Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Aromaterapia

$
0
0

Aromaterapia është një përdorim terapeutik i vajrave thelbësor (të koncentruar, ekstrakte të bimëve aromatike) për të promovuar relaksimin dhe për të ndihmuar në lehtësimin e simptomave të ndryshme të gjendjeve të ndryshme në trupin e njeriut.

Ka shumë përdorime të regjistruara të vajrave bimorë në kulturat e lashta për qëllime mjekësore, kozmetike dhe fetare. Në shekullin e 10-të, mjeku arab i njohur Avicena përshkroi një metodë të distilimit të bimëve, edhe pse ka prova se distilimi i vajrave bimorë mund të ketë qenë përdorur edhe në kohët e mëparshme,e cila gjë theksohet edhe në shkrimin e mëposhtëm.
Pasi dihet se sistemi i nuhatjes është një sistem shumë i ndërlikuar dhe ka 20 deri 30 milion qeliza që ndihmojnë përçimin e aromave nëpër të gjithë sistemet e trupit por në veçanti të sistemit nervor, mund të shihet se sa kanë rëndësi aromat në jetën e këtij planeti e në veçanti edhe të vetë njeriut, halifes së Allahut azze we xhel në tokë. Jo rrallë herë edhe në Kur’anin fisnik flitet për aromat e bukura dhe të këndshme të Xhenetit dhe sikur se na bëhet me dije se duhet të jemi edhe këtu afër me ato aroma për të arritur qetësine dhe rehatinë e paktë në këtë tokë.
Edhe i Dërguari i Allahut s.a.v.s kishte thënë një herë: “Nga dynjaja më janë bërë të dashura tre gjëra: “parfumi (aroma e mirë), gratë dhe gëzimi i syve të mi është në namaz”.
Por, edhe në Univers ekzistojnë galaktika të cilat i përngjajnë kësaj lule të bukur dhe shumë të dashur te njerëzit. Ndoshta ka edhe këtu sekrete të cilat as që mundemi të paramendojmë se çka?!


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>