Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Të rinjtë të përkujdesen për mendjen dhe trupin

$
0
0

Të rinjtë të përkujdesen për mendjen dhe trupin

By: Dok. Aid el Karni

Disa dekada më parë midis myslimanëve, shkëlqimi në sport shoqërohej nga shkëlqimi në dituri dhe kulturë. Më pas vijuan vite të thata plogështie dhe ftohtësie, ku dobësia pllakosi në sport, dituri dhe kulturë.

Sërish jemi optimistë, se klubeve tona po iu kthehet lulëzimi shkencor, kulturor dhe sportiv, nën botëkuptimin e drejtë se preokupimin e trupave me sport, duhet medoemos ta pasojë preokupimi me kulturën e mendjeve, pasi vlera e njeriut qëndron tek mendja dhe jo tek trupi i tij. Trupi mund të bymehet, derisa ta nxjerrë jashtë loje mendjen, nëse kjo e fundit nuk ushqehet me njohuri, dituri dhe kulturë.

Me përkujdesën e të rinjve për mendjen dhe trupin, kemi për qëllim që zemrat e kësaj gjenerate të mbushen me besim, mendimet e tyre me informacion e dituri të dobishme dhe trupat e tyre me fuqi; pasi feja jonë me këto koncepte ka ardhur dhe ka synuar në përhapjen e tyre.

Ne muslimanët jemi ndjekësit e Mesazhit Hyjnor, të cilin sa herë e harrojmë, vjen e na kujton me të flamuri i gjelbër bartës i mbishkrimit “La ilahe il Allah, Muhamed Rasulu Llah-Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Muhamedi është i Dërguari i Allahut”, të cilin e bartim në arenat sportive nëpër botë. Ai është flamuri i vetëm, i cili nuk ulet në gjysmë-shtizë në rast fatkeqësish dhe pikëllimesh, edhe nëse ulen në gjysmë-shtizë të gjithë flamurët, gjë që i dedikohet shenjtërisë dhe madhështisë së kësaj fjale të mbartur prej këtij flamur, fjalë për të cilën kombi islam ka sakrifikuar miliona dëshmorë përgjatë historisë.

Lypset që klubet tona sportive t’i shndërrojmë në xhami, biblioteka dhe salla leksionesh; të tubojmë midis adhurimit dhe diturisë, leximit dhe sportit.

Ne aspirojmë, që klubeve tona sportive t’u kthehet lulëzimi, shkëlqimi dhe ndriçimi i tyre. Kujtoj me nostalgji, kur në klube të njohura që kanë korrur shumë trofe në lëmin sportiv, kam mbajtur ligjëratat me temë “Roli i besimit në jetën e të rinjve”, “Fitorja është e jona” e ligjërata të tjera veç këtyre, krahas aktiviteteve të tjera kulturore të mbajtura në këto klube.

Pas kësaj ligjëratat në këto klube janë shkretuar dhe po kështu edhe arritjet e klubeve në fjalë.

Kur do vijë sërish koha, kur shpirti i ri të lëvrijë tek të rinjtë tanë seriozitetin, ngulmimin dhe xhelozinë e tyre  për mesazhin, atdheun dhe kombin e tyre?

Sportistët janë vëllezërit dhe fëmijët tanë, prandaj dhe dijetarëve, thirrësve dhe mendimtarëve u del për detyrë që të lidhen, komunikojnë dhe takohen me ta, në mënyrë që dobia dhe dialogu të mbretërojnë kupolën e fesë tonë madhështore. Por kjo gjë vjen duke rikthyer angazhimin e mëparshëm dhe shkëlqimin e kahershëm, duke nxjerrë në pah një mekanizëm kulturor të thirrjes, që përkujdeset për të rinjtë, që i ndjek dhe zhvillon këto aktivitete, me qëllim që të rinjtë tanë t’ia paraqesim botës në formën më të bukur, t’i paraqesim të rinjtë tanë bartës të një ideje të shëndoshë, metodologjie të peshuar, krahas fitnesit fizik dhe afirmimit sportiv. Assesi s’do na bëjnë dobi trupat e fuqishëm dhe muskulozë, që bartin mendje të vogla, ide të ligshta dhe kulturë të molepsur.

Allahu i Lartësuar në përshkrim të një populli, që e neglizhuan dritën e njohjes dhe begatinë e diturisë, thotë: “E kur t’i shohësh ata, trupat e tyre të mahnitin, e kur të flasin, fjalës së tyre i vë veshin. Po ata janë si trungje të zgavruar e të fiksuar…” [Munifakun: 4]

Sportisti, i çdo lloj sporti qoftë, nuk ka ndryshim në obligimet e tij nga asnjë musliman tjetër, as nga studenti, as nga mjeku, as nga inxhinieri, as nga ushtaraku dhe as nga punëtori musliman. Ashtu si të gjithë muslimanët e tjerë, ai kur udhëton, bart me vete një mus’haf (Kuran) dhe një libër, duke tubuar kësisoj midis detyrës së mendjes, të shpirtit dhe të trupit.

Marr shkas të falënderoj të gjithë të rinjtë tanë, që në rastet e shënimit të pikëve të fitoreve, kanë rënë në sexhde në arenat ndërkombëtare ku kanë luajtur, sexhde kjo që e drithëron vetëdijen, e ngre zellin dhe i bën ballët të ngrihen lartë, krenarë dhe të lavdishëm. Një sexhde e tillë është një mesazh më i arrirë se njëmijë ligjërata; pasi atë e dëshmojnë miliona njerëz dhe sepse ajo ka sensin dhe inspirimin e saj në kohën dhe vendin ku është bërë.

 

Perktheu: Altin Torba


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>