Largimi nga zakonet e këqija
Mos mendo vetëm në rehatinë se për të arritur te ajo çka është e kërkuar don mund!
Mos lejo që zemra jote të lidhet pas gjërave të kësaj dynjaje!
Pas çdo gjëje që lidhet zemra prej kënaqësive të kësaj dynjaje, përveç Allahut dhe të dërguarit të Tij, kjo është në llogari të fesë prandaj largohu prej tyre, ndërroje me diçka tjetër dhe forcoj lidhjet e tua me Zotin tënd. Të jenë Allahu dhe i dërguari i Tij më të dashur për ty se çdo gjë tjetër.
Përmirësimi i mendimeve të këqija
Nëse njeriu mendimet i ka të mira, përmirësohet edhe zemra e tij; nëse mendimet e tij janë të këqija, prishet edhe zemra e tij. Ilaçi më i dobishëm është që ta angazhosh mendjen tënde në atë që të intereson e jo në atë që nuk të intereson. Të menduarit në atë që nuk të intereson është derë e çdo të keqeje. Kush rri duke menduar në atë që nuk i intereson e humb atë që i intereson, e humb atë që i bën dobi për fenë e tij. Mos lejo që shejtani të mbizotërojë në mendjen tënde, se nëse e lejon, do ta prishë mendjen tënde, pastaj do të jetë shumë vështirë që ta arrish qëllimin e duhur.