Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Zëvendësimi (kompensimi) është prej All-llahut

$
0
0

gjethe

All-llahu nuk te merr asgjë e qe mos ta zëvendësoje ty atë me diçka me te mire se ajo, nëse duron dhe llogaritë “Kujt ia marr dy të dashurit e ti dhe duron, do t’ia kompensoj ata dy me xhennet” d.m.th.: dy sytë e tij “Kujt t’ia marr ndonjë te dashur te tij nga banoret e kësaj bote e ai llogarite ne shpërblim do t’ia zëvendësoj atë me xhennet”. Kush e humb te birin e tij dhe duron, atij i ndërtohet shtëpia e lavdisë ne amshueshmëri, e ky është vetëm një shembull i thjeshte, kurse ti me ketë kallëp krahaso edhe gjera te tjera.

Mos ndiej keqardhje për fatkeqësinë, ngase Ai i Cili e caktoi atë, tek Ai është xhenneti, shpërblimi, kompensimi dhe dekorata e madhe.
Vërtete te dashurit e All-llahut qe janë te goditur e te vene ne sprove, do te lavdërohen ne Firdevs “Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetet shpëtimin, sa përfundim i lavdishëm është ky vend”. Dhe e drejte e jona është qe te presim kompensim dhe shpërblim për fatkeqësinë; pas asaj ka begati “Te tillët janë ata qe te Zoti i tyre kane bekime e mëshire dhe te tillët janë ata te udhëzuarit ne rrugën e drejte” urime për te goditurit, myzhde për te vuajturit.

Vërtetë jeta e kësaj bote është e shkurtër dhe thesari i saj është i pakte, kurse bota e ardhshme është me e mire dhe e përjetshme, andaj kush sprovohet këtu, shpërblehet atje, kush lodhet këtu, pushon atje, përderisa ata qe lidhen dhe dashurohen ne dynjanë, gjeja me e rende për zemrat e tyre është kalueshmëria e fateve te tyre nja ajo dhe jorehatia ne te ngase ata vete atë e dëshirojnë, e mu për ketë arsye te tillëve u rriten fatkeqësitë dhe u shtohen telashet e belatë, vetëm për atë se ata shikojnë poshtë këmbeve te tyre e nuk shohin gjë përveç dynjasë kalimtare, te lire e te ulet.

O ju te përvuajtur, nuk ju ka kaluar asgjë e qe ju te mos fitoni, ju është dërguar juve një shkrese midis rreshtave te se cilës ka butësi, mirësi, shpërblim e zgjedhje te bukur. Andaj, te përvuajturit i cili është i goditur me bela i duhet te shikoje se rezultati është: “Atëherë vihet ndërmjet tyre njëfarë muri qe ka dere, brendia e tij është mëshire, e nga ana e jashtme e tij është dënimi” E ajo qe gjendet tek All-llahu është me e mire dhe e amshueshme, e këndshme, me madhështore dhe me e larte.
Aid el Karni


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>