Fatkeqësitë
Mos i kundërmo parfumit nuhatës, derisa të shtrydhet, copëtohet, filtrohet, e të bëhet gati për t’u kënaq me erën e tij të këndshme. Ja, njëjtë janë vëlla kështu edhe sprovat, belatë e fatkeqësitë, prej të cilave ti shtrydhesh, mundohesh, persekutohesh, lodhesh e torturohesh, por në fund do të gjejsh fitoren, shpëtimin, suksesin e një bagazh të madh me të mira, të cilat rëndë që do t’i fitoje me ndonjë mejdan tjetër veprash. Të suksesshmit nuk ia sundon dot epshi dhe egoja mendjen dhe të kuptuarit e tij. E as paaftësia nuk mundet këtë t’ia bëjë durimit të tij. Të suksesshmit dhe rezistuesit e stuhive, nuk e ushqejnë egon e tyre, por kjo nuk do të thotë që ata i nënçmojnë, i nënvlerësojnë apo i fshehin shijet e joshjet. Ata nuk angazhohen, e as që e tretin kohën me vogëlsira e gjëra me pak vlerë!
Dr. Aid el-Karni
Përktheu: Agron Islami