Duhet të jesh i bindur se shërimi yt është vetëm në dorën e Allahut. Allahu nuk ka zbritur ndonjë sëmundje përveçse ka zbritur edhe shërimin e saj.
Së pari duhet të jesh me abdes dhe i kthyer nga Kibla.
Pastaj e hap Mus’hafin, suren Fatiha e lexon shtatë herë,frynë në ujë (zemzem nëse ke) pastaj në vaj ulliri (mundësisht të jetë original) dhe në mjaltë.
E hapë suren Bekare dhe lexon 2 faqe të saj,(në gjuhën arabe-jo leximi i përkthimit në gjuhën shqipe) frynë në ujë ,vaj e mjaltë.
Duhet të lexosh me përqëndrim të zemrës, koncentrim të thellë dhe meditim.
Kështu vazhdon ,lexon dhe pas çdo 2 faqesh frynë në ujë ,në vaj ulliri pastaj në mjaltë ,derisa ta bësh hatme tërë suren Bekare (do të merr përafërsisht 1-1.30min. kohë)
Pasi ta përfundosh suren Bekare dhe të frysh në ujë ,vaj ulliri dhe mjaltë ;
Duhet të pish nga uji që ke fryrë në të ,ndërsa një pjesë të pakët të ujit e vendos në një enë tjetër me ujë të nxehtë dhe pastrohesh me të ;
Me vajin e ullirit e lyen tërë trupin,
Ndërsa mjaltin e merr cdo dite nga një lugë në esëll.
↧
Shërohu nga syri i keq dhe hasedi
↧