
”Është premtim i All-llahut,e All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet,por shumica e njerëzve nuk e dinë.”(Kur’an 30:6)
Për dilemën tuaj-cfarëdo që të jetë ka një shërim,dhe për vështirësinë tuaj-cfarëdo që të jetë-ka zgjidhje.
”Falënderuar qoftë All-llah,që largoi prej nesh brengat.Vërtet Zoti ynë është Falës dhe Bamirës.”(Kur’an 34:35)
O njeri,ka ardhun koha t’i shërosh dyshimet e tua me besim,dhe mendimet e tua të shtrembra me udhëzim.Duhet ta heqësh shtresën e errësirës që të mbulon për ta parë ndircimin diellit të vërtet,duhete tä zëvendësosh idhtësinë e pikëllimin tënd më embëlsinë e gëzimit.
O njeri,prapa shkretëriës së tharë që po kalon ndodhet bari i gjelbër dhe toka pjellore.Fruatat aty rriten me shumicë nga të gjitha anët.
O njeri,i kaluar me netët pa gjumë dhe thirrjet në errësirë.
O natë e gjatë ,nisu dhe lërja vendin mëngjesit. ”
”A nuk ështe mëngjesi afër?”( Kur’an 11:81)
-një mëngjes që të mbush me ndricim,paqe,dhe lumturi.
O ju që menjet ju janë mpirë nga hallet, cohuni në veprim pa u ngutur,sepse në horizontin e të padukshmes ndodhet zgjidhja dhe rrugëdalja në vështirësitë.O ju me sytë plot lot,mbajini lotët dhe clodhini sytë.Qetësohuni dhe dijeni se Krijuesi juaj ju mbron e ju ndimon,dhe se Mëshira e Tij do ju sjellë paqe.Kin mendje të qetë,o robër të All-llahu,sepse caktimi i All-llahut është shkurar dhe cështja është vendosur.Dhe dijeni se shpërblimi juaj ështe i sigurt me Atë që nuk e zhgënjen njeriun që kërkon ta kënaqë Atë.
Jini në paqe,sepse pas varfüerisë vjen pasuria,pas etjes vjen pije,pas ndarjes vjen takimi ,pas pagjumësisë vjen gjumi i thellë.
”Ti nuk e di,All-llahu pas sja mund të të japë dicka rishtazi”(Kur’an 65:1)
O ju që jeni shtypur në tokë,që vuani nga uria,dhimbja,sëmundja dhe varfëria,gëzojuni dijes se do të ngopeni me ushqim dhe do të jeni të gëzuar e në shëndet të mirë.
”Edhe natën kur tërhiqet,edhe agimin kur ndricon”.(Kur’an 65:1)
Cdo musliman duhet të jetë shpresuse për Zotin e tij dhe duhet të presë më durim për mirësinë e Tij,sepse Ai që ka fuqinë t’i thotë ”Ji” dickaje,dhe ajo menjëherë është,është i denjë t’i besohet premtimi.Askush s’mund të sjellë mirë përvec All-llahut dhe asnjë nuk mund ta largojë të keqen përvec Tij.Për cdo veprim Ai ka urti dhe pas cdo oer ai sjell lehtësim.Ai e ka bërë mëngjesin ta pasojë natën dhe shiun ta pasoj tharësirën.Ndaj,është në interes të muslimanit ta forcojë lidhjen e tij me Zotin e vet dhe t’i kërkoj më shpesh.
”All-llahut kërkojini nga të mirat e Tij”.(Kur’an 4:32)
”Luteni Zotin tuaj në përulje dhe në heshtje”.( Kur’an 4:32)
El-Ala ibn el-Hadhrami dhe disa shkoë të Pejgamberit (s.a.v.s) ngecën në mes të shkretëirës.Uji filloi t’u mbaronte dhe ata ishin në buzë të vdekjes.El-Alai iu drejtuar Zotit të vet,i Cili është Dëgjues dhe i Cili i përgjigjet lutejet së atij që i kërkon Atij.Ai tha: ”O më i Larti, më i Mëshirshmi”.Në atë cast,shiu filloi të bjerë,dhe ata pinë,moren abdes,u lanë,dhe u dhanë për të pirë kafshëve të tyre.
”Dhe Ai është që e lëshon shiun,pasi që ata t’i kenë humbur shpresat dhe ai e shtrin mëshiren e Vet;Ai është Mbikëqyrësi,i Lavdëruari.”
Aid el-Karni
nga libri ”Mos u Trishto’