Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all 2650 articles
Browse latest View live

Surja El-Felek në Kur’an është njëra nga suret me të mirë mbrojtëse

$
0
0

Duhet të kemi parasysh efektet negative të magjis si dhe të syrit të keq.

Profetit Muhammed s.a.v.s., i është zbritur kaptina 113 Felek me të vetëmi arsyje për tu mbrojtur nga dëmet e magjis dhe syrit të keq .

El-Felek

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,Prej dëmit të çdo krijese që Ai e krijoi.
Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.
Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.
Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.

Surja El-Felek në Kur’an është njëra nga suret me të mirë mbrojtëse dhe përdoret si lutje më efikase ndaj të keqës si dhe recitimi i saj na forcon aurën tonë,duke na mundësuar të krijojmë një fushë antimagnetik një llojë antivirusi ndaj këtyre energjive negative që gjithnjë e sulmojnë njeriun.Duke përsëritur këtë formë lutje çdo ditë sa më shpehshë sidomos në agim dhe në mbrëmje para se të flejmë e aktivizojmë ndërdijen tonë apo më mirë të themi e ngopim ndërdijen tonë me këtë llojë autosugjestioni dhe ky autosugjestion pastaj krijon forma efikas të mbrojtjes, duke e neutralizuar efektin negativ dhe duke ia pamundësuar depërtimin e tij në trurin tonë.


4 Mënyra për t’u ruajtur nga sihri dhe syri i keq

$
0
0

Disa mënyra të tjera për t’u ruajtur nga magjia dhe syri i keq

1. Këshillimi i fëmijëve që të mos dalin pas perëndimit të diellit.
Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) thotë: “Kur të perëndojë dielli apo të errësohet, mbani dhe mos i nxirrni jashtë fëmijët tuaj, sepse shejtanët shpërndahen në këtë kohë.” (Transmeton Muslimi).

2. Pastrimi i shtëpisë nga kryqet, fotot të cilat përmbajnë shpirtëra, qen etj.
Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) thotë: “Në të vërtetë engjëjt nuk futen në atë shtëpi në të cilën ndodhin këto gjëra.” (Transmeton Buhariu 6/388 “Fet’h” dhe Muslimi 17/17, Neueuij).

3. Pastrimi i shtëpisë nga idhujt, skulpturat, kasetat, disqet muzikore etj.

4. Është mirë që kur të ngrihesh në mëngjes të hash shtatë kokrra hurme Medinie (axh’ua).
Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofti mbi të), thotë: “Kush i ha shtatë hurma në mëngjes, atë ditë ai as nuk do të vuajë nga helmi, as nga magjia.”

Mbas këtij hadithi, Shejh Abdul Aziz Bin Bazi (Allahu e mëshiroftë), thotë: “Mendojë se përfshihen të gjitha llojet e hurmave, sepse kuptimi për këtë ndodhet në hadith.”

Kush e thotë këtë tri herë në mëngjes dhe në mbrëmje, nuk i bëhet dëm asgjë

$
0
0

Përmendje e shpeshtë e dhikrit:

E’udhu bi kelimetil-lahit-tammati min sherri ma halaka. (Kërkojë mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga sherri (e keqja) që ka krijuar).
Përmendja e këtij dhikri preferohet në mëngjes dhe darkë, gjatë hyrjes dhe daljes nga shtëpia, kur zbret në ndonjë vend të huaj, kur hipë në makinë, anije, tren, avion, në shkretëtirë apo kudo që të jesh.

Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) thotë: “Kush zbret në ndonjë vend dhe thotë: Kërkojë mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga sherri (e keqja) që ka krijuar.
Nuk i bën dëm atij asgjë derisa të largohet nga ai vend.”
Ky dhikër preferohet gjithashtu të thuhet tre herë pas namazit të sabahut dhe tre herë para namazit të akshamit.

– Dhikër tjetër për t’u mbrojtur nga magjia para rënies së saj është edhe: Bismil-lahil-ledhij la jedur-ru me’a-imihi shej-‘un fil-ardi ue la fis-semai ue hue-semiul-alim.
(Me emrin e Allahut, pranë emrit të të cilit nuk bën dëm asgjë në tokë e as në qiell.
Ai që ndëgjon shumë dhe di çdo send).

Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) thotë: “Kush e thotë këtë tri herë në mëngjes dhe në mbrëmje, nuk i bëhet dëm asgjë.” (Transmeton Tirmidhiu 5/465 dhe Ebu Davudi 4/323).

Këto dhikre (përmendje) janë shkaqet më të rëndësishme, më të efektshmet dhe më të dobishmet për mbrojtjen e sherrit (të keqes) nga magjia dhe të keqes në përgjithësi.
Kjo është për atë që kujdeset dhe ju vë rëndësi këtyre dhikreve (përmendjeve) me besim e siguri tek Allahu i Madhëruar dhe duke u mbështetur tek Ai.

Mos u brengos

$
0
0

Mos u pikëlloni

Përderisa me ty qëndrojnë vëllezërit që të përkrahin,me ty janë të dashurit që të duan dhe kur të godet e keqja,atyre edhe me tepër u shtohet lidhja e dashurisë,mëshirës ndaj teje edhe bëhen më të fortë për ty.Për të të ndihmuar,nuk kursejnë gjë,e as nuk krahsojnë kënd tjetër me ty,sepse janë njerëzit tuaj dhe ti je i tyre.Vërtet,shokët e tu, familja dhe tërë farefisi yt t’i harrojnë shpeshherë plagët e pikëllimit,nëse janë të sinqertë.

Mos u brengos nëse të mrolet dikush në fytyrë,apo zemërohet e të lëndon me fjalë,apo të ndalon nga e mira ndonjë koprac.Shtëpiza e vogël e ndrequr me kashtë dhe shatoret e ndrequra prej pëlhure,me bukë të ngrohtë gruri,janë më të ndershme te ti dhe nëse këtyre iu bashkohet edhe ruajtja e moralit e shpirtgjerësia.

Dije se në këtë jetë je në provim dhe se ai është njëlloj si një sëmundje,që duhet kohë derisa të zhduket.nëse shpejton ta zhdukesh më shpejt sëmundjen,kam frikë se mos zmadhohet dhe të shtohet dhimbja e saj.Ashtu si provimi është edhe fatkeqësia që patjetër të duhet kohë derisa të zhduket dhe humbin gjurmët e tij.Pra,ata që janë kërcënuar nga ankthet e fatkeqësisë,frikës e tronditjes janë të obliguar t’i përmbahen: durimit,l utjes dhe pritjes së rrugëdaljes.

Me të vërtetë uji zemzemiit është i bereqetshëm dhe shërim i çdo sëmundje

$
0
0

Uji i Zemzemit është një Shenjë nga shenjat e ALLAHUT Fuqiplot. Ky ujë vec është një nga shenjat e Fuqiplotit në këtë tokë. Fjalët e Resulullahut s.a.v.s. për këtë ujë janë të shumta, ne do ti përmendim disa nga ato fjalë që tregojnë vlerën e këtij uji dhe dobitë që ka me pirjen e tij dhe edukatën e pirjes së këtij uji. Pejgamberi a.s. e ka përshkruar ujin e zemzemit duke thënë:

“Me të vërtetë uji zemzemiit është i bereqetshëm dhe shërim i çdo sëmundje”. Transmetohet nga ibn Xhurejxh të ketë thënë kam dëgjuar se thuhet: “uji më i mirë në tokë është uji i zemzemit”.

Transmetohet nga Xhabir bin Abdullah të ketë thënë: “Uji I zemzemit është për qka te pini” dhe ka shtuar Darekatni “nëse pin prej tij për t’u shëruar me të, ka për të shëruar Allahu, nëse pin për t’u ngopur, do ngopesh me të dhe nëse pin për largimin e etjes, ka për ta larguar Allahu, dhe ajo është goditja e Xhibrilit në tokë me të cilen Allahu ia ka shuar etjen Ismailit.

Transmeton ibn Maxhe prej Muhamed bin Abdurrahman bin ebi bekr ka thënë: “isha ulur tek ibn Abasi i erdhi atij një njeri dhe i tha: prej ku erdhe? Tha prej zemzemit, tha a pine prej tij ashtu siq duhet? Tha po si? Tha nëse pin prej tij drejtohu kibles dhe përmende emrin e Zotit dhe pije tri herë me ndërprerje dhe mbushi brit me ta dhe kur ta përfundon falënderoje Zotin sepse pejgamberi a.s ka thënë: “Me të vërtet dallimi mes neve dhe munafikve(dyftyrsave) është se ata nuk pin shumë prej zemzemit”.

Sahabët, tabiinët dhe shumica e dijetarve të umetit dhe muslimanët në përgjithësi i kan dhënë rëndësi pirjes së shumtë të ujit të zemzemit dmth mbushjen e brive prej tij dhe e kan pi me njet të veqantë sepse lutja gjatë pirjes së ujit të zemzemit është e preferueshme (mustehab) ngase uji i zemzemit është për qka te pish, transmetohet nga xhabiri se ai ka bënte dua gjatë pirjes duke thënë:”O Zot unë po e pi kët ujë që t’ma largosh etjen ditën e kijametit”.

Transmetohet për ibn Abasin kur pinte ujë të zemzemit thoshte:”O Zot të lutem ty për dituri të dobishme dhe furnizim të gjer dhe shërim të qdo sëmundje”.

Kanë thënë disa dijetar se uji i zemzemit është zotëri i ujrave më i ndershmi dhe më i larti në pozitë dhe me i dashuri për shiprtrat dhe ka çmimin më të lartë dhe më i qmueshmi tek njerëzit.

Në vitin 1973 dhe 1980 është bër analiza e ujit të zemzemit dhe rezultatet kanë qenë te quditshme se uji I zemzemit është I pastër prej qdo lloji te ndytësirave. Uji zemzem konsiderohet prej ujrave mineral,përqindja e kriprave në minerale sillet prej 150-350 mgr ne litër,ndërsa në ujin e zemzemit arrin përqindja 2000 mgr në litër.Kriprat minerale më të shquarat në ujin e zemzemit janë: calcium, sodium, magnesium, botacium…

Konsiderohet uji I zemzemit prej ujrave më të pasura në botë që posedojnë elementin e kalciumit,përqindja e tij në zemzem është 200mlg në një litër,të vërtetën e tha Resulullahu kur tha: “Me të vërtet (zemzemi) është i bereqetshëm,ai është ushqyes”. Zbulimet shkencore bashkohore vërtetuan se sëmundjet e artiereve të zemres janë më të pakta tek ata të cilët pinë ujë të zemzemit,te vërteten e tha Resulullahu”shërim i çdo sëmundje”

Ujrat e gazuara që ndihmojnë tretjen e ushqimit konsiderohen ato ujra që përmbajn rreth 250 mlg në litër prej bikrobanteve,uji I gazuar më I njohur në botë është burimi “Ifjan”në Francë,ku arrin përqindja e bikrobantëve në të deri 357 mlg në litër,ndërsa uji I zemzemit përqindjen e bikrobantëve e ka 366 mlg në një litër,të vërtetën e tha Resululllahu s.a.v.s kur tha:”uji I zemzemit është për qfardo që e pin”.

Disa dijtar të mjeksis kanë thënë se ujrat minerale ndihmojnë në mjekimin e shumë sëmundjeve si:sëmundjet e reumatizmit,në tepricat e thatësirave në lukth,në sëmundjet kronike dhe vështirësive të tretjes,e tër kjo shërohet me një ndikim të lehtë ,të vërtetën e tha Resulullahu s.a.v.s kur tha:” “nëse pin prej tij për mu shëru me të ka met shëru Allahu,nëse pin për mu ngop ka me të ngop Allahu dhe nëse pin për me hek etjen ka me ta hek Allahu”.

Ndoshta Allahu xh.sh nuk e ka bër të ëmbël për shkak që të mos humb ëmbëlsia e adhurimit gjatë pirjes së tij,megjithatë shija e tij është e pranuar,të vërtetën e tha pejgamberi a.s:”Me të vërtet dallimi mes neve dhe munafikve(dyftyrsave) është se ata nuk pin shumë prej zemzemit”.

Tani pyesim: Cilat janë instucionet e shkencave botërore të cilat kanë qenë në kohën e pejgamberit a.s të cilat dhanë këto të vërteta të quditëshme për ujin e zemzemit dhe cilat janë organizatat për kërkime të specializuara të cilat arritën deri te këto rezultatet precize për këtë ujë dhe cilat janë ato lloje të analizave të cilat rezultuan përqindjen e kripërave minerale në ujin e zemzemit me një precezitet të lartë e në të cilat është mbështet pejgamberi a.s për t’na treguar për këtë ujë të bereqetshëm? Ai është shpallja,”Dhe ai nuk flet nga mendja e tij, ai (kurani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpalllet”.

Ka thënë ibn Kajimi:”E kam provuar ujin e zemzemit për tu shëru dhe jam shëru prej disa sëmundjeve dhe jam pastru me lejen e Zotit, dhe kam pa të atillë të cilët e përdorin ujin e zemzemit si ushëqyes me ditë të tëra deri në gjysmë muaji apo më shumë dhe nuk ishin të uritur e bënin tavaf me njerëzit e tjerë, agjëronin etj…

Lusim Allahun xh.sh t’na shuan etjen prej burimit të pejgamberit a.s ne ditën e kijametit,ditën e etjes më të madhe,pirje që nuk do t’na kap etja kurrë pas saj…

19 ajete 19 nyje

$
0
0

Transmetohet nga Abdullah Ibën Abas Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili thotë:

Duke qenë i sëmurë rëndë i Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i erdhën dy melek, njëri i qëndroi te koka e tjetri te këmbët i cili e pyeti atë që qëndroi te koka: Prej çka është i sëmur? Ai i përgjigjet: E ka goditur magjia. Ky e pyet: kush i ka bërë magji? Ai i përgjigjet: Lebid Ibën Asem i cili ishte hebre. Ky e pyet: Ku është magjia? Ai i përgjigjet: Te një pus i njohur nën pllakën e gurit. Ata shkuan te pusi hoqën ujin ngritën pllakën e gurit dhe nxorën magjinë dhe e dogjën. Në te ka pasur njëmbëdhjetë nyje dhe pasi që i zbritën këta dy sure të cilat përmbajnë njëmbëdhjetë ajete, çdo ajet që lexonte zgjidhej një nyje derisa u zgjidh e gjith magjia dhe u shkatërrua.

ÇFARË ËSHTË RUKJE? A e ke ditur ?

$
0
0

ÇFARË ËSHTË RUKJE?

Rukje do të thotë leximi i disa Ajeteve Kuranore me NIJET SHËRIMI kështu që duhet patur parasysh se Kurani është Libër Hyjnor dhe i Shenjtë sepse është Fjala e Krijuesit Absolut prandaj nëpërmjet Kuranit Allahu Xh. Sh. zbret (çon) shërim për besimtarët dhe për çdo krijesë që Ai dëshiron. Duhet theksuar se i tërë Kurani është shërues

Rukje Speciale – Shërim me Kur’an kundër Mësyshit dhe Magjisë – Saad Al Ghamdi

Zemra nuk do të arrijë qetësinë,rehatinë,dhe stabilitetin përveq se me vendosjen e lidhjes me Zotin

$
0
0

Në këtë është i fshehur sekreti i madh i imanit,e ajo është se zemra nuk do të arrijë qetësinë,rehatinë,dhe stabilitetin përveq se me vendosjen e lidhjes me Zotin.Gjithçka që kërkohet dhe duhet jashtë All llahut në realitet kërkohet dhe duhet për diçka jashtë kësaj,ndërsa vetëm një duhet dhe kërkohet për vetveten.

Ajo është dashuria ndaj Atij tek i Cili është përfundimi.Është e pamundur që fundi të jetë te dy veta,ashtu siç është e pamundur që fillimi I krijimit të krijesave të fillojë prej dy vetave.Ai,të cilit dashuria,dëshirat,dashjet dhe nënshtrimi i tij përfundojnë të dikush tjetër përveq All llahut,me të vërtetë të gjitha do t’i dështojnë dhe do t’i shkatërrohen në atë moment kur të ketë nevojë më shumë.Ndërsa ai,dashuria e të cilit,frika,shpresa dhe qëllimi janë për All llahun e Lartësuar,do të realziojë mirësinë e tij të përhershme,ëmbëlsinë,gëzimin dhe lumturinë.

“Thesari i Diturisë” Ibën Kajim el-Xhevzi


Magjija mund të ndikojë tek fëmijët – Ja simptomat ne shume raste

$
0
0

Magjija mund të ndikojë tek fëmijët – Ja simptomat ne shume raste

Mosbindja e fëmijëve

Magjia që ndikon te fëmijët më së shumti ka ndikim në sjelljen e tyre dhe studimet. Fëmija vazhdimisht do të futet në ligësi dhe nuk do të ndalet me ndonjë dënim; ai vetë nuk e kupton se çfarë po i ndodhë atij dhe ndjehet fatkeq dhe i paaftë për ndonjë sjellje të mirë.

Vajin e ullirit pijeni dhe lyhuni me të, sepse ai del nga një pemë e begatë

$
0
0

Argumentet që tregojnë se pema e ullirit është një pemë e begatë.

Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu është dritë e qiejve dhe e tokës. Shembulli i dritës së Tij i ngjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërues e që ndizet nga (vaji i) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet, as i lindjes, as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri.” (En Nur, 35)

Ebu Usejd Ensari, radijallahu anhu, transmeton se i Dërguari i Allahut, alejhi selam, ka thënë: “Vajin e ullirit pijeni dhe lyhuni me të, sepse ai del nga një pemë e begatë.” (Tirmidhiu, Ahmedi, Hakimi)

Gjithashtu, i Dërguari i Allahut, alejhi selam, në një transmetim tjetër ka thënë: “Vajin e ullirit përdoreni në vend të gjellës.” (Ibn Maxhe)

Kurse në një transmetim të Daremiut, profeti, alejhi selam, ka thënë: “Vajin e ullirit pijeni, sepse ai është i begatë.”

Dobitë:

Duke përmendur mirësitë që u ka dhuruar njerëzve, Allahu thotë: “Dhe (krijuam) trupa drunjsh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajëra dhe gjellë për ngrënësit,” (El Mu’minun, 20)

Begatitë dhe dobitë e pemës së ullirit janë të shumllojshme. Ajo është një pemë me fryte të ngrënshme; prej saj nxirret vaj që përdoret për gjellë, për lyerje dhe për ndriçim. Vaji i ullirit është vaji më i pastër dhe ka shumë dobi mjekësore. Druri i kësaj peme përdoret për zjarr.

“Kërkimi i begatisë” – Nasir ibn Muhamed el Xhedi

Duaja e Profetit a.s për gjendjen e shqetësimit dhe dëshpërimit

$
0
0

Ndiheni pa të ardhme, të dështuar dhe të rrënuar…

Këto janë disa nga termat e përdorur për të përshkruar ndjenjën e mungesës së shpresës dhe të dëshpërimit që mund të përfshijë edhe më optimistin ndër ne në çaste të caktuara të jetës së tij. Sidoqoftë, kur trishtimi, zymtësia dhe pakënaqësia shndërrohet në përbërës të përhershëm të jetës tonë, kur krijon ndjesinë e mungesës së shpresës, të pafuqisë dhe parëndësisë, kur ndikon në aftësinë tonë për të punuar, studiuar, ngrënë, fjetur, dhe shoqëruar me njerëzit, atëherë mund të jemi duke vuajtur nga nivele dëshpërimi tej normales, ndryshe të quajtur depresion.

Profeti Muhamed a.s na ka mësuar një dua kundër dëshpërimit, që me një lakonizëm të mahnitshëm, shpërfaq edhe pasojat e depresionit akut.

Duaja është kjo: “O Allah, kërkoj mbrojtjen tënde nga ankthi, trishtimi, paaftësia, plogështia, përtacia, burracakëria, kurnacëria, shfrenimi dhe teprimi, nga borxhet dhe nënshtrimi.”

Kjo dua trajton 8-të gjendje emocionale që shkaktojnë brengosje të thellë:

Ankthi: Një re e pashpjegueshme dhe e vazhdueshme shqetësimi, frike, një parandjenjë sikur diçka e keqe do të ndodhë. Ndihesh i shqetësuar, nuk gjen qetësi dhe të duket sikur gjendesh në prag të një humnere në të cilin mund të përfundosh nga çasti në çast.

Trishtimi: Një gjendje brengosjeje që të shkërmoq trupin dhe mendjen. Fillon të besosh se është pothuajse e pamundur të jesh i lumtur. Ndihesh sikur nuk respektohesh dhe nuk duhesh nga askush.

Një ndjesi padobishmërie: Një ndjesi pafuqie dhe mungese shprese. Një pikëpamje e zymtë –  asgjë s’do të përmirësohet dhe asgjë s’mund të bësh për të përmirësuar situatën tënde. Ke ngecur në gjendje viktimizimi. Kjo të ul nivelin e tolerancës. Gjithçka dhe gjithkush përreth të shkakton acarim nervor.

Përtaci/plogështi: Asgjë s’të intereson dhe asgjë nuk të tërheq. Ndihesh i plogët, i amullt dhe i shteruar fizikisht. I gjithë trupi të peshon më rëndë dhe punët e vogla janë akoma më rraskapitëse si dhe kërkojnë më shumë kohë për t’u kryer.

Burracakëri: Të mungon vetëbesimi. Përjeton një ndjesi të thellë pavlefshmërie dhe fajësie.

Kurnacëri: Nuk të intereson mirëqenia e të tjerëve. Je shumë i fokusuar dhe angazhuar në zymtësinë dhe gërnjarinë tënde për të menduar për lumturinë e të tjerëve.

Borxhi mbytës: Ke vështirësi të përqendrohesh, të marrësh vendime, derisa çorganizohesh financiarisht me shpresën për të “blerë” daljen nga gjendja e mjerueshme në të cilën ndodhesh. Sjellja jote i ngjan dikujt që do të arratiset.

Nënshtrimi ndaj njerëzve: Gjendesh nën kontrollin dhe varësinë e njerëzve të tjerë. Ndihesh i shtypur nga njerëzit që ke përreth. Nuk ke më besim në vetëvete dhe në mungesë të rrugëdaljes ndihesh i detyruar të dorëzosh lirinë tënde.

Muslimani duhet gjithmonë të mendojë më të mirën për Allahun. Ai duhet të përpiqet të bëjë më të mirën dhe të presë rezultatin më të frytshëm: që Allahu do të pranojë punët e tij të mira; që Allahu do ta falë me mëshirën e tij; që Allahu do ta bekojë që të jetojë dhe të vdesë si besimtar.

PROFETI MUHAMED, PAQJA QOFTË MBI TË, THOTË:

“Asnjëri nga ju nuk duhet të vdesë veçse duke qenë shpresëplotë dhe duke menduar më të mirën për Allahun.”(Muslimi)

Sfida jonë është që, duke pasur parasysh rrethanat, të bëjmë më të mirën që mundemi, me bindjen e patundur se gjithçka që na hidhëroi, ishte e pashmangshme sepse kështu ishte shkruar, dhe çfarëdo që na shmanget, u shmang sepse nuk ishte e shkruar që të na ndodhte. Ne besojmë se jeta jonë shpaloset në përputhje me vullnetin e Allahut!

“S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahfûdh) më parë se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë!” (Kur’ani 57:22)

Allahu na dhëntë forcë dhe dhunti ta shndërrojmë ankthin, frikën dhe shqetësimet në mundësi për t’u lutur dhe për t’u kthyer tek Allahu me pendim të sinqertë. Amin!

 

Sihri për ndarje të çifteve ,ja simptomat

$
0
0

Sihri për ndarje të cifteve ,ja simptomat

Prishja (divorci) e martesës

Kjo është prej problemeve më të shpeshta, Allahu na ka dhënë një shembull se sa shumë të këqija mund të vijnë nga magjia:”…E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet(…)” El-Bekare, 2/102.

Dy simptome janë veçanërisht dëshmi e këtij lloji të magjisë: Gruaja nuk mundet më të ketë mardhënie seksuale e as të gjejë kënaqësi seksuale; çifti nuk ka asnjë arsye për këtë, duke dashur njëri-tjetrin kur janë larg njëri-tjetrit dhe duke u zënë shpejt pasi bashkohen përsëri.Këto simptoma do të ndodhin papritur pas një periudhe të jetës normale të përbaskët apo madje edhe para fillimit të jetës së përbashkët.

Përleshjet e zakonshme janë të ndryshme nga ato të ndikuara si shkak i magjisë pasi ato janë të bazuara në të kuptuarit e vërtetë dhe të arsyeshëm që mund të trajtohen nëpërmjet arsyetimit dhe dialogut.Dy simptomat e përmendura më parë janë shumë karakteristike për magji.Magjia nuk përjashton problemet reale brenda çiftit, por ajo do të bëjë të pamundur për të zgjidhur ato në mënyrën e duhur.Përfundimisht, në qoftë se asgjë nuk është bërë për ta ndaluar atë, mosmarrëveshjet mund të përkeqësohen dhe do të përfundojnë deri në shkatërrimin e dashurisë brenda çiftit, duke arritur në një pikë pa kthim – veçanërisht nëse familjet përzihen.

Prandaj është e rëndësishme për të diagnostikuar magjinë sa më herët të jetë e mundur.
Për më tepër, magjia mund të përdoret për të parandaluar gruan që ka fëmijë ose njeriu që ka marrëdhënie seksuale. Kjo mund të ndodhë në mënyra të ndryshme: gruaja nuk ka periudha apo nuk kapur shtatzëni fare ose ajo është viktimë e dështimeve pas disa ditëve ose muajve të shtatzënisë, ose foshnja i vdes para lindjes; burri nuk ka asnjë ereksion ose e humbë atë kur i afrohet gruas së tij apo madje edhe gjatë mardhënieve seksuale, që është më e keqja.

Magjia mund te shkaktoje semundje si sterilitetin e femrave dhe impotencën seksuale të meshkujve, kancer, hemofili, diabetin, ujë në mushkëri, humbjen e flokëve , ekzemë psoriasisin

$
0
0

Magjia mund te shkaktoje semundje si sterilitetin e femrave dhe impotencën seksuale të meshkujve, kancer, hemofili, diabetin, ujë në mushkëri, humbjen e flokëve , ekzemë psoriasisin

Problemet në shëndet

Magjia mund të shkaktojë shqetësime të rënda shëndetësore. Ne kemi përmendur sterilitetin e femrave dhe impotencën seksuale të meshkujve. Mund gjithashtu të shkaktojë kancer, hemofili, diabetin, ujë në mushkëri, humbjen e flokëve dhe ekzemë ,psoriasisin, sipas dijes time është vetëm për shkak të magjisë.
Mjekët nuk e kuptojnë mekanizmin e saj dhe nuk kanë trajtim të duhur për të.

Përgjigjet mjekësore janë:
• “Asgjë e parregullt në trup, gjithçka është në rregull”. Por personi vazhdon të vuajë.
• “Ka një problem, por ne nuk kemi parë një të tillë kurrë.”
• “Është stresi”, dhe ata përshkruajnë droga antidepressant që nxisin një problem tjetër, pa zgjidhjen e atë të mëparshmin .
• “Ju keni sëmundje të tillë apo të këtillë, por ne nuk e kuptojmë se si erdhi deri te kjo.”
• Në të gjitha rastet, nuk ka asnjë trajtim ose trajtimi nuk është efektiv.

7 forma se si të ruhesh nga e keqa dhe shejtani

$
0
0

1. Leximi i ajetit kursij kur shkon për të fjetur.
Allahu të mbron ty dhe nuk të afrohet shejtani derisa të zgjohesh dhe siç është transmetuar se ajeti kursij është mirë të thuhet pas çdo namazi farz.

2. Leximi i sures El-Bekare.
Në të vertetë shejtanët largohen në atë shtëpi në të cilën lexohet surja El-Bekare.

3. Leximi i dy ajeteve të fundit të sures El-Bekare, Allahu e mbron atë që i lexon ato nga çdo gjë e keqe.

4. Dhikri (përmendjet) i mëngjesit dhe i mbrëmjes, përmendja e Allahut kur hyn dhe del nga shtëpia, dhikri kur hypë në automjet, dhikri kur hyn dhe del nga xhamia, përmendja e Allahut në fillim dhe në fund të ushqimit etj.

5. Mbrojtja e fëmijëve nga shejtani siç veproi Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) me Hasanin dhe Husejnin që tha: “Kërkojë mbrojtje nga Allahu për ju të dy nga vdëmi i çdo magjistari dhe nga dëmi i syrit të keq.”

6. Përmendja e shpeshtë e dhikrit:

“Eudhu bi kelimetil-lahit-tammati min sherri ma halaka.”

(Kërkojë mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga sherri (e keqja) qð ka krijuar).

Kudo që të jesh vëllai im musliman dhe motra ime muslimane në makinë, në punë, në shkretëtirë, në mal, në avion, kur zbret në ndonjë qytet; mos harro ta bësh dhikër madhështor.

7. Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) thotë: “Kush thotë njëqind herë në mëngjes: La ilahe il-All-llahu uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehl-hamdu ue hue ala kul-li shejin kadir.

(Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut që e meriton me të drejtë të adhurohet, Një i Vetëm dhe i Pashokë.
Atij i takon sundimi dhe lavdërimi.
Ai është i Plotëfuqishëm mbi çdo send).
Është sikur ai ka liruar dhjetë robër, dhe i shkruhen atij njëqind të mira dhe i fshihen njëqind të këqija dhe është i ruajtur nga shejtani gjatë gjithë ditës deri në darkë dhe nuk është më i miqë se ai askush përveç atij që e thotë më shumë këtë dhikër.”

Autor: Munira Bintu Abdul Aziz Et-Turkij
Marrë nga libri: “Kejfe tetekhalesu min es-sihr.”/xhamiambret/

Ne mjalte njerezit gjejne sherim

$
0
0

Mjalti

Nje tjeter shembull i asaj qe dikush pret te gjeje ne nje “liber te vjeter” qe flet per shendetin apo kurimin e semundjeve, jane mjekimet apo kurimet te cilave u ka kaluar koha. Shume burime historike trensmetojne qe Profeti (as) ka dhene keshilla mbi shendetin dhe higjenen, megjithate shume nga keto keshilla nuk jane te perfshira ne Kur’an. Ne pajme te pare, per nje jo-musliman, ky duket si nje perjashtim neglizhent. Ata nuk mund ta kuptojne perse Allahu nuk do te “perfshije” keto informacione me vlere ne Kur’an.

Disa Muslimane perpiqen ta shpjegojne kete mungese me argumentet e meposhtme: “Megjithese keshillat e profetit ishin te qendrueshme dhe te aplikueshme ne kohen ne te cilen ai jetonte, Allahu me dijen e Tij pa kufij e dinte qe do te vinte nje kohe kur zbulimet e reja mjeksore dhe shkencore do ti benin keshillat e profetit te dukeshin jashte kohe. Kur u bene zbulime te reja, njerezit do te thonin qe keto zbulime bien ne kontradikte me keshillat e Profetit. Per kete, perderisa Allahu nuk do te lejonte asnje shans per jo-muslimanet te thonin qe Kur’ani bie ne kontradikte me vetveten apo me mesimet e Profetit (s), Ai perfshiu ne Kur’an nje informacion qe do ti rezistonte koherave.” Megjithate, nese do te ekzaminonim realitetin e vertete te Kur’anit persa i perket ekzistences se tij si nje revelate qiellore, do te vinim re qe i gjithe problemi do te qartesohej, dhe gabimi i ketyre lloj argumenteve do te behej i qarte dhe i kuptueshem.

Duhet te kuptohet qe Kur’ani eshte nje revelate nga Zoti, dhe si i tille, i gjithe informacioni qe perfshihet ne te ka nje origjine te tille. Allahu e zbriti Kur’anin nga Vetja e Tij. Ato jane fjalet e Allahut, te cilat ekzistonin qe para krijimit, dhe per kete asgje nuk mund te shtohet, hiqet apo ndryshohet. Ne thelb Kur’ani ekzistonte dhe ishte i kompletuar perpara ardhjes se Profetit Muhamed (as), keshtu qe nuk ka sesi te perfshije ndonje fjale apo keshille te vete Profetit. Perfshirja e nje informacioni te tille do te binte ne kundershtim te hapur me qellimin per te cilin Kur’ani ekziston. Ajo do te tundte autoritetin e tij dhe do ta bente ate jo-autentik si nje revelate nga Zoti.

Si rezultat i kesaj, ne Kuran nuk perfshihen “mjekimet popullore”, te cilat nuk mund te konsideroheshin te kohes; po ashtu ne te nuk perfshihen mendimet e njeriut persa i perket asaj qe eshte e vlefshme per shendetin, cili ushqim eshte i mire per t’u konsumuar, apo cfare do ta kuronte kete apo ate semundje. Ne fakt, Kur’ani permend vetem nje produkt i cili sherben si trajtim mjekesor i cili nuk eshte kundershtuar nga askush. Thuhet qe ne mjaltin njerezit gjejne sherim. Dhe sigurisht, nuk besoj se do te jete dikush qe do ta kundershtoje kete.


Nëse dikë e zë stresi dhe dëshpërimi thuaje këtë lutje

$
0
0

Thuhet në një hadith të saktë te “Sahihul Buhari” se i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) tregon se Zoti ka thënë: “Gjëja më e mirë, me të cilën me afrohet robi është me detyrën që ia kam ngarkuar. Vazhdon robi Im të më afrohet me falje vullnetare deri sa ta dua. Nëse Unë e dua, bëhem dëgjimi i tij, shikimi i tij, dora e tij me të cilën ai shtrëngon dhe këmba e tij me të cilën ai ecën (me Mua dëgjon, me Mua shikon, me Mua shtrëngon dhe me Mua ecën). Nëse më kërkon, i jap, nëse më kërkon ndihmë e ndihmoj. Nuk nguroj për asgjë ashtu siç nguroj për marrjen e shpirtit të robi Tim besimtar, i cili e urren vdekjen, por edhe Unë nuk dua që t’i bëj keq, por nuk ka ku shkon pa të.” (6502)

Thuhet në një hadith të saktë: “Nëse dikë e zë stresi dhe dëshpërimi dhe thotë: O Allah! Unë jam robi Yt, i biri i robit Tënd dhe i robëreshës Tënde. Udhëzimi im është në dorën Tënde, mbi mua zbatohet vendimi Yt dhe Ti je i drejtë në gjykimin Tënd. O Allah, të lutem me çdo emër Tëndin, që e ke quajtur Veten, që ia ke mësuar ndokujt prej krijesave të Tua, që e ke zbritur në librin Tënd apo që e ke mbajtur të fshehur në diturinë Tënde, bëje Kuranin pranverë të zemrës sime dhe dritë të shpirtit tim! Bëje atë largues të dëshpërimit dhe të stresit tim!”

Dikush e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, a ta mësojmë këtë dua’?”

Profeti (s.a.v.s) u përgjigj: “Po! Ai që e dëgjon, duhet ta mësojë atë.” [Transmeton Ahmedi (391, 452/1), Ibn Hibani (972), Et-Tebarani te “El-Kabir” (10352), El-Hakimi (509/1), Ebu Ja’la (5297) nga Ibn Mesudi me zinxhir transmetuesish të saktë.

Kjo është duaja e një njeriu që është në vështirësi

$
0
0

Ibn Ebu Ed-Dunja përmend një hadith të transmetuar nga Enes Bin Maliku, i cili tregon: “Një tregtar prej ensarëve, i quajtur Aba Mi’lak, blinte dhe shiste mallra duke përdorur paratë e tij dhe të njerëzve të tjerë. Ai ishte njeri i mirë dhe i frikësohej Allahut. Njëherë, kur po merrej me punën e tij të zakonshme, përpara i doli një hajdut i armatosur, që i tha ‘Lëre këtu gjithçka që ke me vete, sepse do të të vras!’ Aba Mi’laku i tha: ‘Me paratë bëj ç’të duash, por me jetën time çfarë kërkon?”

Burri i armatosur iu përgjigj: ‘Paratë janë të miat, por dua edhe jetën tënde!’

Aba Mi’laku tha: “Nëse është kështu puna, më lër të paktën të fal katër reqate namaz!”

Burri i tha: “Falu sa të duash.”

Kështu, Aba Mi’laku mori abdes e më pas fali namazin. Në sexhden e fundit, ai bëri një dua’ me këto fjalë ‘O i Dashur! O Zot i Arshit krenar! O Ti që bën atë që dëshiron! Të lutem, me krenarinë Tënde të pafund, me pronën Tënde të pashtershme, me dritën Tënde që mbush Arshin, më largo nga e keqja e këtij hajduti! O Ti, prej të Cilit kërkojmë ndihmë! Më ndihmo!’ Ai e përsëriti këtë dua’ tri herë. Papritur, aty erdhi një kalorës i cili kishte një shtizë të vendosur midis veshëve të kalit të tij. Sapo e pa, hajduti rendi ne drejtim të tij, por kalorësi e vrau. Më pas, ky i fundit u drejtua drejt Aba Mi’lakut dhe i tha: “Ngrihu!”

Aba Mi’laku e pyeti: “Kush je ti, të paça në vend të nënës dhe babait?! Allahu më ka ndihmuar sot me ty!” Kalorësi u përgjigj: “Unë jam një engjëll nga qielli i katërt. Kur bëre dua’në e parë, dëgjova zhurmën e dyerve të qiellit. Pasi bëre dua’në e tretë, m’u tha “Kjo është dua’ja e një njeriu që është në vështirësi.” Kështu, iu luta Allahut të ma ngarkonte mua vrasjen e tij (hajdutit).” El-Hasani thotë: “Atij që merr abdes, fal katër reqate e më pas bën këtë dua’ do t’i vijë patjetër përgjigja, qoftë hallexhi ose jo.”

All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me Xhennet. Luftojnë në rrugën e All-llahut, mbysin dhe mbyten. (All-llahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kur’an. E kush është më zbatues i sigurt i premtimit të vet se All-llahu? Pra, gëzonju tregtisë që bëtë me Të. Ky është sukses i madh.

15 mënyra për ta fituar zemrën e burrit

$
0
0

Si gra, ne dëshirojmë të kemi një lidhje të thellë emocionale me bashkëshortin. Ne duam të jemi të dashura dhe te perkedhelura.

Bërthama jonë e brendshme është e mbushur me kënaqësi dhe lumturi kur ndihemi të kuptuara dhe vlerësuara. Lista e tipareve që ne dëshirojmë t’i ketë burri ynë është e lehtë, por nxjerrja e më të mirave prej tyre do shumë përkujdesje.

Ne duhet të ushqejmë bashkëshortin tonë me dashuri, mbështetje dhe mirëkuptim. Pra, këtu janë 15 mënyra për të fituar zemrën dhe vëmendjen e burrit tuaj.

  1. Vishuni këndshëm / jini tërheqëse. Shumica e grave vishen siç duhet kur dalin jashtë dhe në shtëpi veshin rrobat më të këqija… Ju duhet të visheni në atë mënyrë që burri juaj të ndihet mirë kur të ju shikoj.
  2. Thuaj faleminderit me buzëqeshje. Kur bashkëshorti juaj bën një punë të shtëpisë, falenderojeni me të vërtetë. Ai do të dijë se ndihma e tij nuk merret si “obligim”, por vlerësohet edhe më shumë.
  3. Prite në derë kur të vijë në shtëpi, sikur të ishit duke e pritur nga një udhëtim i largëtr. Buzëbuzeqeshi dhe përqafoje.
  4. Përgatit ose porosit ushqimin e tij të preferuar. Pasi të kthehet në shtëpi nga puna në një ditë të zakonshme, befasoni burrin tuaj me darkën e tij të preferuar. Ai jo vetëm që do të jetë i kënaqur që të ketë ushqimin që i pëlqen më së shumti por do të vlerësojë kohën dhe përpjekjet që ju kaloni për përgatitjen e ushqimit të tij.
  5. Mos i shtroni të gjitha problemet tuaja me burrin tuaj sapo ai të hyjë në shtëpi. Jepini atij një pushim të vogël mendor.
  6. Mos e mundo duke i kërkuar atij, “çfarë po mendon?” … sepse për dallim nga gratë, mendimet e burrave janë aq të rastësishme sa rezultatet e një kërkimi në Google.
  7. Silluni mirë me nënën tuaj në të njëjtën mënyrë sic ju dëshironi që burri juaj të jetë i sjellshëm me nënën tuaj. Trajtojini vëllezërit e motrat e tij si të tutë dhe babanë e tij si tuajin, dhe ju do të shihni se sa do t’ju respektojë.
  8. Lavdërojeni për gjërat ku ai ndihet i pasigurtë. Kjo do të ndërtojë vetëbesimin e tij.
  9. Nxiteni që të bëjë vepra të mira.
  10. Nëse ai është i zemëruar me ju dhe fillon të bërtasë, lëreni sa të qëtësohet. Pastaj do të shihni se lufta do të përfundojë shumë më shpejt. Pastaj, kur ai është i qetë, mund t’i tregoni anën tuaj të tregimit dhe si dëshironi që ai të ndryshojë diçka.
  11. Tregoni burrit tuaj se e doni shumë, dhe thuajeni këtë shpeshherë.
  12. Bëji dhurata. Edhe nevojat e tij mund të jenë dhurata.
  13. Dëgjoni me vëmendje. Kur burri juaj shpreh një mendim, kushtoji vëmendje. Kjo tregon se ju e respektoni atë dhe pikëpamjet e tij.
  14. Lëreni të dalë me miqtë e tij, veçanërisht nëse janë njerëz të mirë. Nxiteni që ai të dalë, kështu që ai nuk ndihet “i bllokuar” në shtëpi.
  15. Përdorni kohën tuaj me mençuri dhe organizoni gjërat. Nëse jeni shtëpiake, merrni mësime online dhe aktivizohuni në komunitetin tuaj. Kjo do t’ju bëjë të lumtur dhe një bonus tjetër është se e impresiononi burrin tuaj. /MESAZHI/

RUKJE KUNDËR BRENGAVE APO DJERSITJES NË GJUMË.

$
0
0

RUKJE KUNDËR BRENGAVE APO DJERSITJES NË GJUMË


100 herë në mëngjes thuje këtë

$
0
0

La ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-Mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir.
(100 herë në mëngjes).

S’ka të adhuruar përveç All-llahut, Një dhe i pashoq, Atij i takon sundimi dhe lavdërimi. Ai është i plotfuqishëm mbi çdo send.

Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Kush e thotë këtë 100 herë në ditë; ka shpërblimin sikur ti ketë lirua 10 robër. Atij ishkruhen 100 të mira, ifshihen 100 mëkate (gjynahe) dhe është i mbrojtur nga djalli deri në mbrëmje, askush nukka vepruar më mirë se ky person, me përjashtim të atij që ka vepruar më tepër”.

(Buhariu 4/95 dhe Muslimi 4/2071).

Viewing all 2650 articles
Browse latest View live


Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>