“Pra jeta s’meriton pikëllimin”
Eshtë interesante se në Kur`an Famëlartë më tepër jemi të urdhëruar të kujdesemi ndaj sëmundjes psikike dhe shpirtërore se ndaj sëmundjeve fizike. Thotë Allahu (xh.sh):
Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e All-llahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm. (Kur`an 2:10).
E kur ata u shmangën (nga e vërteta), All-llahu i largoi zemrat e tyre. (Kur`an 61:5).
Filosofi francez Montaigne gjithmonë në jetën e tij thoshte këtë fjalë: “Nuk preket njeriu me atë që ndodh,ashtu siç preket dhe ndjehet nga mendimet e tij rreth asaj që ndodhë.”
Kurse nga gjurmët e shokëve të të Dërguatit kemi këtë lutje: “Zoti ynë, më bëj t’i pajtohem caktimit Tënd që të di dhe të bindem se ajo që më ka goditur, s’ka mundur të mos më godasë, e as ajo që s’më ka goditur nuk ka mundur të më godasë.”