KUR DËGJOJMË KËNDESIN
Pejgamberi (salall-llahu alejhi ue selem) thotë: “Kur të dëgjoni këndesin duke kënduar, lutiuni Allahut t’ju dhurojë mirësi nga mirësitë e Tij, sepse ai (këndesi, kur këndon) ka shikuar Melekët.”
KUR DËGJOJMË QENTË DUKE LEHUR E GOMARËT DUKE PËLLITUR
Pejgamberi (salall-llahu alejhi ue selem) thotë: “Kur të dëgjoni natën qentë duke lehur e gomarët duke pëllitur, thoni: ﺃﻋﻭﺫ ﺑﺎﻟﻠہ ﻣﻥ ﺍﻟﺷﻳﻁﺎﻥ ﺍﻟﺭﺟﻳﻡ “EUDHU BIL-LAHI MINESH-SHEJTANIRR-RRAXHIM” “Kërkoj mbështetje nën mbikëqyrjen e Allahut, që të më ruajë nga ndikimi i Shejtanit (mbi mua), sepse ata (qeni e gomari) shohin e dëgjojnë atë, që ju nuk keni mundësi ta shihni.