Bëhu dëgjues i mirë
Të dëgjosh me durim dhe asnjëherë të mos e pengosh folësin, ashtu siç i Dërguari i Allahut, paqja qoftë për të, asnjëherë nuk e ndërpriste folësin, gjersa ai të mbaronte fjalimin e tij. Ai i cili i ka këto vlera dhe cilësi, fiton dashurinë e të tjerëve dhe admirimin e tyre, ndërsa e kundërta ndodh me ata që dërdëllisin dhe i ndërpresin në bisedë të tjerët dhe kjo sjell mosdashjen ndaj teje.
Atta na tregon se si vepron ai lidhur me këtë cilësi dhe thotë: “Kur dikush më flet, unë e dëgjoj atë si të jetë hera e parë që e dëgjoj atë gjë, megjithëse e kam dëgjuar me mijëra herë më parë.”