Transmetohet nga Enesi r.a. se Pejgamberi a.s. e ka lejuar rukjen prej mësysh,helmimit dhe plagëve.Sahihul Muslim,Hadithi nr:2196.
Imam Neveviu thotë: Nuk donë të thotë: ’’ se Pejgamberi a.s.e ka kufizuar rrukjen vetëm nga këto tre sende,por Pejgamberi a.s. është pyetur edhe për sende tjera do ta lejonte’’.Sherh Neveviu ala sahihin Muslim,14/85.
Kurse Ebu Seidi r.a. i bëri rukje një njeriut të helmuar ,Pejgamberi a.s nuk e kundërshtoi këtë veprim të tij.Sahihul Buhari,hadithi nr.5737 dhe sahihul Muslim,hadithi nr.2201.
Dijetarët thonë: ‘’ Lejohet rukja prej të prekurit, mësysh.çmenduria si dhe sende të tjera për arsye se të gjitha këto mund të vinë si rezultat i prekjes.Shiko Fethul Bari.10/206 dhe Nejlul Eutar,8/214.
Në fetvanë nr.8016 e datës 22.01.1405 h. Të asamblesë së përhershme për studime shkencore dhe fetva në mbretërinë e Arabisë Saudite e udhëhequr nga dijetari Ibn Baz thuhet : ‘’ Lejohet rukja e Kur’anit dhikër dhe lutje me të cilat është lutur Pejgamberi a.s. për mbrojtjen dhe largimin e sëmundjeve të cilat mund ta godasin njeriun.’’.
KUSHTET E RUKJES
Dijetarët janë të mendimit se rukja lejohet nëse i plotëson këto tre kushte:
1. Rukja të jetë me fjalët e Allahut,emrat dhe cilësitë e Tij.
2. Rukja të jetë në gjuhën arabe apo në ndonjë gjuhë tjetër e cila kuptohet nga njerëzit.
3. Të mos besohet se rukja ndikon vetvetiu por ai që ndikon është Allahu xh.sh.
Hoxhë Musli Zymberi