A ke dëshirë ta largosh erën e keqe nga goja? Ja një mundësi e propozuar nga mjekët bashkëkohorë dhe e praktikuar nga i Dërguari i Allahut [Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!] para më shumë se 14 shekuj.
Në fakt, ky është një artikull shkencor i publikuar në faqen zyrtare të CNN, të cilin desha tua prezantoj sikur që është në origjinal, për të sjellë më pas një hadithi profetik, nëpërmjet të cilit do të kuptojmë hershmërinë shkencore të Islamit, dhe këtë falë Kur’anit dhe Sunnetit të Profetit tonë [Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!]. siç shihet, mjekët kanë konstatuar se shkak i erës së keqe të gojës janë mbetjet në gjuhë, e të cilat përmbajnë batkterie që mundësojnë shpërbërjen e ushqimit të mbetur duke liruar një erë të keqe njëkohësisht. Sipas dentistëve, zgjidhja është në pastrimin e dhëmbëve nga mbetjet e ushqimit. Dr. Filip Sheridan nga Spitali Mayo Clinic në Ohajo të SHBA-ve, thotë: Përveç dhëmbëve, të cilët i pastron me furçë ose me pe, pastroje edhe gjuhën në mënyrë që të jetë e shëndetshme dhe e pastër.
Për të patur erë të këndshme të gojës, shumica e njerëzve kanë nevojë të kujdesen vetëm për gjuhën dhe dhëmbët.
Tashmë kuptuam se pastrimi i gjuhës është mjeti më i mirë për eliminimin e baketrieve dhe erës së keqe nga goja. Kjo është pikërisht ajo për të cilën na ka folur dhe në të cilën na ka udhëzuar Pejgamberi ynë, Muhammedi [Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!]. Imam Muslimi transmeton nga Ebu Musa, i cili ka thënë:
“دخلت على النبي صلى الله عليه وسلم وطرف السواك على لسانه
Shkova tek Pejgamberi [Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!] ndërsa në gjuhën e tij kishte një pjesë të sivakut (mjet pastrimi për dhëmbë) në gjuhën e tij.”
Ajo që dihet nga Sunneti është kujdesi profetik për pastrimin e dhëmbëve dje gjuhës pesë herë gjatë ditës.
Në fund nuk mund të përmbahem e të mos pyes: A nuk meriton Pejgamberi ynë [Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!] cdo respekt dhe nder?!
Autor: Abdudaim el-Kehil
Burimi: http://www.kaheel7.com/ar
Referencë: http://arabic.cnn.com/2013/scitech/3/4/Bad.Breathe/index.html
Përshtati në shqip: Sedat Islami