Bëhu optimist.
Optimisti natën shikon në qiell dhe sheh ngrohtësinë e Hënës. Ndërsa pesimisti shikon në qiell dhe sheh ashpërsinë e errësirës. Bëhu edhe më optimist se je tani.
Optimisti tërheqë dashurinë e tjerëve, ndërsa pesimisti e largon. Halimi thotë: “I Dërguari i Allahut s.a.v.s e ka dashur optimizmin. Sepse pesimizmi është mendim i keq për Allahun, ndërsa optimizmi mendim i mirë për Të. Besimtari duhet të mendoj mirë për Allahun e Madhërishëm çdo situatë.”
Muavija b.Hakem thotë: “I thashë Pejgamberit s.a.v.s në mesin tonë ka njerëz që në çdo gjë shohin shenjë të keqe”. Ai u përgjigj: “Ata këtë e ndjejnë në vete dhe kjo nuk duhet të jetë pengesë”.(5)
Neveviu kështu e shpjegon këtë hadith: “Këtë ju e ndjeni e nuk jeni fajtor për këtë. Mirëpo, për këtë mos ndaleni të veproni për të mirën tuaj”.