DR. SELMAN AUDE
Kërkimi i faljes është kulturë botërore. Nixon, Klinton, i kërkuan falje popujve të vetë. Edhe nëpër rrugë gjen afishe në të cilat shkruan: “Na falni për shqetësimin!” I bukur është të kërkuarit faljeje! Por më i bukur është, atëherë, kur ai shprehet në pozita të larta. Me kalimin e viteve arrita të kuptoj se kërkimi faljeje nuk është e metë. Më fal O Zoti im! Më fal babai im, që ike befasisht pa të thënë lamtumirë! Më fal o nëna ime! Për pritjen që më bëre mua, duke qëndruar përpara derës, se kur do kthehesha pranë teje! Më fal i vogli im, që u rrite befasisht, e unë isha larg teje! Më fal bashkëshortja time, që prisje nga unë fjalë të mira! Më fal mësuesi im, që m’i mësove shkronjat e para, e unë, faleminderit nuk të thashë! I kërkoj falje policit të cilit ia ngrita zërin atëbotë kur isha në burg. Më fal populli im, nëse zëri im ka qenë pa ambicje! Kërkoj falje, se u vonova nga kërkimi faljeje. Por, përsëri mendoj, më mirë të kërkojmë falje vonë, se sa të mbajmë peshën e rëndë në zemër!
Përktheu: Agron Islami
↧
Kërkimi i faljes është kulturë botërore
↧