Mjalti Manuka prodhohet në Zelanden e Re nga nektari i pemes Manuka . Ky mjalt është perdorur që në lashtësi për të trajtuar sëmundje . Mjalti është anti bakterial . Gjithashtu ky mjalt stimulon prodhimin e qelizave speciale të cilat riparojnë indet e dëmtuara nga infeksionet . Akoma më tej , ky mjalt është anti – inflamator dhe pasi aplikohet , ai në menyrë të shpejtë redukton dhimbjet dhe inflamacionin.
Hydrogen peroxide është një nga përbërësit e mjaltit . Ai i jep mjaltit veti antibiotike . Por disa lloje mjaltesh , përfshirë Manuka , kanë edhe disa përbërës të tjerë me veti antibiotike .
Përbërësi kryesor në mjaltin Manuka i cili është shumë anti- bakterial , është methylglyoxal (MG). MG është një komponent i cili gjendet në shumicën e llojeve të mjaltit por në sasi shumë të vogël . Në Mjaltin Manuka , MG vjen i kombinuar me një tjetër komponent i cili është dihydroxyacetone , i cili gjendet në një sasi shume të madhe në nektarin e luleve manuka . Mendohet se MG është ai që i jep mjaltit manuka kaq shumë fuqi antibiotike . Sa më i lartë përqendrimi i MG , aq më i lartë është edhe efekti antibiotik . Prodhuesit e mjaltit kane zhvilluar një shkallë për matjen e fuqisë së mjaltit manuka , e cila quhet UMF ( Unique Manuka Factor ). UMF korrespondon me koncetrimin e MG . Që mjalti Manuka të jetë mjaftueshem potencial duhet që të jetë të paktën 10 UMF .
Përdorimi kryesor i mjaltit Manuka është për trajtimin e plagëve dhe djegieve. Mjalti Manuka përdoret gjithashtu edhe për qellime të tjera. Ketu përfshihen:
• Parandalimi dhe trajtimi i kancerit
• Reduktimi i kolesterolit te lartë
• Reduktimi i inflamacionit
• Trajtimi i diabetit
• Trajtimi i infeksionëve të veshit , syrit dhe të sinusit .
Mjalti manuka prodhohet në Zelanden e Re .
• Trajtimi i problemeve të stomakut ( gastritit)