ngritë moralin,jep shpresë,të fut të mendosh për të tjerët dhe idenë të mendosh për të varfërin,për njerzit në luftra dhe që jetojnë në varfëri.Andaj në kuran thuhet : “Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju”.( Bekare/184.)Resulullahi a.s tha : Hane syfyrin se në të ka bereqet të madh.Normal mjeksia spjegon se njeriu gjatë natës në gjumë lukthi-stomaku prodhon shum aciditet dhe insani kur ngrihet për të ngrënë syfyr konsumon dhe stabilizon organizimn me sabah.Iftari hahet  pas pastrimit gjeneral të helmeve ushqimore vjetore dhe ditore,ky pastrim bëhet gjatë këtij muaji dhe organizmi njeriut kthehet në origjinalitet,duke u pastruar nga mbetjet kemikale.
image_pdf

Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650