Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Mjalti – ushqim apo mjekësi popullore?

$
0
0

mjalt uje

 

Politika e teknologjisë moderne, për interesa të industrisë farmaceutike, ka marr një vendim ligjor ku mjaltin e ka shpall si produkt ushqimor. Kjo është në kundërshtim me interesin e mjekësisë popullore, sepse me ligj, e kanë ndaluar që mjalti të shitet si produkt mjekësorë. Ky vendim juridik është për të mirën e industrisë farmaceutike dhe në dëm të njerëzimit.

Mjalti dhe produktet tij, janë shumë më lirë për t’i blerë, më të lehtë, më efikas, më praktik dhe shumë të dobishme për shëndetin e njeriut.

Mjalti dhe produktet e tij, janë tejet të natyrshme dhe tejet praktike për t’i ngrënë, por dhe për t’i përdorë me pije të dëshirueshme dhe për ta mjekuar vetveten në rast nevoje.

Mjalti, poleni, propolisi, qumështi i amës, helmi i bletës dhe dylli, janë produkte të pa zëvendësueshme për njeriun. Produktet më të natyrshmet dhe më të sigurtat për shëndetin tonë.

Mjalti dhe produktet e tij, përdoren për të mirë e njeriut dhe shëndetit të tij, shumë natyrshëm, kurse medikamentet farmaceutike kanë përbërje kimike dhe, në çdo rast kur të përdoren, kanë edhe efekte anësore shumë të dëmshme.

image_pdf

Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>