Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

T’u besh mire tjerëve te hapet gjoksi

$
0
0

zemra

E bukura është sikurse emri i saj, mirësia është sikurse përshkrimi i saj, bamirësia është sikurse shija e saj. Përfituesit e pare ne futjen e gëzimit ne zemrat e njerëzve janë mu ata qe e shkaktojnë ketë gëzim, i korrin frytet e tija shpejt ne shpirtrat e tyre, ne moralin dhe ndjenjat e tyre, u hapet gjoksi, u zgjerohet, e me ketë gjejnë qetësinë e rehatinë. E nëse ty te godet ndonjë pikëllim, a te shkakton dhembje ndonjë brenge, ofroja ndonjërit një bamirësi apo ndonjë gjësend te bukur do ta gjesh shtegdaljen dhe do te qetësohesh. Jepi privuarit, ndihmoi te mjerit, shpëtoje te pikëlluarin, ushqeje te uriturin, vizitoje te sëmurin, mbështet te brengosurin, do ta gjesh lumturinë duke te vërshuar para dhe pas teje.

Te berit mire i ngjason parfumit prej se cilës ka dobi bartësi i tij po edhe blerësi dhe shitësi i tij, te ardhurat dhe fitimet shpirtërore janë barëra te bekuara e te bereqetshme qe konsumohen ne barnatoren e atyre, zemrat e te cilëve janë ndërtuar me te mira e bamirësi. T’u shpërndash buzëqeshje te ndritshme varfanjakeve shpirtërore është lëmoshe rrjedhëse ne boten e vlerave: “Po edhe nëse e takon vëllaun tënd me fytyre te qeshur”(Hadidh). E te vrenjtesh dhe ta mrrolesh fytyrën do te thotë ti shpallesh lufte te ashpër te tjerëve, shpërthimin e se cilës nuk e di kush përveç Atij qe i di te fshehtat.

Me disa gllënjka ujë nga shuplakat e një mëkatari me te cilat i dha te pije ujë një qeni te lodhur e te etur, rezultoi dhe beri qe ai te hyje ne xhenet, gjerësia e te cilit është sa qiejt e toka, ngase Pronari i mirënjohjeve është i Mëshirshëm, Falënderues dhe i Bukur, e donë te bukuren, i Pasur e Mirënjohës.
O ju qe jeni te kërcënuar nga ankthet e fatkeqësisë, frikës e tronditjes, ejani ne kopshtin e mirësisë dhe preokupohuni me te tjerët, duke u dhëne, gostite, duke ndihmuar e shërbyer, e do ta gjeni lumturinë me shije, ngjyre e prekje: “E jo për ta shpërblyer dikush te cilit i ka bere mire, por vetëm për te fituar kënaqësinë e Zotit te tij, me te Lartit, (e pasha All-llahun) ai do ta gëzoje atë kënaqësi”(Kur’an).

Shkeputje nga libri:

Tridhjete shkaqe per lumturi

Aid El Karni


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>