Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Luftimi i vetvetes

$
0
0

Luftimi i vetvetes

Luftimi i vetvetes është një dobi e madhe, të ndihmon në largimin prej sherrit, të nxit për të mirën. Allahu i Lartësuar thotë: “E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne, me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se Allahu është në krahun e bamirësve.” (El Ankebut: 69)
Nëse e mbledh veten, e detyron në bindje ndaj Allahut dhe e ndalon nga mëkatet, përgëzohu me të mirë; do të vijnë të mirat, do të zbresë bereqeti, dhe ajo që ka qenë e urryer për ty dje, sot është bërë e dashur, dhe çdo gjë që ka qenë e rëndë dje për ty, sot është bërë e lehtë. Bëje të ditur se luftimi i vetvetes nuk bëhet vetëm një herë ose dy herë, por ai bëhet deri në vdekje.

Shkurtimi i shpresave dhe përkujtimi i ahiretit

Nëse e kujton se kjo dynja është e shkurtër dhe kalimtare, dhe se kjo dynja është mbjellje e ahiretit, dhe se është një mundësi për të fituar vepra të mira, e kujton xhenetin dhe begatitë e tij të përgjithmonshme, e kujton zjarrin dhe dënimin e dhembshëm, do të largohesh nga epshet dhe do të pendohesh me pendim të sinqertë, dhe do ta nxisësh veten në veprimin e veprave të mira.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>