Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Mjalti i kristalizuar dhe përdorimi

$
0
0

Mjalti dhe përdorimi i tij

 

Mjalti përdoret për ushqim, për ëmbëlsira dhe për ilaçe. Mjalti ruhet në dy gjendje: e para është gjendja e lëngët, kurse e dyta është gjendja e ngurtë ose e kristalizuar. Kur është koha e ngrohtë, në fillim ajo rri e hollë dhe e lëngët, e kur bënë ftohtë e për një kohë të gjatë, ajo fillon të dendësohet dhe kristalizohet.

Nëse dikush dëshiron që mjaltin (e kristalizuar) ta ketë prapë në gjendje të lëngët, duhet ta lërë 24 orë në një temperaturë konstante rreth  40º C.

Aftësia e mjaltës për të jetuar është që kristalizohet, pra kur merr pamjen si të tëlyenit (gjalpit). Mjalti i kristalizuar është më i shijshëm për ta ngrënë. Për ëmbëlsira është më praktik të jetë në gjendje të lëngët. Kurse për ilaçe bënë të përdoret në të dy gjendjet.

Mjalti i ka të gjitha vetitë ushqyese që i duhen njeriut, dhe për ta bërë vërtetuar këtë, po e theksoj se një kg mjalti  ka vlera ushqyese sa 50 kokrra vezë ose sa 2.5 kg mish viçi. Më së miri është që të përdoret me lugë të drurit, plastikës apo aluminit. Luga e hekurt ia dëmton mjaltit fermentet dhe mikroelementet kryesore të tij.

Mjalti që përdoret për shëndet nuk bënë të përbihet menjëherë. Më së miri është që mjalti i kristalizuar të mbahet në gojë derisa të shkrihet. Në këtë mënyrë mjalti kalon drejtpërsëdrejti në gjak, pa iu dëmtuar as fermentet e as mikroelementet, sepse, siç dimë, lukthi – afër 30% të materieve ushqyese i dëmton, prandaj edhe efekti ushqyes i mjaltit mund të jetë më i vogël.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>