Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Imani është jeta

$
0
0

imani jeta
Te palumturit me plot kuptimin e palumturisë janë ata qe kane bankrotuar nga depotë e imanit dhe nga ekuilibri i bindjes, prandaj te tillët gjithnjë janë te palumtur, te hidhëruar, te dobët e te poshtëruar “e ai qe ia kthen shpinën te përmendurit Tim, ai do ta ketë një jete te vështire”(Kur’an). Nuk e bën te lumtur shpirtin e as e pastron dhe e gëzon, e as qe ia largon dëshpërimin, mërzinë dhe shqetësimin përveç besimit me All-llahun, Zotit te boteve, e ne esence jeta nuk ka shije përveç se me iman. Metoda me e mire për pabesinë e te pabesëve është qe te bëjnë vetëvrasje, t’i lëne te qete shpirtrat e tyre nga këto pranga, errësira e fatkeqësi, çudi se çfarë jete është kjo jete e shkatërruar pa iman!? Çfarë mallkimi i amshueshëm i ka kapluar ata qe kane dale nga ligji i All-llahut ne toke! “Ne i rrotullojmë zemrat dhe te pamurit e tyre ashtu siç nuk e besuan atë (Kur’anin) për here te pare dhe i leme te bredhin te hutuar ne mashtrimin e tyre”(Kur’an).

Veçse ka ardhë koha qe bota te bindet plotësisht dhe te besoje thelle se nuk ka te adhuruar tjetër përveç All-llahut. Pas një përvoje te gjate e te vështire gjate shekujve qe kane kaluar mendja ka arritur te kuptoje se idhulli është legjende, kufri është mallkim, pabesimi është gënjeshtër, se pejgamberet janë te vërtete, se All-llahu është e Vërteta, i Atij është pushteti dhe falënderimi dhe Ai është i Gjithmundshmi. Aq sa besimi yt është i forte a i dobët, i nxehte a i ftohte, po aq do te jete edhe lumturia, rehatia dhe qetësia yte. “Kush bën vepër te mire, qofte mashkull a femër e duke qene besimtar, Ne do t’i japim atij një jete te këndshme (ne ketë bote), e (ne boten tjetër) do t’u japim shpërblimin me te bukur pe rate qe vepruan”(Kur’an).

E kjo jete e mire dhe e këndshme është vendosje e shpirtrave te tyre ne premtimin e bukur te Zotit te tyre, përforcim i zemrave te tyre me dashurinë ndaj Krijuesit te tyre, pastërti e ndërgjegje te tyre nga papastërtitë e devijimit, qetësim i nervave te tyre para fatkeqësive, qetësim i zemrave kur te vie caktimi dhe kënaqje e tyre ne vendet e kaderit, ngase te tillët qene të kënaqur qe All-llahu te jete Zot i tyre, Islami fe e tyre, Muhammedi lajmëtar dhe i Dërguari i tyre.Aid el Karni


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>