Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

ANALIZË PSIKIKE!

$
0
0

12243336_1534712013485726_5925138141059619714_n

ANALIZË PSIKIKE!
dr. Selman El-Aude

E takon një njeri për herë të parë në jetë. Pasi ndahesh prej tij, shokut tënd i thua: “Disi, këtë njeri nuk e kisha për qejfi, në simpati, nuk e dëshiroja takimin me të!”

Po e vërtetë! “…shpirtërat janë ushtri e Zotit!”

Ndofta ai shpirt nuk ishte nga tufa e shpirtërave në të cilën ishe ti, që në zanafillën e krijimive! Apo, ndoshta në pavetëdijën tënde, është strukur e depozituar, ndonjë njeri i ngjashëm me të, të cilin ti e ke takuar qysh moti në fëmijëri e që ka lënë gjurmë negative në pavetëdijen tënde. Pavetëdija mbase mund ta ketë harruar situatën me të, por, nuk i ka harruar përshypjet dhe ndjenjat të cilat i ka patur e i ka fshehur ndaj tij. Këto ndjenja të vjetra, por të pashlyera, rizgjohen e të japin ty disa shtytje dhe ndjenja të reja, të cilat ti s’i kupton arsyet, po as njerëzit ndaj teje!

Analizë mbi psikikën tënde!

Pse po ndjehem kështu sot?! Pse u ndjeva ashtu dje?! Çkam? Pse e dua këtë gjë, dhe e urrej atë tjetrën? Pse këto ndjenja kaq të befasishme?! Ç’janë kështu?! Dhe këto ndjenja ti do t’i kuptosh me vetëanalizë të gjatë, e duke i ç’fshehur nga brënda, ti do t’i qartësosh ndjenjat e tua.

Këputur nga libri: “Qelia”
Përkth. Agron Islami


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>