Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all 2650 articles
Browse latest View live

Qëndroni pozitiv

$
0
0

vetem ti je pozitiv mjeksiaislame

 Qëndroni pozitiv


Pozitiviteti mund të shëroje jetën tuaj. Ajo mund të beje te shndrisë një ditë te erret, t’ju bëjë të ndjeheni mirë dhe të dukeni mirë. Mund t’ju ndihmojë të bëni me shume miq dhe të jeni më te suksesshëm në punë. Pozitiviteti mund tju ndihmojë të qëndroni të shëndetshëm dhe të arsyeshëm. Njerëzit pozitivë kanë më shumë vullnet për të arritur qëllimet e tyre. Nëse nuk keni vullnet, filloni me kultivimin e një qëndrimi pozitiv. Mësoni se si të qeshni në një situatë të pakendshme, përballuani me çdo situatë të vështirë, rezistoni ndaj tundimeve dhe kaloni një ditë të keqe me buzëqeshje në fytyrën tuaj.


Përse të mos e thuash atëherë?

$
0
0

dhikri

Të thuash: “La ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike leh. Lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir.” Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Kush thotë njëqind herë në ditë “La ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike leh. Lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir” ata do e mbrojnë nga shejtani për atë ditë.” (Buhariu, 3293)
Po ta thuash njëqind herë çdo ditë, shejtani nuk mund të të afrohet. Përse të mos e thuash atëherë?

Kur afrohesh te maja e kodrës mos lejo që suksesi të çartë

$
0
0

suksesi ne jete

Kur afrohesh te maja e kodrës mos lejo që suksesi të çartë


Mos mendo se ata që janë nën rrëzë janë shkurtabiqë.
Allahu i madhërishëm thotë:
“…mos ec nëpër tokë kryelartë, se Allahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.”(23)
Kur e kanë pyetur Hasan el Basriun për modestin, ka thënë: “Modesti është kur të dalësh nga shtëpia, çdo mysliman që e sheh të mendosh se është me i mire se ti”.
Mbizotëro unin tënd, zgjatu dorën e ndihmës tjerëve që të ngjiten në kodër. Nëse rrëshqet pasi ke hipë në majën e kodrës mos i fajëso tjerët për gabime dhe mangësi. Mos harro se në maje të kodrës mund të qëndrosh me ndihmën e shumë njerëzve që janë me ty.

”Ah dora ime, Ah xhepi im”

$
0
0

bixhozi pa para

 

Më kujtohet një person që kishte zakon të vinte në shtëpi natën vonë,e zhvishte këmishën ,e varte në mur dhe binte në gjumë.Bashkëshortja e tij pastaj vinte,ia hapte kuletën dhe ia nxirte ca para:nje rial dhe një kartëmonedhë pesë rijalësh.Kur ai zgjohej në mëngjes,shkonte në në punë dhe dëshironte t’i paguante shitësit,ai nuk i gjente ato para.

Ai befasohej,mendonte se si kishte pas mundësi t’i shkonin paratë!Ai mendoi lidhur me atë dhe i lindi një ide se çfarë mund të kishte ndodhur.

Një ditē ai u kthye në shtëpi.Ai kishte vendosur një bretkosē në xhep.Ai e zhveshi këmishën si zakonisht dhe u shtri në shtrat,u bë sikur po flinte dhe filloi të gërhiste,kurse vëmendjen e kishte te këmisha.Bashkshortja e tij erdhi pêr të marrë atë që zakonisht e merrte.Ajo iu afrua këmishës ngadalë e futi dorën në xhep dhe e preku bretkosën.Kur bretkosa befas lëvizi,ajo bërtiti':Ah dora ime” . Ai bërtiti: ”Ah ,xhepi im”.

Sa mirë do të ishte nëse do t’i përdornim të njejtat taktika me çdokend,duke i përfshire fëmijet dhe studentët kur gabojnë.

KËNAQU ME JETËN TËNDE

Dr.Muhamed el-Arifi

Një lutje profetike

$
0
0

lutje

“All-llahu im, Ty të takon falënderimi, ngase Ti je drita e qiejve dhe tokës dhe çfarë ka në to; Ty të takon falënderimi ngase Ti je mbikëqyrës i qiejve dhe tokës dhe çfare ka në to; Ty të takon falënderimi ngase Ti je e Vërteta; Premtimi Yt është i vërtetë, Thënia Jote është e vërtetë, takimi me Ty është i vërtetë, Xhenneti është i vërtetë, Xhehennemi është i vërtetë, Kijameti është i vërtetë, pejgamberët janë të vërtetë dhe Muhammedi është i vërtetë. All-llahu im, Ty të dorëzohem, vetëm në Ty mbështetem, Ty të besoj, Ty të pendohem, për Ty armiqësoj dhe Ti je gjykatësi im, m’i fal mëkatet që i kam bërë dhe që do t’i bëj, që i kam fshehur dhe që i kam bërë publikisht. Ti e përparon kë do dhe Ti e vonon kë do, nuk ka Zot tjetër përveç Teje”.

 

Transmeton Buhariu

 

Pejgamberi i All-llahut i ka shëruar sëmundjet me tre lloje ilaçesh

$
0
0

Kurani

I Derguari alejhi selam ka thënë:

”Për secilën sëmundje që e ka dhënë All-llahu,Ai e ka përcaktuar edhe ilaçin.”(Buhariu)

Shërimin natyror që Muhamedi alejhi selam dhe shokët e tij e kanë zbatuar,ka qenë shërim me ilaçe të thjeshta dhe të paraportuara,por tejet efikase.

Pejgamberi i All-llahut i ka shëruar sëmundjet me tre lloje ilaçesh:

  • Ilaçe natyrore
  • Ilaçe hyjnore
  • dhe duke i kombinuar këto

Nëse miza bie në pijen tënde

$
0
0

pije per dobesim

Ebu Hurejre ka treguar se I dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve selem ka thënë :

Nëse miza bie në pijen tënde , së pari e zhytni në të,pastaj e hiqni sepse njëri nga krahët e saj e përhap sëmundjen ,ndërsa krahu tjetër ilaçin e sëmundjes.

 

Mundohu t’ua kthesh borxhin njerëzve

$
0
0

wonderful-views-from-tamborine-mountain

Mundohu t’ua kthesh borxhin njerëzve


Disa të kanë dhënë rezime të përvojës së tyre shumëvjeçare. Disa të kanë dhënë besimin. Nuk i ke kaluar vetëm furtunat e jetës. Disa të kanë shndritë në mesin e errësirës, dhe ti e ke parë rrugën. Disa të kanë mbushur mend. Me rëndësi është nga e tërë kjo me qenë falënderues ndaj Allahut të Madhërishëm i cili ti dhuroi të gjitha begatitë. A thua si do të sillemi kur i Lartësuari në ditën e gjykimit na thotë, sikur se qëndron në hadithi-kudsijj që e shënon Muslimi: “O i biri Ademit! A nuk të kam dhënë kuaj dhe deve, të kam dhënë bashkëshorte, të kam bërë udhëheqës i cili ka marrë një të katërtën e plaçkave? Ku është falënderimi në këtë? A kemi përgjigje në këtë pyetje?”


NËNTËMBËDHJETË KËSHILLA PËR JETË MË TË LUMTUR !!

$
0
0

lule lule

 

1. Martoje personin e përshtatshëm, ai 90% do të jetë sebepi i lumturisë apo pikëllimit tënd!

 

2. Punoje profesionin që e do dhe që e meriton ta harxhosh rininë tënde për hir të tij.

 

3. Le të jetë synimi yt i parë në jetë përkujdesja për familjen dhe bërja e tyre të lumtur.

 

4. Dhuroji shokëve dhe të afërmve të tu më shumë se sa ata që presin nga ti.

 

5. Mos e ndëshko veten, falja vetes dhe tjetrit gabimet e të kaluarës.

 

6. Për çdo ditë bëja një vepër të mirë atij që nuk e njeh dhe kërko kënaqësi në dhënie para se të kërkosh në marrje.

 

7. Nëse detyrohesh të zgjedhësh mes urisë dhe borxhit, zgjedhe urinë!

 

8. Që të mos jesh i uritur apo të kesh nevojë për dikë, ruaje një pjesë të hyrjeve të tua, sado që të jetë ajo!

 

9. Largohu nga shokët e tu që janë dështak dhe kapu për ata të suksesshmit dhe për ata që nuk hezitojnë fare të ndihmojnë!

 

10. Sillu me çdo njeri sikurse të ishte shoku që nuk e ke parë me vite.

 

11. Kur pranon të punosh një punë bëhu i drejtë dhe i ndershëm në kryerjen e saj.

 

12. Bëhu shpikës dhe merr iniciativa për punë.

 

13. Bëhu trim dhe vet barte përgjegjësinë e gabimeve të tua..

 

14. Dallohu nga të tjerët me optimizëm dhe produktivitet dhe filloje ditën tënde me një faqe të re.

 

15. Bëhu i butë dhe besnik me ata që punojnë me ty.

 

16. Lumturia nuk ndërlidhet me pasuri apo me pozitë, po me mënyrën se si e shikon jetën.

 

17. Mos i anashkalo mendimet e njerëzve për ty, sepse ka mangësi që ti nuk i sheh në vete.

 

18. Shiko gjithmonë lart në kulm. dhe bëhu sikurse milingona. e cila hip dhe bie disa herë. derisa të arrin në kulm.

 

19. Dhe e fundit; mos vepro diçka që nëna yte nuk mundet të krenohet me të apo prindi yt të ndjehet i nënçmuar!

 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

 

 

 

 

Ndihmoji të dobëtit derisa nuk i kthehet fuqia

$
0
0

i pikelluar

Ndihmoji të dobëtit derisa nuk i kthehet fuqia.


Qëndro me fatkeqin përderisa nuk sheh një fije shpresë. Qëndro me atë që ka falimentuar derisa nuk arrin në rrugën e suksesit. Mundohu ti shërosh plagët e njerëzve. Mendo për fjalët e Pejgamberit, s.a.v.s. ka thënë: “Besimtari është pasqyrë e besimtarit. Besimtari është vëlla i besimtarit. Ai ia ruan pasurin, gjakun dhe nderin e tij dhe ia mbron shpinën e tij.”

Mundohu ta mbash mend ata që të kanë ndihmuar në momentet e vështira

$
0
0

nature-paradise-wallpapers-1024x768

Mundohu ta mbash mend ata që të kanë ndihmuar në momentet e vështira, ata që ta kanë zgjatur dorën kur ke rrëshqitur.


Kur kanë qëndrua me ty kur dynjaja ta ktheu shpinën, ata të cilët të nxorën nga vetmia kur të lanë të gjithë të tjerët. Ktheju me të mirë dhe shpaguhu sa të mundesh.
Pejgamberi, s.a.v.s. ka thënë: “Kush nuk falënderon njerëzit, nuk falënderon as Allahun”.(20)
“Kush ju bën mirë shpërbleni. Nëse nuk keni me çka, atëherë lutuni për të, përderisa nuk ia shpaguan”.(21)

“Dil, o armik i All-llahut! Dil!”

$
0
0

syri i kaltert

Në komentin më të njohur klasik të Kur’anit nga Imam Taberiu thuhet se “prekja e shejtanit është një lloj sar’aje ose çmendurie”,

Në tesfirin e Kurtubiut, në lidhje me shpjegimin e këtij ajeti, thuhet:
Në këtë ajet kemi argumentin kundër atyre të cilët konsiderojnë se sar’aja nuk ndodh nga ana a xhinëve, dhe kundër atyre që thonë se ata janë shfaqje (fenomene) natyrore, kurse shejtani s’mund të qarkullojë nëpër trup të njeriut e të shkaktojë të ashtuquajturën “prekje”, në realitet një lloj çmendurie”.

Në hadithin, të cilin e transmeton Taberaniu, përmendet se Pejgamberi i All-llahut e ka shëruar një djalosh, të cilin ia kanë sjellë të lidhur, sepse ka qenë në gjendje çmendurie. I ka rënë shpinës duke thënë: “Dil, o armik i All-llahut! Dil!”, derisa i është kthjelluar plotësisht pamja e tij e çmendurisë. Pastaj ai e ka lexuar duanë dhe e ka përshkuar me duar fytyrën e tij. Djaloshi është shëruar dhe prej asaj kohe ka qenë në gjendje aq të mirë shëndetësore sa që askush nga shoqëria e tij nuk ka qenë më normal e më i mençur se ai.

Mbushe zemrën tënde me dashuri

$
0
0

dashuria

Mbushe zemrën tënde me dashuri ndaj Allahut dhe të Dërguarit të tij s.a.v.s.

Pastaj duaj, prindërit tu, familjen, farefisin tënd, etj.

Dashuria njeriun, zgjatë jetën dhe krijon qetësi,ndërsa urrejtja mbushë zemrën me fatkeqësi dhe pendim. Dashuria shëron plagët dhe në zemër zgjon ngrohtësinë e afërsisë dhe simpatisë.

Dashuria ndaj vetit le të jetë e asgjësuar në krahasim me dashurinë ndaj tjerëve

$
0
0

dashuria

Dashuria ndaj vetit le të jetë e asgjësuar në krahasim me dashurinë ndaj tjerëve.


I lartësuari thotë:
“…madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar. “(3)
Të lumturit përhapin mirësi ndaj tjerëve, kështu që lumturia e tyre rritet, ndërsa fatkëqijtë të mirën e mbajnë për vete, kështu që ajo vdes tek ata. Le të mbushet zemra jote me dashuri, tolerancë dhe ngrohtësi. Të palumtur janë ata që e kanë zemrën e mbushur me urrejtje, mendim të keq ndaj të tjerëve dhe hipokrizi.

Mos derdhë lot për atë që ka kaluar

$
0
0

railway-autumn

Mos derdhë lot për atë që ka kaluar.

Ata që qajnë për shkak të mos suksesit në të kaluarën nuk anojnë kah kjo botë. Ata që qeshin vështirësitë e të tjerëve, nuk do të kenë mëshirën e kohës. Mos qaj për qumështin e prishur, por mundohu të fitosh dhe zëvendësosh qumështin e humbur!

Përkujto fjalët e Pejgamberit s.a.v.s

“Nëse të ndodhë diç mos thuaj: sikur ta kisha bërë edhe këtë edhe këtë… Thuaj: Këtë Allahu i ka përcaktuar, Ai bën çfarë të dojë. Fjala “sikur” hap dyert shejtanit.”(4)


Bëhu optimist

$
0
0

zemra kater gjera

Bëhu optimist.

Optimisti natën shikon në qiell dhe sheh ngrohtësinë e Hënës. Ndërsa pesimisti shikon në qiell dhe sheh ashpërsinë e errësirës. Bëhu edhe më optimist se je tani.
Optimisti tërheqë dashurinë e tjerëve, ndërsa pesimisti e largon. Halimi thotë: “I Dërguari i Allahut s.a.v.s e ka dashur optimizmin. Sepse pesimizmi është mendim i keq për Allahun, ndërsa optimizmi mendim i mirë për Të. Besimtari duhet të mendoj mirë për Allahun e Madhërishëm çdo situatë.”
Muavija b.Hakem thotë: “I thashë Pejgamberit s.a.v.s në mesin tonë ka njerëz që në çdo gjë shohin shenjë të keqe”. Ai u përgjigj: “Ata këtë e ndjejnë në vete dhe kjo nuk duhet të jetë pengesë”.(5)
Neveviu kështu e shpjegon këtë hadith: “Këtë ju e ndjeni e nuk jeni fajtor për këtë. Mirëpo, për këtë mos ndaleni të veproni për të mirën tuaj”.

NËSE JE I TILLË DIJE SE JE I MREKULLUESHËM

$
0
0

nature1

NËSE JE I TILLË DIJE SE JE I MREKULLUESHËM

 

I mrekullueshëm je ti, atëherë kur ditët të ndajnë nga shoku apo i dashuri yt që e do për hir të Allahut, dhe dashuria jote mbetet e sinqertë për të, ashtu si është, dhe nuk ndryshohet!

 

I mrekullueshëm je ti, atëherë kur vazhdon dhe e mbikëqyr nga larg, vetëm e vetëm të jesh i rehatshëm se ai është mirë!

 

I mrekullueshëm je ti, kur e gjen të pikëlluar dhe pikëllohesh për pikëllimin e tij! I ngrit duart e tua nga larg, pa mos e ndjerë atë, që t’ia fshish lotët, mirëpo të pengon largësia jote, dhe hesht!

 

I mrekullueshëm je ti, kur e sheh se ai është në gjendjen më të mirë dhe gëzohesh! Në fshehtësi, e vizaton në fytyrën tënde një buzëqeshje të sinqertë gëzimi dhe bën dua për të, pa mos e parë fare prezencën tënde në jetën e tij!

 

I mrekullueshëm je ti, kur i rikujton kujtimet dhe momentet e bukura mes jush dhe buzëqeshësh, e atë buzëqeshje e shoqëron loti dhe nuk ia përmend atij asnjë të keqe!

 

Nëse je ti ky person, dije se zemra jote është e bardhë si bora, dhe se ti me të vërtetë je i mrekullueshëm!

 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Bëhu më konkret ndaj njerëzve

$
0
0

psikologji

Bëhu më konkret ndaj njerëzve.

Padrejtësia shkurton jetën dhe sjellë pagjumësi. Me këtë humbasim personat e dashur për shkak se jemi jo korrekt ndaj tyre. Për ata gjykojmë në bazë të gabimeve, ndërsa harrojmë virtytet e tyre.

Kërkojmë të jenë të privuar nga çdo e metë, ndërsa nga gabimet tona e arsyetojmë me atë që njerëzit nuk janë të pagabueshëm. Imam Muhammed b. Sirin thotë: “Je i padrejtë ndaj vëllait tënd nëse flet për të këqijat që ia ke parë tek ai, ndërsa i fshehë të mirat e tij”.
Ibn Kajjimi thotë: “Si mundet me qenë korrekt ndaj krijesave ai i cili nuk është korrekt ndaj Krijuesit.”

Kur arrin sukses në diç, mos lejo që krenaria të depërton në zemrën tënde

$
0
0

suksesi

Kur arrin sukses në diç, mos lejo që krenaria të depërton në zemrën tënde.


Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: “Allahu i Madhërishëm më ka shpallur që të jem modest,dhe që askush të mos krenohet dhe ngrihet mbi askënd”.(6)

I lartësuari thotë:
“…pra, mos lavdëroni veten, se Ai e di kush është më i ruajtur.”(7)

Kur bie, mos lejo që padituria të bind që njerëzit ta kanë bërë gropën. Mundohu të ngrihesh dhe hapi sytë dhe mendjen që të mos biesh në greminën dhe kurthet e kohës. Nëse rrëshqet, mëso sit ë drejtohesh e jo të ankohesh .Kur të ngrihesh mendo në ata që kanë rënë, për t’u ndihmuar që të ngritën.

3 këshilla kryesore për mbrojtje nga mësyshi

$
0
0
  • Mburoja përmes dhikreve ( lutjeve) të cilat kanë ardhur në lidhje me këtë çështje. Prej këtyre mburojave është edhe mburoja përmes leximit të “muavidhetejnit” ( leximi i kaptinës Felek dhe Nas). Këto dy kaptina kanë një ndikim të madh në pengimin e mësyshit. Për këtë i Dërguari i Allahut kërkonte mbrojtje prej syrit të xhinëve dhe njerëzve dhe kur zbritën këto dy kaptina i mori ato dhe i la të gjitha gjërat që i bënte më herët në lidhje me këtë çështje. Po ashtu prej dhikreve ( lutjeve) janë dhikret e mëngjesit dhe të mbrëmjes, dhikri me rastin e rënies në gjumë, dhikret pas namazit dhe kështu me radhë. Kështu pra mbrohet njeriu duke lexuar këto dy sure. Po ashtu mbrohet me ajeti kursinë ( ajeti 255 i surës Bekare). Po ashtu mbrohet edhe me këtë lutje: “ eudhu bi kelimatil-lahit-tammati min sherri ma halek”, e përsërit këtë tri herë. Po ashtu lutja: “ bismil-lahil-ledhi la jedurru mea ismihi shej’un fil erdi ve la fis-semai ve huves-semiul alim”, e përsëritë këtë tri herë. Po ashtu prej mburojës është edhe ruajtja e fëmijëve, pasardhësve dhe pasurisë me këtë dua: “ uidhuke bi kelimatil-lahit-tammeti min kul-li shejtanin ve hammetin. Ve min kul-li ajnin lammetin”. I Dërguari i Allahut me këtë dua i mbronte Hasanin dhe Husejnin dhe u thoshte: “ Babai i juaj ( Ibrahimi) u këndonte djemve të tij Ismailit dhe Is’hakut këtë dua: “ eudhue bi kelimatil-lahit-tammeti min kul-li shejtanin ve hammetin. Ve min kul-li ajnin lammetin”.7 ajete
  • Lënia e zbukurimit të tepruar në vetën tuaj, në pasurinë tuaj, në fëmijët tuaj, në veturë dhe në shtëpinë tuaj, sepse zbukurimi i tepruar në këto mund të shkaktoj mësyshin qoftë nga njerëzit e rëndomtë apo nga ata që kanë zili.
  • Shpeshtimi i përmendjes së Allahut. Dhikri largon shejtanët e njerëzve dhe xhinëve. Nëse e bënë këtë atëherë mbështetu në Allahun dhe mos ke frikë prej askujt, sepse frika pastaj shkakton vesvese që të përcjellin në çdo vend. Nëse vepron shkaqet sipas sheriatit dije se pastaj nuk ka për të ndodh asgjë me lejen e Allahut. Sa ka nga njerëzit që janë goditur nga syri në jetën e tij, në banimin e tij, në mjetin e tij, në fëmijën e tij, në pasurinë e tij dhe pastaj janë mbështet në Allahun dhe kanë shpëtuar. Sa Ndihmëtar i mirë është Allahu dhe sa Kujdestar i mirë që është Ai. Këto janë shkaqet e mburojës së njeriut para se të ndodhë goditja e mësyshit.

Ndërsa nëse njeriu goditet me mësyshin, atëherë njeriu kalon në gjendjen e dytë e që është gjendja e tij pasi që të goditet nga mësyshi.

Viewing all 2650 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>