Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

TI KËRKO DHE ZOTI YT TË PËRGJIGJET

$
0
0

kurani

 

– Nëse do që vepra të pranohet, thuaj: “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!”. Bekare 127.

 

– Nëse dëshiron pasardhës të hajrit, thuaj: “Zoti im! Dhuromë nga ana Jote një pasardhës të mirë! Se Ti, me të vërtetë, je Dëgjues i lutjes!”. Ali Imran 38.

 

– Nëse dëshiron që Allahu të frymëzon durimin, thuaj: “O Zoti ynë, na jep durim të madh dhe bëna të vdesim myslimanë!”. Earaf 126.

 

– Nuk ke sukses në jetë, thuaj: “Ndërsa suksesi im varet vetëm nga Allahu. Tek Ai mbështetem dhe Atij i drejtohem”. Hud 88.

 

– Do që të përkujdesesh për namazin, ti dhe pasardhësit e tu, thuaj: “O Zoti im, bëj që unë dhe pasardhësit e mi të kryejmë përherë namazin! O Zoti ynë, na i prano lutjet”. Ibrahim 40.

 

– Ndjen ngushtim në gjoks, thuaj: “O Zoti im, zgjeroma kraharorin tim, lehtësoma punën time”. Taha 25-26.

 

– Nuk ke dituri për shumë gjëra, thuaj: “O Zoti im, shtoma dijeninë!”. Taha 114.

 

– Do që shejtanët të largohen prej teje, thuaj: “O Zoti im, kërkoj të më mbrosh nga nxitjet e djajve, dhe tek Ti mbështetem, o Zoti im, që të mos i kem pranë meje.” Muminun 97-98.

 

– Nëse je i sëmurë, thuaj: “(Kujtoje) Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!”. Enbija 83.

 

– Frikohesh nga zjarri i Xhehenemit, thuaj: “O Zoti ynë, largoje prej nesh ndëshkimin e Xhehenemit, sepse, me të vërtetë, dënimi i tij është i përjetshëm”. Furkan 65.

 

– A do grua të dashur, apo burë të dashur, dhe fëmijë respektues, thuaj: “O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ç’është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!”. Furkan 74.

 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>