Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Shërimi i personit të cilin e ka goditur syri i keq magjepsës

$
0
0

abdesi

Imam Muslimi në veprën e vet Sahih thotë se Ibn Abasi ka treguar transmetimin në të cilën thuhet se i Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., ka thënë: “Syri i keq magjepsës është fakt. Sikur të ekzistonte ndonjë gjë më e shpejtë se fati (kadr), ajo gjë do të ishte syri i keq magjepsës”.148 Gjithashtu, po në këtë përmbledhje të haditheve, Enesi ka treguar se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., u ka dhënë leje njerëzve që t’i lexojnë lutjet dhe versetet e shërimit (rukja) që të mund ta pengojnë dëmin që mund të shkaktojë syri i keq magjepsës, ethet e tij të mëvonshme dhe ekcemin149 (namla). Pengimi i dëmit nga syri i keq magjepsës mund të bëhet gjithashtu edhe vetëm duke lexuar versetin e Kur’anit që flet kundër një syri të tillë magjepsës mashtrues. Edhe kjo është quajtur gjithashtu rukja. Imam Ebu-Davudi në veprën e tij Sunen ka shkruar se Aisheja, r.a., ka thënë se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., e kishte zakon t’i drejtohet atij që ia ngulte syrin e keq magjepsës personit tjetër që të marrë abdest, ndërsa uji i abdestit të tij të derdhet nëpër trupin e personit që e shikon.150
Sufjan bin ‘Uxhejne ka treguar se Esma bint ‘Umejs kishte thënë: “O i Dërguar i All-llahut, familja e Beni-Xha’aferit duket se është e sulmuar vazhdimisht nga ndikimi i syrit të keq magjepsës (‘ajnun). A do të lutesh për ta?” Ai i ishte përgjigjur: “Po. Sikur të ekzistonte ndonjë gjë që është më e shpejtë se fati, atë do ta udhëzonte syri i keq magjepsës”.151 Imam Tirmidhi e shënon gjithashtu një transmetim të Ebi-Imam bin Sahil ibn Hanife, i cili i ka thënë: ”Njëherë ‘Amir bin Rebi’a e kishte parë Sahilin duke u larë dhe e kishte komentuar kështu: ‘Nuk kam parë kurrë (ndër arapë) një lëkurë të tillë të bukur dhe të bardhë’. Sahili menjëherë kishte rënë përtokë pa ndjenja. Pastaj e kishin thirur të Dërguarin e All-llahut , s.a.v.s. Kur kishte mbërritur, pasi i kishte dëgjuar ato që kishin thënë njerëzit, ishte hidhëruar, prandaj e kishte bërë këtë koment: ‘Pse do ta mbytnit ndonjëri prej jush vëllanë tuaj (me sytë tuaj)? Pse nuk i ke bërë lutje All-llahut për bereqet?’ Pastaj i kishte thënë Amir bin Rebi’ut: ‘Merr abdest dhe laje vëllanë tënd me ujin e abdestit’. Amiri veproi siç i tha, dhe menjëherë u ul të lante fytyrën, duart deri në bërryla, gjunjët dhe thembrat e Sahilit. Pastaj mori një filxhan të atij uji, dorën në të cilën mbante filxhanin me ujë, e futi nën rrobat e Sahilit dhe ia hedhi në trup dhe një sasi të këtij uji ia hedhi në kokë. Pak kohë pas kësaj, Sahili u zgjua dhe iu kthye vetëdija”.152
Imam Tirmidhi ka bërë këtë komentim lidhur me procedurën përkatëse për t’u liruar nga ndikimi i syrit të keq magjepsës: “Syrit të keq magjepsës duhet dhënë urdhër sidomos të marrë abdest, kurse uji me të cilin ka marrë abdest duhet të mblidhet në një enë. Pastaj duhet ta lagë dorën e vet të djathtë me atë ujë, të marrë pak ujë dhe t’ia lajë gojën personit që e ka zënë syri i keq magjepsës. Para se të lahet fytyra e tij, ai ujë të kthehet përsëri në enë. Pastaj do të duhet ta lagë dorën e tij të majtë, të marrë pak ujë një filxhan dhe t’i hidhet në gjurin e majtë të personit. Duke ndjekur këtë, ai do të duhej të lagte dorën e vet të majtë, të marrë pak ujë në po atë filxhan dhe t’i hidhet në gjurin e djathtë të personit. Pastaj rrobat e personit duhet të lagen me ujë. Në fund, ai duhet ta derdhë ujin nga një filxhan tjetër mbi rrashtën e kokës, nga ana e pasme, me një të lëvizur dore. Me këtë rast është me rëndësi të dihet se filxhani nuk duhet të lëshohet në tokë deri sa të përfundojë ky veprim.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>