Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Nje gote dhalle(ajran) ne shendet dhe semundjet !?

$
0
0

ajran

Fjala “leben” ne Kur`an permendet ne ajetin:
“Ju edhe te kafshet keni mesim (pervoje). Ne nga nje pjese e asaj qe e kane ne barqet e tyre mes ushqimit te tyre dhe gjakut, ju japim te pini qumesht te paster, te shijshem (te lehte) per ata qe e pine.”[En-Nahel,66].

Ne pershkrimin e Xhenetit, i Lartesuari thote:
“Shembulli i Xhenetit, i cili u eshte premtuar atyre qe jane ruajtur (te devotshem), ne te cilin ka lumenj me uje te mire per pije, lumenj nga qumeshti me shije te paprishur, lumenj nga vera e shijshme per njerez, lumenj nga mjalti i kulluar “.

Pejgamberi i Allahut, salallahu alejhi ve selem, tregon per perparesite e qumeshtit:
“Cdokush qe pine qumesht le te thote:
“Bekimi i Allahut qofte mbi te dhe Allahu na e shtofte ate, sepse ne nuk dime asnje ushqim dhe pije qe mund te krahasohet me te”. Ne dy Sahihet eshte shenuar se Pejgamberit te Allahut, salallahu alejhi ve selem, ne naten e Israse i jane sjelle dy ene, ne njeren kishte vere, kurse ne tjetren qumesht. Ai i shikoi dy enet, dhe e zgjodhi qumeshtin. Xhibrili, alejhi selam, i tha: “Falenderimi i qofte Allahut qe ta ka mbjellur te natyrshmen. Sikur ta zgjidhje veren, umeti yt do te devijonte.”

***Cfare thone hulumtimet bashkekohore per dhallen ?

Banoret e basenit te detit mesdhetar shume shekuj e kane perdorur kosin si ilac kunder diarrese dhe veshtiresive ne zorre. Hulumtimet bashkekohore tregojne se kosi ndihmon ne eliminimin e bakterieve qe shkaktojne helmim me ushqim, mes te cilave me te rendesishme jane salmonella dhe shiriti.
Ne hulumtimet e kryera ne Itali dhe Amerike eshte vertetuar se kosi mund te pengoje paraqitjen e dizenterise . Sot ne Evrope eshte e natyrshme dhenia e kosit femijeve qe kane probleme me diarrene. Dr. Shahani nga Universiteti Nebarska ne Shtetet e Bashkuara, eshte njeri nga ekspertet me te medhenj ne fushen e qumeshtit dhe prodhimeve te qumeshtit, thote: “Kosi ka ndikim me te madh si preventive nga semundja e diarrese dhe dizenterise se sa ne sherimin e ketyre semundjeve.” Ky qumesht nuk ka ndikim vetem ne bakteriet, por hulumtimet tregojne se ai e rrit aftesine mbrojtese te qelizave trupore. Ekzistojne argumente shkencore se kosi mund te kete ndikim pozitiv si prevence nga kanceri ne zorren e trashe dhe ne gji.
Ne librin “Food and Nutrition” jane permendur keto dobi te dhalles:
1. Ushqim per ata qe tentojne te zbresin peshen trupore. Njeqind gram dhalle (100gr) permban vetem 52 kalori;
2. Dhalla eshte ushqim i dobishem per grate gji dhenese ne fazen kur fillojne t’i japin femijes ushqim te forte krahas qumeshtit te nenes;
3. Eshte e dobishme na fazen e sherimit nga semundja;
4. Mund te perdoret edhe si embelsire pas ushqimit kur t’i shtohen peme sig jane dredhezat ose bananet.
Kosi eshte ushqim qe tretet shpejt. Revista britanike “Lenst” ka publikuar se 33% e qumeshtit tretet pas nje ore, derisa dhalla per nje ore tretet 91%. Nga kjo, shumica e njerezve qe nuk mund ta durojne laktozen (keta jane njerezit qe vuajne nga gazrat e fuqishme dhe diarrese pas konsumimit te qumeshtit) mund lirisht te konsumojne kosin.

***Kosi dhe pleqeria

Dijetari Migenkov ka publikuar se njerezit qe jetojne mbi njeqind vjet konsumojne kosin. Ai permban bakterie qe arrijne deri ne zorre dhe aty krijojne zone qe pengon hyrjen e bakterieve te demshme (padeshiruara). Dhalla ne Ballkan quhet “Ushqim per jete te gjate”, ngase permban elemente proteinike me kualitet te larte, me se tepermi materie minerale qe jane te domosdoshme per trupin. Dhalla eshte elementi me i rendesishem i ushqimit te turqit. Eshte prezent ne cdo racion. Ndoshta mu per kete turqit jane te fuqishem dhe te levizshem edhe ne moshen e vonshme te pleqerise. Numri i njerezve qe jetojne mbi njeqind vjet eshte me i madh se dhjete ne nje milion, ndersa ne Amerike ky proporcion eshte nente ne nje milion. Kosi u ndihmon pleqve qe vuajne nga dobesimi i eshtrave dhe renia e dhembeve. Nuk ka ilac me te mire se kosi ne keto situata. Qumeshti eshte ushqim i kompletuar per te rinjte dhe pleqte. Dhalla (kosi) ben pjese ne ushqimet qe treten lehte dhe e cila rekonvaleshenteve ua lehteson procesin e gjate te tretjes se ushqimit te thjeshte. Grate e perdorin dhallen per mirembajtjen e freskise se flokeve. Dhalla, pra, eshte ushqim i thjeshte dhe i lire. Ajo eshte mbret i te gjitha ushqimeve kur jemi te semure dhe ne situata kur duhet anashkaluar yndyrerat. Ajo eshte fije kashte e shpetimit te cilen Allahu i Lartesuar ia ofron te semurit.

Cka permban 100 g dhalle

1.Uje 86%
2.Proteina 5%
3. Yndyrna 1%
4. Lakotoze 6.4%
5. Sheqerna tjere 1.6%
6.Natrium 76 mg
7. Kalium 240 mg
8. Kalcium 180 mg
9. Magnez 17 mg
10.Fosfor 140 mg
11.Klor 140 mg
12. Vitamin A 7 mg
13.Vitamin B1 0.05 mg
14. Vitamin B2 0.26 mg
15.Acid Nikotinik 0.12 mg
13. Vitamin E 0.3 mg

Burimi: ,”Islami dhe mjekesia per jete te shendoshe”;
Dr. Hasan Shemsi Basha

/mjeksiaislame/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>