Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

FEMRAT DHE DEPRESIONI

$
0
0

Depresioni është më i shprehur te femrat se sa te meshkujt. Pse? Allahu i Gjithëfuqishëm në një Hadith Kudsij thotë: “…Ki ndërmend Allahun dhe do ta gjesh para vetes. Njihe Allahun kur je në bollëk, Allahu do të njohë ty në vështirësi. Dhe dije, ajo që nuk të ka goditur, as që ka mundur të të godasë, kurse ajo që të ka goditur, nuk ka mundur të mos të godasë. Dije se vërtet ndihma është me durim, gëzim, me dëshpërim, kurse në çdo vështirësi ka lehtësi.” (Tirmidhiu).

Çdo burrë, çdo grua dhe fëmijë mund të vuajë nga depresioni në ndonjë pikë të jetës së tyre, por femrat në veçanti vuajnë më shumë dhe kanë gjasa më të mëdha të përjetojnë një depresion më të shprehur sesa meshkujt; dhe ka disa arsye që ndikojnë në këtë gjë.  Gjatë gjithë historisë e deri më sot femrat janë përgjegjëse për mirëqenien e tërë familjes dhe në shoqërinë e sotme, shpesh edhe përgjegjëse (të paktën pjesërisht) edhe për mbështetjen financiare të familjes e shoqëruar me gjithçka tjetër. Depresioni nuk është vetëm në kokën tonë, nëse është edhe në hormonet tona.

Feminizmi ka pasur jehonë të madhe në Perëndim për dekada të tëra dhe tani është përhapur në të gjithë botën – duke propaganduar më ngulm mendimin, se gratë dhe burrat janë të barabartë në të gjitha aspektet, dhe se gratë janë në gjendje të bëjnë çdo gjë që mund të bëjnë edhe burrat. Përderisa feminizmi në Perëndim ka bërë disa hapa të mëdha në realizimin e barazisë për femrat, të tilla si e drejta e votës dhe mundësi të barabarta në punësim (të paktën nga pikëpamja e jashtme), lëvizja feministe gjithashtu ua ka shpëlarë trurin të dy palëve burrave e grave, duke i bërë të besojnë se gratë janë tamam si burrat pa pasur asnjë dallim.

Fatkeqësisht ne kemi lejuar që disa nga besimet feministe të ndikojnë tek ne. Ata u tregojnë femrave se çfarë të ndjejnë dhe si duhet të veprojnë, deri në atë masë sa të injorojmë atë çka ndodh brenda trupit tonë, ajo që nuk luaka asnjë rol në vendimet ose në ndjenjat tona. Por në fakt kjo e bën gjithë dallimin. Femrat nuk mund të bëjnë çdo gjë që mund të bëjnë burrat dhe anasjelltas. Shembuj të kësaj gjenden në atë që gjinitë e kundërta natyrisht mbajnë në trup – asnjëra gjini nuk mund të prodhojë atë që është e natyrshme për gjininë tjetër. Është e pamundur për një qenie njerëzore. Me të vërtetë burrat dhe gratë janë bërë të ndryshëm. Burrat nuk i durojnë ndryshimet mujore hormonale, ashtu si bëjnë femrat. Ky fakt, megjithatë nuk na jep të kuptojmë se femrat janë disi si të paafta, apo jointelegjente, por na nxjerr në pah se këto ndryshime ndikojnë në vendimet dhe emocionet tona. Çdo muaj gratë i nënshtrohen një serie luhatjesh hormonale, të cilat ndikojnë në disponimin e tyre, në gjendjen emocionale dhe në qëndrim, në një mënyrë të atillë që mjekët tani kanë filluar ta kuptojnë këtë.

Menstruacionet dhe SPM

Faza e parë në çrregullimin hormonal është ardhja e adoleshencës dhe së bashku me të periudhat menstruale. Pastaj vjen sulmi tjetër i rregullt i SPM-së, i cila është partner i ciklit menstrual – shumica e femrave vuajnë nga SPM-ja, pa asnjë faj ose kontroll nga vetja jonë na bën që të bëhemi nervoze, me jodisponim, të lodhura dhe në përgjithësi të bëhemi të ashpra. Kjo nuk dihej deri në vitet 1939, kur Dr. T. Frak, një gjinekolog amerikan e përdori i pari si term S.P.M. (më mirë i njohur si sindromi paramenstrual), në vetëdijen e shoqërisë në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë e dimë se Allahu, i Gjithëfuqishëm, na ka mësuar për simptomat e ciklit menstrual të grave mijëra vite më parë në ajetin vijues, i cili thotë: “Të pyesin ty për menstruacionet (hajzin). Thuaj: ”Ajo është gjendje e neveritur…” (Kuran, 2: 222).

Dhe kjo është më se e sigurt, por përveç ciklit të saj menstrual dhe SPM, ekzistojnë edhe më shumë grumbuj të tjerë të hormoneve femërore. Ne mbetemi shtatzëna, disa nga ne vuajnë nga steriliteti dhe ne gjithashtu më vonë në jetën tonë duhet të merremi edhe me menopauzën – një cikël i plotë i hoveve hormonale.

Shtatzënia

Trupi i femrës gjatë shtatzënisë kalon nëpër ndryshime fenomenale, në mënyrë që të përshtatin qenien e gjallë brenda mitrës së tyre. E dimë se ekzistojnë disa faza nëpër të cilat kalon bebja gjatë ciklit të tij të rritjes në mitër dhe kjo është e përshkruar hollësisht në Kuran. Gjendja e të qenit së shpejti nënë, gjithashtu përjeton disa ndryshime fizike në trupin e saj, të përmendim vetëm disa: rritet ritmi i zemrës, nevoja e marrjes e oksigjenit, volumi i gjakut dhe shtypja hedhëse e zemrës, rritet edhe një hormon i quajtur relaksin, që është i shpërndarë në të tërë trupin e femrës, duke shkaktuar që ligamentet e saj të zgjaten më me lehtësi. Kjo është e tëra, sigurisht duke mos përmendur faktin, se mitra dhe gjinjtë e femrës zmadhohen si dhe pesha e përgjithshme trupore. Gjithçka brenda trupit të femrës është e shtyrë anash për të bërë vend për rritjen e bebes. Kjo është veçse një ndërhyrje masive mbi trupin e femrës dhe të hormoneve të saj.

Steriliteti

Allahu i Gjithëfuqishëm në Kuran thotë: “Ju patjetër do të sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në veten tuaj, madje do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është dhënë libri para jush, e edhe prej idhujtarëve, po në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare”. (Kuran, 3: 186) Kjo është një provë dhe vështirësi për shumë njerëz, në fakt rreth 10-15% e çifteve në Shtetet e Bashkuara përballen me sterilitetin. Femrat shpesh janë emocionalisht më të prekura nga kjo gjendje, se sa burrat. Megjithatë me daljen e shumë barnave dhe procedurave të reja, që tani janë në dispozicion shumë femra janë duke e realizuar ëndrrën e tyre të amësisë. Mirëpo qëndrueshmëria në pritje dhe prova e këtyre teknologjive të reja mjekësore, gjithashtu mund të shkaktojë një valë të madhe emocionesh për gjithë të përfshirët – si dhe barnat dhe procedurat e ndryshme jo gjithmonë janë të suksesshme.

Menopauza

Pastaj sigurisht pason menopauza. Akoma më tutje është një periudhë tjetër në jetën e femrës, kur hormonet estrogene dhe progesterone bëhen si të çmendura. Metabolizmi i trupit të femrës ngadalësohet dhe shumë femra fillojnë të harrojnë gjëra për shkak të nivelit të ulët të estrogjenit. Po ashtu trupi i femrës gjatë kësaj periudhe të jetës së saj i nënshtrohet shumë ndryshimeve të tjera fizike.

Feminizmi vs. fakt

Pra, me të gjitha këto procese që ndodhin pa ndërprerë gjatë ciklit jetësor të femrës – si mundet dikush që të konkludojë, se ne jemi të gjithë njësoj? Si femra myslimane, ne duhet të fillojmë t’i pranojmë dallimet tona me burrat dhe t’i vlerësojmë ato. Ne duhet të kuptojmë dhe pranojmë si punon trupi ynë dhe si ndikojnë këto ndryshime në mendjen dhe emocionet tona; dhe jo vetëm në ç’mënyrë – por edhe sa shpesh. Pasi ne ta bëjmë këtë, atëherë do të fillojmë të kuptojmë kur ndjehemi nervoze dhe pse disponimi ynë luhatet. Duke i njohur këto ndryshime mund të na ndihmojnë të kuptojmë se si funksionon trupi ynë.

Faktorët e jashtëm

Nuk është për t’u habitur, që shumë gra muslimane vuajnë nga depresioni, sidomos në Perëndim. Pamëshirshëm jemi të bombarduara me talljet se jemi si çantë femrash që mbahen për t’iu nënshtruar burrave tanë. Të gjithë e dimë mirë, se si mediet e përshkruajnë femrën muslimane, edhe pse themi se nuk ka rëndësi për ne – ndonjëherë në realitet na pengon kjo dhe mund të luajë një rol kontribuues në depresionin tonë. Shtoji kësaj periudhën gjatë ciklit menstrual, kur ne nuk jemi në gjendje të falemi, atëherë me të vërtetë mund të ndihemi të pushtuara.

Përfundimi i gjithë kësaj është se askush nuk mund t’ju tregojë juve se si duhet të ndiheni, por reklamat dhe revistat qëndrojnë në mediet e tyre që drejtojnë tribuna të sajuara duke përsëritur po ato parulla feministe – se ti mund t’i bësh të gjitha. Por në jetën reale askush nuk mund t’i bëjë të gjitha. Të gjithë ne kemi kufijtë tanë, dhe të gjithë i biem shkurt. Kjo është arsyeja pse aq shumë femra sot marrin barna si Prozak-u, vetëm e vetëm që të përpiqen për t’u mbajtur në formë – duke u munduar t’i injorojnë këto ndryshime në trupin e tyre dhe të injorojnë presionet e tensionuara, të cilat u thonë atyre se nuk mund t’i bëjnë të gjitha. Femrat muslimane duhet t’u kushtojnë kujdes mesazheve të fshehta që iu ofrohen dhe të përqendrohen në atë që është më e rëndësishme për to – feja dhe familja e saj. Gjithçka tjetër përveç kësaj është afatshkurtër. Përmbushi detyrat e tua më së miri që të mundesh dhe për gjithçka tjetër – merr vetëm atë që mundesh dhe leri të tjerat, duke mos harruar se pa marrë parasysh se në çfarë gjendje je, gjithmonë mund të bësh dua. Allahu i Gjithëfuqishëm në Kuranin e Tij thotë:

“…Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh! Dhe Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit jobesimtar!” (Kuran, 2:286)

Përktheu: Drita MALIQI


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>