Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all 2650 articles
Browse latest View live

Ky gjum (kajlulja), rinovon fuqine mendore dhe trupore

$
0
0

Gjumi i Kajlules (para apo pas drekes):

Gjum i shkurter i cili behet pak para namazit te drekes ose pas tij. Percillet te kete qene praktike e Profetit (alejhi selam), sic eshte transmetuar ne ndodhine e gjumit te tij ne shtepine e Enesit (radija Allahu anhu). Gjithashtu eshte saktesuar nga Sehl bin Seadi se ata (te paret tane) e praktikonin gjumin e kajlules ne diten e xhuma, pas faljes se xhumase.

Ky gjum (kajlulja), rinovon fuqine mendore dhe trupore, ndihmon ne faljen e namazit te nates, veçanerisht ne stinen e veres. Ruan nga infarktet e zemres siç eshte pohuar ne disa studime bashkohore. Pelqehet qe ky gjum mos te zgjase me shume se 20 min, e nese i kalon 40 min, atehere mund te shkaktoje djersitje gjate nates.


Problemet gjinekologjike që mundë tē trajtohen me Hixhame:

$
0
0

Problemet gjinekologjike që mundë tē trajtohen me Hixhame:

~Gjakderdhjet vaginale (hemorragjitë e ndryshme të cilat shfaqen si rrezultat i faktorëve të shumtë)
~Kruarjet e mbrendëshme vaginale dhe sekrecjonet me erë ose pa erë,
~Dismenorrea (dhimbjet menstruale)
~Infeksjonet e shumta qe përcillen me: erë të keqe, irritimi, kruarja, ndjesi djegie, skuqje përreth vaginës, deri në djegie urine dhe urinim të shpeshtë.
~ Problemet me cista
~Stimulimin e vezoreve
~Problemet me tubat fallopit
~Lehtësimin e gjendjes menopauzale ( e cila shfaqet me: stres, ankth, pagjumësi, lodhje, gjendje depresive, djersitje, nervoz etj)
~Çrregullimen menstruale
~ Freskimin e vezoreve
~ Parandalimin e kancerit në qafen e mitres etj.

Përgatiti Inf.Qendresa Paqarizi (E qertifikuar për Hixhame)

Duaja e pranuar në ditën e mërkurë

$
0
0

Duaja e pranuar në ditën e mërkurë

Xhabir bin Abdullah  tha:
“I Dërguari i Allahut  iu lut Allahut  në këtë xhami (Mesxhid el-Fet’h) të
hënën, të martën dhe të mërkurën. Duaja e tij u pranua në ditën e mërkurë,
mes namazit të drekës dhe të ikindisë.”
Xhabir  tha:

“S’ka pasur diçka të rëndësishme për mua, përveçse e kam lutur Allahun mes
drekës dhe ikindisë, duke e ditur se Ai do të më përgjigjet.”
Shejh Husejn Awejeshe tha në shpjegimin e tij të Sahih Edeb el-Mufred:

“’I Dërguari i Allahut  iu lut Allahut  në këtë xhami (Mesxhid el-Fet’h) të
hënën, të martën dhe të mërkurën.’ Mesxhid el-Fet’h është një xhami në anën
lindore të një rrafshnalte. Njeriu mund të ngrihet deri te kjo xhami me anë të
dy rrugëve: nga lindja dhe nga veriu. Këto janë të dhëna të përgjithshme rreth
Mesxhid el-Fet’h. Po ashtu, është thënë se Mesxhid el-Fet’h është Mesxhid
Ahzab apo një xhami në një tokë të lartësuar. (Fedl 2/174)

‘Duaja e tij u pranua në ditën e mërkurë, mes namazit të drekës dhe të
ikindisë.’ Shejh Albani komentoi këtë duke thënë:
‘Sikur ky Sahab të mos na tregonte se pejgamberi  bëri dua gjatë këtij
intervali kohor, ne s’do ta dinim. I pranishmi dëshmon për atë që i munguari
s’mundet. Ky hadith ka një domethënie të rëndësishme, meqë Xhabiri
përcolli saktësisht kohën kur u pranua duaja, çka tregon se duaja e të
Dërguarit  mori përgjigje në atë interval kohor të ditës së mërkurë.
Rrjedhimisht, Xhabiri nisi të vepronte njësoj siç pa pejgamberin  të bënte në
ditën e mërkurë, mes drekës dhe ikindisë.’

Burimi për recetën e mënjanimit dhe shfuqizimit të magjisë

$
0
0

Burimi për recetën e mënjanimit dhe shfuqizimit të magjisë është transmetuar
autentikisht nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) në el-Buhari [nr.5765] kur ai
[sallallahu alejhi ue selam] e largoi magjinë që i ishte bërë atij nga Lubeid Ibn E’sem, një
njeri prej Benu Zurejk i cili ishte aleat i Çifutëve, ndërsa gjendej në mesin e muslimanëve
si hipokrit.

Magjia qe vendosur në krehësin e tij dhe në qimet në krehër – që janë qimet
që bien nga koka apo mjekra gjatë krehjes – në lëkurën e polenin të palmës mashkullore
të hurmës nën gurin e bunarit – që është një gur i cili vendoset në maje të bunarit dhe
s’mund të çrrënjoset, dhe nganjëherë gjendet në fund të bunarit – në bunarin e
Dheruanit. Kështu që Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] vazhdoi deri te bunari
gjersa e mënjanoi atë. Dhe ai [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:

“Ky është bunari që më
është treguar [në ëndërr]. Uji i tij dukej si ekstrakt i gjetheve të kanës dhe drunjtë e saj të
palmës dukeshin si koka djajsh.”

A të të mësoj dy sure që janë dy suret më të mira që njerëzit i lexojnë?

$
0
0

Transmeton Imam Ahmedi nga Ukbe bin Amiri se (ky) ka thënë:

“Ndërsa po e udhëhiqja të Dërguarin e Allahut në një nga këto rrugë, ai tha:
“O Ukbe! A nuk do të kalërosh?” U frikësova se kjo do të konsiderohej si shenjë e
mosbindjes, kështu që i Dërguari i Allahut zbriti dhe unë kalërova për pak kohë.
Pastaj, ai kalëroi dhe tha:

“O Ukbe! A të të mësoj dy sure që janë dy suret më të mira që njerëzit i lexojnë?”
Unë i thash:“Gjithsesi, o i Dërguari i Allahut”. Dhe ai më mësoi:
“Thuaj: I mbështetem Zotit të Agimit (të më ruaj)” (113:1) dhe
“Thuaj: I mbështetem Zotit të njerëzve.” (114:1)

Pastaj u thirr ezani për namaz
dhe i Dërguari i Allahut u priu njerëzve dhe i lexoi ato në namaz. Pastaj, kur
kaloi pranë meje, më tha:

“Çmendon, o Ukbe? Lexoj këto dy sure sa herë që të shkosh për të fjetur dhe sa
herë të zgjohesh nga gjumi.”
Këtë hadith e transmetojnë En-Nesai dhe Ebu Davudi.

Sa herë që i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, vuante nga ndonjë sëmundje, ai i këndonte vetës këto sure

$
0
0

Transmeton En-Nesai nga Ibn Abis El-Xhuhani se i Dërguari i Allahut i ka thënë atij:
“O Ibn Abas! A të të tregoj për gjënë me të bukur me të cilën, ata që kërkojnë mbrojtje, e
përdorin për t’u mbrojtur?’ Ai u përgjigj: “Gjithsesi , o i Dërguari i Allahut!” Profeti tha:
““Thuaj: I mbështetem Zotit të Agimit (të më ruaj)” dhe “ Thuaj: I mbështetem
Zotit të njerëzve.”

Këto dy sure janë mbrojtja më e mirë. Imam Malik transmeton nga Aishja se, sa herë që i
Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, vuante nga ndonjë sëmundje, ai i
këndonte vetës Muaidhejtanen dhe frynte (mbi vete). Nëse sëmundja rëndohej, thotë
Aishja, atëherë unë i recitoja atij Muaidhejtanen, ia mbaja dorën e tij duke e fshirë trupin
e tij dhe duke kërkuar bekimin e këtyre sureve. Këtë hadith e transmetojnë Ebu Davudi,
Nesai dhe Ibn Maxhe.

Nga Ebu Seidi transmetohet se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem,
kërkonte mbrojtje kundër syrit të keq të njerëzve dhe të xhinëve. Por, kur Muaidhejtanet
u shpallen, atëherë ai la çdo lutje tjetër dhe lexonte këto. Këtë e transmetojnë Tirmidhiu,
Nesai dhe Ibn Maxhe. Trimidhiu thotë ky hadith është Hasen Sahih.

Më e mira që mundë të bëni për shëndetin tuaj!

$
0
0

Më e mira që mundë të bëni për shëndetin tuaj!

Hixhamja – Freskon organizmin, rrit imunitetin, stabilizon tensjonin, largon stresin, lodhjen, plogështin, marramendjen, forcon shikimin, largon dhe lehtëson dhimbjet e ndryshme në pjesë të caktuara të trupin, forcon memorien, ulë kolesterolin në gjak, pastron arteriet dhe venat e mëdha dh të vogla të gjakut, stimulon qarkullimin e gjakut, pastron venat limfatike dhe nyjet limfatike, absorbon toksinat dhe efektet e barnave nga trupi të cilat janë të vendosura në grumbullimin e gjakut mes lëkurës dhe muskujve, Stimulon të folurit, dëgjimin, thith acidet e tepërta nga trupi.
Zvogëlon përqindjen e uresë në gjak, shërim dhe lehtësim për shumë probleme shëndetësore!

Përgatiti inf.Qendresa Paqarizi( E Çertifikuar për Hixhame)

10 rregulla që përmbajnë lumturinë!

$
0
0

Mos u pikëllo, por lexoji këto rregulla që përmbajnë lumturinë!

Dije se nëse nuk jeton brenda kufijve të ditës sate, shpejt do të të shpërndahet mendja dhe do t`i tejkalosh caqet. Kjo do të thotë që nëse zgjohesh në mëngjes, mos e prit mbrëmjen dhe nëse është mbrëmje mos e prit mëngjesin.

 

2 – Harroje të djeshmen me gjithë cka pate, mos mbaj mërzin e asaj që kaloi, se është marrëzi.

3 – Mos u preokupo për ardhmërinë se ajo i takon botës së panjohur, deri sa të të trokas në derë mos mendo për të.

4 – Mos u dridh nga kritikat, por qëndro i paluhatshëm, dije se kritika peshon sa vlera jote.

5 – Të besosh në Zotin e Madhëruar dhe të veprosh punë të mira është kënaqësia më e madhe e kësaj jete.

6 – Kush dëshiron stabilizim, qetësi e pushim shpirtëror, le t`i përmbahet të përmendurit e Allahut xh.sh.

7 – Dije se cdo gjë që ndodh është e caktuar nga Allahu xh.sh

8 – Mos prit falënderim prej askujt.

9 – Mësoje shpirtin të ballafaqohet me fatkeqësitë.

10 – Ndoshta kjo që të ndodhi është më e dobishme për ty.


Aplikimi i Hixhames tek fëmijë!

$
0
0

Aplikimi i Hixhames tek fëmijë!

Shumë nga njerzit pyesin a mundë ta bëjnë edhe fëmijët hixhamen!? Cila është mosha ku mundë ta aplikojn fëmijët atë? Perse aplikohet hixhamja tek fëmijet!?

Nuk ka ndonjë problem që fëmijë ta aplikojn hixhamen ndërsa mosha kur mundë të fillojn ta praktikojn është që nga mosha 3 vjeqare, shkaqet e aplikimit te hixhames tek femijët janë të shumta ndër ta është!

~Urimini i pa vullnetshëm
~ngecjet në të folur( Belbëzimi)
~Stresi
~Agresivitet
~Hiperaktivitet
~ Moskoncentrimi në mësim
~Konstipacjoni(kapsllëku)
~Diarre(Barkëqitje)
~Problemet me apetitin
~Problmet me gjumin
~Alergjitë e ndryshme
~Bronhitisi
~Astma Etj.

Përgatiti inf.Qendresa Paqarizi( E çertifikuar pēr Hixhame)

Mënyra më e mirë për të shpëtuar nga fyti i acaruar dhe qelbëzuar pa përdorur antibiotikë

$
0
0

Zakonisht fyti i acaruar dhe me infeksion shkaktohet gjatë stinës së ftohtë të dimrit.

Ai shkakton dhimbje dhe ndjesinë e përflakur të tij.

Megjithëse ekzistojnë shumë medikamente që i vijnë në ndihmë këtij problemi, fakt është se ato mund të shkaktojnë edhe probleme anësore. Ja disa mënyra natyrale se si të mënjanoni grykët e acaruara dhe të qelbëzuara.

Mjalti:
është konsideruar si një nga “mrekullitë” e natyrës. Që kohë më parë mjalti ka qenë përdorur për grykët e acaruara. Merrni nga një lugë mjaltë dhe mbajeni në fyt disa sekonda pa e gëlltitur. Përsëriteni këtë procedurë 3 herë në ditë, derisa fyti të jetë shëruar tërësisht.

Uthull molle musht:
merrni një gotë ujë të ngrohtë dhe hidhni 2 lugë gjelle uthull molle musht. Përdoreni këtë lëng si gargare çdo ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Uthulla e mollës është shumë e dobishme për të trajtuar infeksionet. /Step To Health/

Hani dhe pini, por mos e teproni

$
0
0

Allahu i Lartësuar në një ajet kuranor ka thënë: “…Hani dhe pini, por mos e teproni…” (A’raf, 31).

Komentatori i njohur i Kur’anit, Kurtubiu i ka bërë një koment të shkëlqyer këtij ajeti, dhe pasi që përmend se ngrënia e tepërt është e papëlqyeshme fetarisht, ai prek edhe dobitë e të ngrënit pak, ku ndër të tjerash thotë: “Në të ngrënit e paktë ka shumë përfitime. Kjo bën që trupi i njeriut të jetë më i shëndetshëm, kujtesa më e mirë, të kuptuarit më i qartë, nevoja për gjumë më e paktë…”

Më pas, ai përmend dëmet e të ngrënit tepër:

“Në të ngrënit e tepërt ka tejmbushje të stomakut e prishje të ushqimit të patretur. Kjo shkakton sëmundje të ndryshme, kështu që personi në fjalë kërkon më shumë kurim sesa ai që ha pak.”

Disa mjekë thonë: “Kurimi më i mirë qëndron te vlerësimi i përshtatshëm i ushqimit që konsumohet.”

Pejgamberi ynë, Muhammedi a.s., e ka shpjeguar këtë në mënyrë të plotë, që është e njëjtë me fjalën e mjekëve, kur ai thotë: “Biri i Ademit nuk mund të mbush enë më të keqe sesa stomakun e tij. Është e mjaftueshme për birin e Ademit të hajë disa kafshata sa për ta mbajtur shpinën drejtë. Dhe nëse është e nevojshme për më shumë, atëherë të lërë një të tretën e stomakut për ushqim, një të tretën për ujë dhe një të tretën për ajër.

Misvaku brusha ideale për dhëmbët e këshilluar para 1400 viteve dhe më e shëndetshme se ajo e sotit

$
0
0

Enesi r.a. transmeton që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Sa herë që Xhibrili më vizitonte më këshillonte të shërbehem me misvak.”

Misvaku është brushë ideale, natyrale e cila përmban më shumë përbërës kimik se çdo pastë tjetër artificiale për dhëmbë.

Misvaku përbën 19 përbërës efikas veprues. Më të rëndësishmit në mesin e tyre janë:

1. Materie natyrale dhe mund të përdoren për ndaljen e gjakdedhjes. Këta pastrojnë edhe plagën më të vogël ekzistuese në mishin e dhëmbëve. Gjatë përdorimit të parë misvaku mund të ketë shije të djegët, ngase në të është gjetur substanca e ngjajshme me senfin, i cili lufton qelbosjet në gojë dhe shkatërron bakteriet.

2. Minerale sikur natriumi, klori, kaliumi, bikarbonati i natriumit, dhe oksidi i kalciumit. Këta pastrojnë dhëmbët. P.sh. Asocacioni Dental Amerikan mendon se bikarbonati i natriumit është përbërës i dëshiruar i pastave të dhëmbëve.

3. Vajëra aromatike natyrale që janë të shijshëm dhe kanë aromë të këndshme duke i dhënë edhe gojës aromë të mirë. Këta përbëjnë rreth 1% të misvakut.

4. Enzimet që pengojnë krijimin e pllakëzave që shkaktojnë sëmundjet e mishit të dhëmbëve. Pllakëzat janë shkas numër një i humbjes së hershme të dhëmbit.

5. Përbërësit që parapengojnë qelbosjen dhe bakteriet, e që veprojnë si një lloj antibiotiku duke zvogëluar sasinë e bakterieve në gojë.

(Mjekësia Islame)

Mjalti përdore për këto sëmundje është jashtzakonisht i shëndetshëm

$
0
0

MES TË TJERASH MJALTA KA EDHE KËTO CILËSI

ANTI-ANEMIK: Që lufton aneminë/mungesën rruzave të kuqe/pa gjaksinë.

ANTISEPTIK: Që i mbyt mikrobet/për shërimin e lëkurës dhe infeksioneve të ndryshme.

APERITIV: Që stimulon apetitin.

Vepron kundër kollitjes.  Ndihmon në tretjen e ushqimit.

DIURETIK: Rrit tajitjen e urinës.

DINAMOGJENIK: Stimulon funksionet e organizmit, Rrit forcën dhe energjinë.

ZBUTËS (EMOLLIENT): I pushon, i relakson, i zbut indet e përflakura (inflamacionet).

ANTIPIRETIK: Lufton temperaturën.

LAKSATIV: Lehtëson kalueshmërinë e zorrëve/ushqimin që kalon nëpër zorrë.

SEDATIV: Efekt qetësues.

Përmirëson aspektin e përjetimit emotiv (Vikarioz): Kompenson mungesat.

Si ta vëreni vetvetën se jeni të sëmurë nga Sihri?

$
0
0
Personi mund ta vërej vetvetën se është i prekur nga sihri nga 2 aspekte: 1. Me an të sjelljeve të tij dhe 2. Nga sëmundjet trupore që i shkakton Sihri.
1. Njeriu mund ta vërej se ka Sihër edhe nga aspekti i sjelljeve të tij, Për shembull, nëse burri ka pas lumturi me gruan e tij, apo gruaja ka pas lumturi me burrin e saj, dhe për një her apo për një koh shum të shkurtër kjo dashuri dhe mirësjellje është kthyer në urrejtje, kacafytje dhe hidhërime apo nervoz për gjëra shum të vogla, kjo është një simptom dhe argument shum i fort se personi në fjal (që ka ndryshuar sjelljet e tij) ka Siher.
Po e njëjta vlen edhe në familje, nëse fëmiu sillet mirë me prindërit, vëllezërit apo motrat dhe për një koh shum të shkurtër fillon të ndryshoj sjelljet, dhe prej dashuris kalon në urrejtje, kjo është argument se ky person ka mundësi të ket Sihër.
2. Personi ka mundësi ta vërej vetën se ka Sihër edhe nëpërmjet dhimbjeve trupore (dhe kur të gjitha analizat i dalin mirë.
Për ta dalluar vetën se ka Sihër me thën të vërtetën ne do ti përmendim disa simptome të dhimbjeve që i shkakton sihri, mirëpo këto dhimbje mund ti shkaktoj edhe Xhini nëse depërton në trup apo edhe Mësyshi apo Hasedi (syri i Xhelozisë). Pra këto që do ti përmendim le ta kuptoj lexesi se këto jan simptome që tregojnë që në trupin e tij ka diçka që i përket Sihrit, Xhinve apo syshit, mirëpo nuk mundet njeriu menjëher të thot se nëse i ka këto simptome ka Sihër, pasiqë ka simptome të cilat jan të përbashkëta mes sihrit dhe Xhinëve apo syshit, dhe këto mund ti dalloj vetëm personi që është i shkathët për këtë lami.
Simptomet kryesore që njeriu mund ti vërejë në vetën e tij jane:
  • Kokdhimbje
  • Dhimbje lukthi
  • Te vjellurit e vazhdueshem e që shoqerohet me gjak ose me lëng të verdhë (e gjitha kjo kur nuk ka asnjë arsye mjekësore)
  • Gjakderdhje e vazhdueshme tek gratë (çrregullim të ciklit)
  • Ndjen dhimbje kur fryn erë
  • Aborte, po ashtu nuk lejon femrat të mbesin shtatzan
  • Dhimbje mitra dhe çrregullim të ciklit
  • Fryrje të barkut
  • Çmenduri
  • Nuk mundet me vendos për martes. etj

Ja se cfarë sëmundje mund të shërohen me namaz nate ( Pas 5 vakteve namaz ,namazi i nates eshte peraferisht prej pas ores 11 ose 12 deri pak para agimit)

$
0
0

Namazi i natës ndalon sëmundjen e rritjes së tensionit nervor, pasi disa lëvizje të thjeshta gjatë namazit të natës ndikojnë në shërimin e kësaj sëmundjeje. Namazi i natës ndalon sëmundjen e tri xhlisirsateve (e cila është një lloj yndyre e cila ka mundësi të rritët në sasi të madhe, posaçërisht pas ngrënies së tepërt të darkës), që mund të shkaktojë sëmundjen e venave të zemrës, matufllëkun si dhe largon sëmundjen e brengave dhe mërzisë.

Po ashtu pakëson sëmundjen e tingëllimit të veshëve, shkaqet e së cilës janë ende të pazbuluara. Po ashtu, namazi i natës e pakëson shkakun e ndalimit të zemrës dhe ndalon vdekjen e papritur.

Namazi i natës aktivizon funksionet e ndryshme të trurit: me leximin dhe përsëritjen e Kuranit, me meditimin në ajetet e tij si dhe me përkujtimin e duave të ndryshme nga Kurani e Suneti, që largojnë sëmundjen:

“Allahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai është mëshirues i mëshiruesve!”

”O Zoti ynë, na fal e na mëshiro, na jep shëndet e jetë të gjatë! Na ndihmo që sa më shumë të të adhurojmë e të të falënderojmë! Na bëj që t’i trashëgojmë gjymtyrët tona e që me to Ty të të adhurojmë e mos bëj që ato të na trashëgojnë ne e të mos kemi dobi prej tyre!”


Kujdesuni për misvakun ngase ai e pastron gojën dhe e kënaq Allahun

$
0
0

“Transmetohet nga Shurejh, i cili e ka pyetur Aishen: “Me çfarë fillonte i Dërguari i Allahut, paqja e Allahut qoftë mbi të, kur hynte në shtëpinë e tij? Ajo iu përgjigj: “Me misvak” (Shënon Muslimi).


Por çfarë mund të thuhet për natën? A e harronte i Dërguari i mëshirës këtë zakon të mirë? Është transmetuar nga Hudhejfe, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut, paqja e Zotit qoftë mbi të, kur zgjohej natën, e pastronte gojën me misvak. (Shënon Muslimi)
Madje i Dërguari i Allahut, pastrimin e dhëmbëve e ka ndërlidhur edhe me kënaqësinë e Allahut të Lartësuar, që misvakun ta shndërrojmë në zakon dhe adhurim për të cilin do të shpërblehemi. Kësisoj, ai ka thënë: “Kujdesuni për misvakun ngase ai e pastron gojën dhe e kënaq Allahun.” (Silsile es Sahihah lil Albani)

 

Kush mendon qe eshte i goditur nga syri i keq dhe (mesyshi ) hasedi degjoje kete me kufje – Relaksohu

$
0
0

Kush mendon qe eshte i goditur nga syri i keq dhe (mesyshi ) hasedi degjoje kete me kufje.

Degjoje cdo dite …*mund ta degjosh me shume se 1x
Relaksohu … !


Protokolli i Nigella Sativa kundër kancerit është mjaft i thjeshtë dhe shumë efektiv

$
0
0

PROTOKOLLI I NIGELLA SATIVA KUNDËR KANCERIT

Protokolli i Nigella Sativa kundër kancerit është mjaft i thjeshtë dhe shumë efektiv.

Përdorni tri lugë të vogla me lëngun e Nigella Sativa në ditë, të përzier me gjysmë luge (të vogël) mjaltë ose lëng të shtrydhur.

Përdorni dozën e parë gjysmë ore përpara ushqimit të mëngjesit, dozën e dytë në mesditë dhe dozën e tretë përpara shkuarjes në shtrat.

Një protokoll alternativ është të përdorni farat e bluara, të nxehta një herë në ditë dhe vajin dy herë në ditë. Thjesht, përzieni farat e bluara me mjaltë dhe hani sipas dëshirës.

Ajetet e Kur’anit të Shenjtë shërojnë!

$
0
0

Ajetet e Kur’anit të Shenjtë shërojnë!

Sipas zbulimeve të fundit, shkencëtarët thonë se çdo sëmundje duhet të bëjë një ndryshim në riprogramimin e qelizave dhe çdo qelizë funksionon në bazë të një programi të caktuar nga lindja deri në vdekje. Prandaj, çdo çrregullim fizik ose psikologjik shkakton një konfuzion në sistemin e dridhjeve të qelizave që shkaktojnë çrregullimin në programin qelizor. Pra, ne kemi nevojë për të rivendosur dhe për të korrigjuar këtë program, në mënyrë që ta shërojmë këtë crregullim.

Gjatë meditimit tim me Kuranin e Shenjtë, kam gjetur se ka një sistem shumë i saktë digjital në çdo varg. Këto vargje, megjithatë, nuk kryejnë vetëm gjuhën e numrave, por gjithashtu kryejnë ndonjë gjë si ajo që ne e quajmë “të dhënave” ose “programet” që mund të merren me qelizat. Prandaj, mund të themi se këto vargje mbajnë gjuhën e këtyre qelizave !!!!

Ju mund të mendoni se këtë teori janë antishkencore, por unë ju siguroj se kam gjetur shumë ajete në Kuran që konfirmojnë se ajetet e Kur’anit të Shenjtë bartin shumë të dhëna pikërisht si ato valët e radios normale të përdorura në kryerjen e informacionit, muzikë, tinguj dhe kështu me radhë .

Allahu thotë në librin e Tij të Shenjtë

“Dhe sikur të kishte ndonjë Kur’an me të cilin mund të lëvizeshin malet nga vendi, ose toka të cahej copa-copa, ose të vdekurit të bëheshin të flisnin?…”(Er-Rad:13:31)

Nëse e analizojmë këtë ajet, ne mund të dalim me këto pyetje: Si mundet që Kurani i Shenjtë të shkaktojë lëvizjen e malit, apo toka të shqyer ose të vdekurit të flasin ?? Përgjigja është me të dhënat që vetëm të vdekur mund t’a kuptojnë.

Eshtë e njohur se shtresat e tokës lëvizin ngadalë pothuajse disa centimetër në vit, pra malet lëvizin. Kjo lëvizje ka rezultuar nga valët termike të prodhuara nga zona e shkrirjes nën kore. Prandaj, mund të themi se Kur’ani përmban të dhëna që mund të merren me këto valë termike duke shkaktuar lëvizjen më të shpejtë, e cila formon të çara dhe tërmete; dhe shkurtimet kore në copa shumë të vogla. Kjo fuqi e madhe është vënë në Kuranin e Shenjtë, por neve nuk na është mundësuar t’a shohim atë. A mundet që ky Libër i Shenjtë të ketë kaq fuqi të madhe sa të shëroj krijesa të dobëta si qenie njerëzore ???

Kur Allahu na tregon se ky Kur’ani i Shenjtë është një “shërim”, kjo do të thotë se ajo mbart të dhëna dhe programe të mjaftueshme për të shëruar qelizat e dëmtuara në trup dhe shëron atë që mjekët ishte i paaftë.

Për atë që e thotë këtë do të ketë mbrojtje kundra çdo gjëje të papëlqyeshme dhe kundra shejtanit

$
0
0

Nga mbrojtja është edhe:

“La ilahe ila Allahu uahdehu la sherike lehhu, lehul mulku ue lehul hamdu, juhji ue
jumit, ue huwe kuli shej’in kadir”

“Kurrkush nuk meriton të adhurohet, përveç Allahut. Ai është i pashoq. Atij i
përket pushteti dhe Atij i takon krejt lavdi. Ai jep jetë dhe merr jetë, dhe Ai ka
mundësi për gjithçka”, dhjetë herë mbas namazit të sabahut dhe të akshamit.

Vërtet, për atë që e thotë këtë do të ketë mbrojtje kundra çdo gjëje të
papëlqyeshme dhe kundra shejtanit

Viewing all 2650 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>