Autor: dr. Velid Fetihi (neurolog)
Përktheu: Agron Islami
OPTIMIZMI
Së bashku me të lind fëmija, sepse ai është i pandarë nga natyra njerëzore, por vetëm që, ai dobësohet, forcohet dhe mësohet, ashtu siç mësohet e kundërta e tij, kush e rrënjosën atë dhe i bëhet veçori e karakterit, atij i ndryshohet edhe këndvështrimi ndaj vetvetes, ndaj botës dhe gjërave që e rrethojnë atë, si rrjedhojë; te ai shpërthejnë energjitë pozitive të fshehta, të cilat e ftojnë atë për në veprim, në punë, durim, vendosmëri dhe arritje. Ia dhuron atij lumturinë dhe shëndetin trupor, mendor dhe shpirtëror, kjo është ajo që e kanë pohuar studimet dhe hulumtimet mbi njeriun. E gjitha kjo, aq sa njeriu beson në të dhe e sheh botën nga dritarja e saj!
Organizata Botërore e Shëndetësisë e paraqiti optimizmin si një proces psikologjik, të vullnetshëm, që falë ide dhe ndjenja të mira, vetëbesim, shpresë dhe fuqi, kurse i largon dhe i heq mendimet dhe ndjenjat dëshpëruese, zhgënjyese dhe të rënda.
Doktori dhe Hulumtuesi Martin Seligman njëherazi edhe themeluesi i Psikologjisë Pozitive, theksoi se optimizmi është “Prodhim i mendimeve pozitive, të bukura, gëzuese, që i orienton ndjenjat kah anët e ndritshme të jetës, e motivon dhe e stimulon njeriun në shfaqjen e ndjenjave pozitive, sikur që është vullneti, entuziazmi dhe ambicja”.
Allahu i Lartëmadhëruar e ka themeluar optimizmin në natyrshmërinë e njeriut. Kur fëmijët vijnë në botë, vijnë të mbushur me të, me Energjinë e Jetës, të orientuar për zhvillim, të cilën ua ka dhuruar Krijuesi i tyre dhe çdo njeriut tjetër në këtë botë. E mësojnë fëmijët optimizmin dhe pesimizmin përgjatë marrëdhënieve të tyre me prindërit, në veçanti me nënën, dhe gjatë kësaj faze, ose do të mbjellet dhe gropohet te ata natyrshmëria dhe do të forcohet ajo, ose do të thyhet dhe do të dobësohet.
Për fat të keq rezultatet kërkimore treguan se nga ajo që ndodh dhe qarkullon në psikikën tonë njerëzore, shumica e saj është negative, pra, çdo njeriut, nga 50 deri në 150.000 mesazhe i vijnë negative, ndërsa, nga 400 deri në 700 mesazhe i vijnë pozitive!!!
Por si ndikon atëherë optimizmi pozitivisht në jetën e njeriut?!
Optimistëve me anë të optimizmit u aktivizohen mekanizma stimuluese sikur që janë forca në vetvete, të cilat shpalosin fuqinë dhe pushtetin për t’u përballur me sfidat, i zgjon tek ata mekanizmat e perceptimit dhe të selektimit, dhe çdo forcë dhe aftësi tjetër nëpërmjet së cilës optimisti do ta sheh shansin, që e orienton në vetëvlerësim dhe në sukses. Kurse pesimistët, e ekzagjerojnë në mohimin e optimizmave të jetës, aftësive dhe shanseve të saj, aq sa, pranë tyre kalojnë shanse të bukura, kurse ata nuk i shohin ato për shkak të preokupimit me anët e errëta, negative dhe të zeza!
Optimistët – ithtarët e pozitiviteteve të jetës, influencojnë tek të tjerët me popullarizimin e këtyre karakteristikave të bukura dhe të shndërritshme, duke i tërhequr njerëzit kah vetja, ku te ta, ata gjejnë rehatinë, paqen dhe mirëqenien. Ndaj dhe për këtë shumica fitojnë nga marrëdhëniet pozitive, nga çka e rrisin vetëbesimin dhe optimizmin në jetë! Ua shtojnë energjinë për punë, për një interval kohor më të gjatë, duke shkrirë madje, edhe përpjekjen më të madhe!
Si rrjedhojë e vetëbesimit dhe vetëshpresës, ata realizojnë rezultate të mira, ndaj dhe ata, e madhërojnë shansin e suksesit të tyre.
Në librin e tij “Karakteristika e Optimizmit” dr. Terry Paulson e konfirmoi se: “Optimist i vërtetë është ai i cili e fiton përqasjen e tij pozitive, ndërmjet mureve të dhimbjeve, dhe në fund, arrin në triumfimin dhe kapërcimin e tyre!”.
Optimist është ai i cili e bën një punë me performancat e saja më të bukura, i shtohet poashtu edhe vetëbesimi në kapërcimin e atyre sfidave që njëra e përplasë te tjetra dhe transferohet nga triumfi në tjetrin. Ndaj dhe për këtë ai e mrrekullon vlerësimin e realitetit, me gjithë negativitetet dhe pozitivitetet që ajo i ka, dhe nuk jeton në obsesione trishtuese dhe zinxhirore, pa optimizëm dhe me shpresë në naivitetin negativ dhe pikëllues.
Optimisti e pranon realitetin thelbësor me qasjen e Mendimit Pozitiv; e jo vetëm ajo që quhet dorëzim ndaj fatit, po dhe pranim të këtij realiteti, se ndikimi i dhimbjeve tek ai, kanë për të qenë më pak me ndikim, madje optimisti i vërtetë, e shndërron fatkeqësinë në shansë dhe mundësi për shfrytëzim, duke ia dhënë asaj një domethënie për bashkëveprim pozitiv me të, e nuk e gropos kokën e tij në rërë, duke i injoruar rreziqet dhe sfidat, por, bashkëpunon me to mençurisht, pa i fshehur, strukur dhe shtypur.
Ky është optimizëm i urtë dhe i mençur, e nuk është optimizëm naiv e i papjekur.
Optimisti i këtillë nuk ekzagjeron në vlerësimin dhe shenjtërimin e pozitivitetit dhe të mos kushtuarit rëndësi rreziqeve dhe sfidave eventuale dhe të mundshme, qofshin ato shëndetësore dhe profesionale apo të jetës në përgjithësi. Optimisti i mençur nuk angazhohet me vlerësimet jo reale të cilat shpiejnë në shkatërrimin dhe asgjësimin e tij, nga mos marrja e shkaqeve të drejta për t’u mbrojtur nga rreziku i hapur dhe i qartë!
Hulumtuesja në Fakultetin e Mjekësisë në Harford thotë: “Shëndeti i mirë nuk kushtëzohet vetëmse nga mungesa e sëmundjeve, por dhe nga mënyrat nëpërmjet të cilave ne e shohim jetën dhe ndryshimet e saj. Optimizmi, lumturia dhe ndjenja e bukur, e gëzojnë të drejtën që ta ruajnë zemrën nga sëmundjet si dhe t’i pakësojnë gjasat e sulmit në tru dhe të atakut në zemër. Madje optimistët rëndom sillen me mënyra të shëndosha, praktikojnë sportin dhe kujdesen për një jetë të shëndetshme dhe të vëmendshme në haje, pije, gjumë dhe larg zakoneve jovitale!”
Kurse në vitin 2012 u kryen studime ndaj 243 personave të moshës së shtyer të cilët i kishin kapërcyer të njëqindat me synimin për ta kuptuar shkaqet e jetë gjatësisë së tyre dhe u zbulua ashtu siç thotë hulumtuesi dr. Nir barzila se ata shquhen me vepori që reflektonin këndvështrimet dhe qëndrimet e tyre pozituve optimiste mbi jetën.
Një revistë psikologjike që shpërndahej në Amerikë në Februar të vitit 2013 e cila rezultonte me studime të cilat pohonin se ‘ekzistojnë ndërlidhje ndërmjet mendimit pozitiv në jetën në përgjithësi, poashtu dhe në jetën shëndetësore në veçanti; madje konfirmuan se optimizmi është Çelësi Magjik në aspektin shëndetësor’.