Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all 2650 articles
Browse latest View live

Simptomat dhe shenjat e shtëpisë ku është bërë sihri

$
0
0

Simptomat dhe shenjat e shtëpisë ku është bërë sihri
-Shikimi i fantazmave në shtëpi
-Nuhatja e erës së keqe në shtëpi
-Mosmarrëveshja e shpeshtë pa ndonjë shkak.
-Ikja nga shtëpia pa ndonjë shkak.
-Humbja e gjërave në shtëpi.
-Pakësimi i bereqetit në shtëpi.
-Djegia e poçeve elektrike në shtëpi një pas një pa ndonjë shkak të qartë.
-Nuk arrin ta rregullon dhe pastron shtëpinë edhe pse jep mund.
-Prezenca e kafshëve dhe shpendëve si macet dhe pëllumbat.
-Ndjenja se dikush është duke ecur pas teje dhe i dëgjon hapat e ecjes pas teje.

Këtu janë disa simptoma dhe gjendje që i paraqiten njerëzve të shtëpisë në të cilën është bërë sihri ose shumicës së njerëzve që jetojnë aty dhe kjo aludon për prezencën e sihrit në këtë shtëpi.
Prej këtyre simptomave janë:
-Ndryshimi i menjëhershëm prej dashurisë në urrejtje dhe armiqësi ose prej shëndetit në sëmundje, prej adhurimit në mëkat dhe shpërndahet pikëllimi dhe ngushtimi në shtëpi.
-Ndjenja e banorëve të shtëpisë ose njërit prej tyre të nxiton në fjalë dhe vepra pa pasur vullnet dhe pastaj të ndjenë keqardhje pas kryerjes së veprës.
-Ndjenja e dhimbjes poshtë shpinës ose goditje e problemeve me mitrën.
-Shfaqja e shkëndijave në sytë e të sëmurit prej sihrit.
-Nuk mundet të koncentrohet të shikon në sy dhe shmangja e shikimit duke shikuar poshtë shumicën e kohës.
-Goditja me dyshim dhe dobësim të personalitetit.
Ndjenja e sëmundjes, plogështisë dhe ikjes gjatë qëndrimit me anëtarët e familjes në shtëpi, por kur del jashtë shuhen këta ndjenja ose disa prej tyre.
-Nxjerrja e erës së keqe nga goja, posaçërisht nëse sihri është i ngrënë apo i pirë.
-Ndjenja e afrimit të vdekjes dhe dëshirës për vetëvrasje.
-Dëgjimi i zërave të çuditshëm apo sheh në ëndërr kafshë të çuditshme, sidomos mace dhe hardhuca.
-Parandjenja e ndodhjes së disa gjërave dhe ndodhja e tyre në realitet.
-Nevrikosja e shpejtë dhe mos durimi i personave tjerë.
-Djersitja e shpeshtë, rëndimi në kohë dhe kokë dhimbje e pandërprerë.
-Frika dhe mos dashja e përzierjes me të tjerët.
-Animi ndaj mëkateve dhe qarja gjatë dëgjimit të Kuranit Fisnik apo hapja e tepërt e gojës dhe ngërçeve në disa pjesë të trupit.
-Ndjenja e dhimbjes në lukth dhe sikur të ketë një copë në lukth posaçërisht gjatë leximit të Kuranit Fisnik.
-Ngritja e temperaturës në trup dhe humbja e shikimit apo shikimi i turbulluar.
-Paraqitja e pikave more në trup pa vrarë ndokund.
-Dëgjimi i fishkëllimave në vesh kur të jesh në shtëpi.
-Ankthet dhe ëndrrat e frikshme dhe dëgjimi i dikujt se po të thërret në emër, por nuk sheh askënd.

Ebu Munira

Резултат слика за many cats and house


Simptomat e sihrit të dështimit

$
0
0

Simptomat e brendëshme:

1. Ngushtimi, paqëndrueshmëria, plogështia, frika, pesimizmi, rënia shpirtërisht.
2. Dëshira për të qëndruar i vetmuar, ngushimi në vetvete.
3. Dorëzimi, lodhja, përtacia, këputja.
4. Kur bën nijet i sëmuri me magji që te vazhdon kryerjen e punëve të tij dhe të regullo gjendjen e tij, apo të vazhdon studimet dhe përseritjen e mësimeve te tij, e kaplon menjëherë kotja apo gjumi dhe i vazhdojnë temperaturat dhe dhimbjet e ndryshme në trupin e tij, dhe
5. Sheh ëndrra të bezdishshme, insekte e kafshë të frikshme.
6. Dhimbje dhe ankesa shëndetësore të lëvizshme në trup pa arsye, të cilat shfaqen befasisht për një kohë dhe largohen befasisht pa përdorur ilaçe.
7. Mërzitje dhe ndjenja shpirtërore se ai nuk përparon, por vetëm dobësohet, kaplohet nga pesimizmi.
8. Mjaftohet me Dunjanë, nuk dëshiron të punon, apo të përparom dhe vetëm mendon për vdekjen.
9. Nervozuar, jo stabil, e kapin merzitjet shpejtë.
10. Dyshon tek njerzit dhe tek ata me të cilët bashkëpunon.
11. Sjellja e keqe e të sëmurit me magji me njerëzit që ka interesa me ta dhe shkakton probleme të padëshirueshme dhe akuzon me akuza të pabaza.
12. Nuk ua jep të drejtën që i takon njerëzve dhe prishja e lekëve dhe prishja e punëve të përfunduara me plotëftohtësi sikur nuk i intereson fare.
13. Vazhdon studimet, punët, mardhëniet për bashkpunime me të tjerët, shpnenzimi e lekëve, të kohës, të mundit dhe para se të arrij tek qëllimi i tij, papritmas lë gjithçka dhe prish cfarë arritën me plotëftohtēsi dhe pa asnjë arsye.
14. E lë punën e tij dhe angazhimet prej të cilave e fiton rizkun e tij dhe ndjen në veten e tij ngushtim të shumtë kur drejtohet per tek punët e përgjithshme dhe përgjegjësitë që ka.
15. Mërzitet me ata me të cilët punon dhe me ata që e ndihmojnë atë dhe shkakton probleme pa arsye me ta.
16. Largohet nxënesi prej studimeve të tij, prej fakultetin dhe ndjen plogështi dhe nevoj për gjum kur dëshiron të shkon në studimet e tij.
17. Ndjenja se ai me të cilin bashkëpunon në studime, në fakultet, në punë, sikur e shikojnë ata me shikim si naksan, si të dobët, si të nënçmuar, si të padëshiruar, si të urryer.
18. Largimi prej studimeve në shkollë, insitut, fakultet, pasi ishte prej më të mirëve e më të sjlleshmëve e më të zellshmëve.

Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit

$
0
0
Mustafa Rashad

Shtrëngimet në gjumë vijnë nga një xhin i veçantë që ju sulmon juve në këtë gjëndje. Simptomat e sulmit janë kur një person është në gjumë dhe ndjenë, diçka e rëndë është duke shtypur gjoksin e tijë, duke e shtrydhur atë dhe duke e shtrënguar frymëmarrjen e tijë, kështu që ai nuk mund të flasë, nuk mund të lëvizi dhe ai është pothuajse i mbytur për shkak të pengimit të rrugëve të frymëmarrjes së tijë. Kur xhini largohet, ju zgjoheni menjëherë në një panik gulçues për frymë. Shkencëtarët perëndimorë e quajnë këtë fenomen “Paraliza e Gjumit”, por Islami na ka mësuar se në fakt është një xhin që sulmon gjatë gjumit të njerëzve.

Pra, si mund ta mbrojmë veten tonë nga sulmi i këtij xhini?
Ne ndjekim Sunetin se si Profeti Muhammed (Sal-lallahu Alejhi uesalam) fjeti.
1. Flini me abdes.
2. Sigurohuni që t’i keni falur namazet farz përpara sesa të flini.
3. Para se të ngjiteni në shtratin tuaj, pastroje krevatin (me dorën e djathtë me një rrobë duke thënë BISMILAH tre herë).
4.Bëj dhikr (SubhanAllah 33 herë, Elhamdulilah 33 herë dhe Allahu Ekber 34 herë).
5.Lexoni Ajetin Kursi
6.Lexoni suren Elh-Ihlas, El-Felek dhe En-Nas
7.(Nëse është e mundur) Lexoni suren Al Mulk.
8.Flini në krahun e djathtë.

Sqarim: Dijetarët kanë deklaruar NËSE simptomat vazhdojnë, pasi ju keni ndërmarrë veprimet e mësipërme, atëherë ata ju nxisin me forcë që të kërkoni këshilla mjekësore (vetëm në rast se ekziston një problem mjekësor). Lusim Allahun të na mbrojë të gjithëve nga xhindët shejtanë.
Amiin!

Nga përvoja personale e imja ju këshilloj të lexoni ajetin kursij nëse ndjeni shtrëngime të tilla gjatë gjumit. Nëse dikush thotë që unë sjam i vetëdijshëm në gjumë, dhe se si mund të më shkojë ndërmend mua leximi i ajetit Kursij?!…i them se nga zori për tu çliruar nga ky shtrëngim, ku shpeshherë ta marrin dhe frymën këta shejtanë, njëriut i vjen ndërmend çdo gjë për tu çliruar nga ky siklet!

Sa fillova praktikimin e islamit, sulmet në gjumë mu shtuan aq shumë saqë mu bë diçka normale, dhe pasi pyeta njerëz të ditur në këtë fushë, më thanë që ti vuan akoma nga magji të vjetra prandaj dhe sulmet e shumta tani si shkak i namazit dhe i dhikrit të cilët ata xhinnët shejtanë nuk e durojnë dot tek ti!

Në fillim të udhëzimit nuk kisha dije se si tu mbroja në kësi lloj rastesh. Filloja në gjum duke thirrur Allahu Ekber apo recitoja ezanin mirëpo nuk shihja ndonjë efekt të ndjeshëm, derisa u frymëzova të lexoj ajetin kursij, dhe ju betohem në Allah, qysh kur e fillon leximin e ajetit Kursij, e ndjen se si fillon dhe lirohesh derisa lexon pjesën e fundit ,,ue huel-alijjul adhiim’ atëherë lirohesh komplet me lejen e Allahut.
Allahu na ruajt nga çdo sherr!

Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise

$
0
0

T’i mësojmë këto dy ajete përmendësh dhe: Ulemi dhe fillojmë t’i bëjmë vetes rukje duke i lexuar këto dy ajete dhe duke i përsëritur ”Es-Sihru in-nAllahe seJubtiluhu” dhe ”FeXhealnahu Hebaen Menthura” nga 1000 herë*. Të japim maksimumin t’i lexojmë vet këto ajete, e nëse nuk mundemi atëherë t’i dëgjojmë! *Nuk është patjetër ky numër ama mirë është të përsëritet sa më shumë, duke shpresuar në Allahun që të lëshoj mëshirë e ta prish magjin! Musai tha: “Kjo që keni sjellë ju, është magji dhe vërtet, Allahu do ta shkatërrojë atë. (Jusun 81) Dhe Ne do t’u qasemi veprave që kanë bërë ata dhe do t’i shndërrojmë në pluhur e hi. (Furkan 23)

 

Ruqya in london - Black Magic (SIHR)

Rukje për prishjen e nyjeve të magjisë, të mësyshit, të zilisë dhe nyjeve që i kanë lidhur xhinët

$
0
0

Rukje për shkatërrimin e nyjeve të: -Magjisë -Mësyshit (ajnit) -Zilisë (hasedit) -Shejtanëve që i kanë lidhur ato; në momentin që depërton xhini në trupë fillonë e lidh nyje, dhe këtë e bënë për tu forcuar, madje ka mundësi që vet xhini është magjistarë e fillonë të bënë magji duke lidhur nyje Dëgjoni me kufje në vesh dhe shikoni se cila fjalë apo çfarë ju pengonë më shume gjatë degjimit të kësaj rukje, e pastaj mundeni të na shkruani që t’ju udhëzojmë apo t’ju rekomandojmë se çfarë të bëni në vazhdim! Lusim Allahun e Madhërishëm që të keni dobi nga kjo dhe të gjithë rukjet tjera që i degjoni! Allahu e largoftë çdo sprovë nga të gjithë ne! Amin!

Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)

$
0
0

Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)

Marrim 1 litër ujë të frym dhe fillojmë të degjojmë rukjen me kufje në veshë, dhe herë pas here pijmë nga uji i frym, me mbarimin e rukjes e mbarojmë edhe pirjen e 1L ujë të frym! Duke shpresuar në Allahun se do ta nxjerrë magjin nga lukthi duke vjellur! Prej shenjave se jemi duke vjellur magji është : Gjakë, ngjyrë e verdhë, ngjyrë e gjelbërt, mundë të ndodhë të nxjerrim ndonjë qime, apo diçka tjetër, sepse mu ajo është magjia që ka depërtuar në barqe përmes pijes apo diçka të ngrënë, e kështu me radhë… Allahu e shëroftë çdo të prekuri nga magjia, msyshi, zilija e nga çdo sëmundje tjetër!

Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri

$
0
0

Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri

Lusim Allahun e Madhërishëm që t’i pastroj shtëpit tona nga çdo magji dhe ta dëboj nga ato çdo shejtan të mallkuar!

Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij

$
0
0

Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij


O ti njeri

$
0
0

Është interesante të kuptosh se si funksionon jeta, por është jashtzakonishtë komplekse për të kuptuar qëllimin e saj në kohën që jetojmë.

Në jetë njeriu ka qëllime të ndryshme , por sot gjithçka pothuajse ka shkuar në materie dhe ego.Egoja dhe materia thyhen atëherë kur shpirti lëndohet dhe trupi traumtaziohet dhe merr si sprovê sëmundjen.
Atëherë egoja fillon të zbehet dhe kupton jo rëndësinë e materies. Ç më duhet të jem dikushi kur vet qenia njeriu është e mrekullushmë, ç’më duhen milionat kur vetëm edhe me normale mund të jetojmë.
O ti njeri kthjellu,
o ti njeri shërohu,
o ti njeri avancohu,
o ti njeri thyej egon,
o ti njeri shpërndaj pasurinë me të tjerët.

 

 

Vizionarët në mesin e popujve të tyre

$
0
0

Një popull që ndihmon në shkatërrimin e vizionarëve në mesin e tyre ka humbur shansin për t’u ngritur në mesin e popujve të ngritur.

Ata nuk kanë armik vetëm popullin e tyre, por edhe armikun e tyre.
Ata nuk dinë të dallojnë njeriun që mendon ndryshe për të mirën e përgjithshme.
Prandaj ata meritojnë përbuzjen ,nënçmimin ,vetshkatërrimin e depresionin kolektiv.
Si pasojë e asaj që në vazhdimësi bëjnë me duart,mendjet dhe zemrat e tyre. 

Edhe pse ata mendojnë që janë të ngritur me plaçkat e vogla që kanë në depot e tyre.
Nëse nuk vlerësohet një begati ,ajo lëviz tek një popull tjetër ku vlerësohet e zhvillohet.
Është ligj normal në tokë.

L. Rr
Viewing all 2650 articles
Browse latest View live


Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>