Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Për çdo sëmundje ka ilaç – Muhamedi alejhi selam

$
0
0

Imam Muslimi sjell në Sahih-un e tij hadithin e Ebu Zubejrit, që përcjell nga Xhabir ibn Abdullahi, dhe ky nga Pejgamberi (s.a.u.s.), i cili ka thënë: “Për çdo sëmundje ka një ilaç; nëse ia qëllohet në gjetjen e ilaçit, ajo shërohet, me lejen e Allahut.” Në dy Sahih-ët është rrëfimi prej Atait, i cili përcjell prej Ebu Hurejrës, se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Allahu i Lartësuar për çdo sëmundje ka zbritur ilaçin e saj!”

Në Musned-in e imam Ahmedit është hadithi i Zijad ibn Ilakates, që përcjell prej Osama ibn Sherikut, i cili thotë: “Unë isha te Pejgamberi (s.a.u.s.), kur tek ai erdhën disa beduinë dhe thanë: “O i Dërguari i Allahut! A të mjekohemi?” Ai tha: “Po, o robër të Zotit, mjekohuni, sepse pa dyshim Allahu Krenar dhe i Madhërishëm, nuk ka bërë sëmundje pa vendosur për të edhe ilaçin, përveç një sëmundjeje të vetme.” – “E cila është ajo?” – “Pleqëria” – tha ai.” Sipas një transmetimi tjetër, thuhet: “Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar nuk ka zbritur sëmundje pa zbritur për të edhe shërimin: e njohu kush e njohu dhe nuk e njohu kush nuk e njohu.”

Në Musned është hadithi i Ibn Mesudit, me sened të plotë deri te Pejgamberi (s.a.u.s.), se: “Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar nuk ka zbritur sëmundje pa zbritur për të edhe shërimin: e njohu kush e njohu dhe nuk e njohu kush nuk e njohu.”

Në Musned dhe Sunen është hadithi nga Ebu Huzame, që tregon: – E pyeta: O i Dërguari i Allahut! Çfarë mendon për rukjet që ne praktikojmë, për ilaçet me të cilat mjekohemi dhe për masat mbrojtëse me të cilat ruhemi: a e kthejnë ato ndopak caktimin e Allahut? Ai tha: “Edhe ato janë pjesë e caktimit të Allahut.” Këto hadithe vërtetojnë se çdo gjë që ndodh në këtë botë ka një shkak, dhe hedhin poshtë mendimin e atyre që i mohojnë dhe i injorojnë ato.

Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Për çdo sëmundje ka ilaç.” Kjo thënie mund të jetë gjithëpërfshirëse dhe, si e tillë, ajo përfshin të gjitha llojet e sëmundjeve, domethënë edhe ato që janë të pakurueshme, pasi Allahu mund ta ketë fshehur mënyrën e kurimit të tyre nga njerëzit, duke mos u lejuar asnjë rrugë për zbulimin e saj; dhe dihet se krijesat nuk mund të dinë tjetër, përveçse atë që Zoti u ka lejuar e mundësuar që ta dinë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Trending Articles