Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Përdorimi i mjaltit nga faraonët

$
0
0

Faraonët e kanë përdorur mjaltin e bletës si pije dhe si pomadë për shërimin e shumë sëmundjeve. E kanë përdorur si pije për shërimin e dhimbjeve të stomakut, vështirësitë e urinimit, ndërsa si pomadë për shërimin e tharjes së lëkurës së fytyrës apo për porozitetin dhe ndriçimin e lëkurës, shërimin e plagëve, kundër djegieve dhe kurimin e syve. Thënie të mjekëve të vjetër grekë dhe arabë për mjaltin:

Demokrati: “Është obligim për njerëzit që të hanë mjaltë dhe të lyejnë trupin e tyre me vaj”.
Hipokrati: “Unë ushqehem me mjaltë vazhdimisht dhe e përdor atë për shërimin e shumë sëmundjeve …. sepse mjalti të jep shëndet”.
Diaskoras: “Mjalti mund të përdoret me sukses në shërimin e sëmundjeve të zorrëve, absceseve dhe majasëllit. Gjithashtu mjalti shmang ballgamin dhe rrufën”.
Galinos: “Mjalti është shërues i dobishëm për shumë sëmundje, qoftë për shërimin nga helmimet ashtu edhe sëmundjen e organeve tretëse”.
Ibn Sina (Avicena): “Mjalti është i mirë për zgjatjen e jetës, ruajtjen e potencës për punë për moshat e thyera e nëse dëshiron të ruash rininë tënde përdor mjaltin. Për sa i përket atyre që kanë kaluar moshën 45 vjeçare, është e mira që ta përdorin mjaltin rregullisht e në mënyrë të veçantë të përzier me arra të grira imët. Mjalti i përzier me miell përdoret për dëmtimet (plagët) sipërfaqësore. Ndërsa për sëmundjet e mushkërisë dhe etapave të para të influencës e rrufës përdoret përzierja e përbërë nga mjalti dhe petalet e trëndafilit. Është shumë efektiv nëse e përdorim në mëngjes esëll dhe në drekë para buke. Gjithashtu mjalti përdoret në rastet e pagjumësisë në sasi të vogla”.
Ibn Bejtar: “Mjalti i bletës i nxehtë, i thatë, shmang errësirën e syve dhe forcon stomakun”.

Analiza shkencore dhe dobitë mjekësore Pranohet shkencërisht se mjalti i bletës është më superior nga të gjithë llojet e ushqimeve, si për nga lehtësia e tretjes, ashtu edhe për shpejtësinë e thithjes së tij nga trupi I njeriut, dhe se 1 kg. mjaltë është i barabartë me vlerën ushqyese që gjendet në 4 kg. mish ose 12 kg. zarzavate, duke i shtuar këtyre edhe një grup elementesh minerale dhe një sasi të lartë të vitaminës C, vitamina të tjera, hormone si dhe një numër të madh enzimash.
Mjalti i bletës konsiderohet si një përbërës natyral dhe energjik, aktiv dhe ushqyes, për arsye se ai përmban një numër të madh kripërash minerale ku më të rëndësishmet janë: hekuri, bakri, soda, magnezi, kalciumi, fosfori dhe sasi të mëdha të vitaminës C, B.
Nga aspekti kimik mjalti është i përbërë nga rreth 34.02% glukozë, 1.90% sekrozë (lëndë që gjendet tek kallami i sheqerit), 35% fruktozë (sheqeri që gjendet tek frutat), 18% lëndë minerale, 0.8% acid, 17.70% ujë, 4.90% elementë të panjohur deri tani. Ai përmban shumë vitamina të cilat për nga sasia ia kalojnë frutave e zarzavateve, veçanërisht vitaminë B, C, H, dhe për më tepër mjalti ka veti që t’i ruajë këto vitamina dhe kripëra minerale në gjendje të shëndoshë për një periudhë të gjatë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Trending Articles