Turpi
Turpi është një cilësi e mirë e cila gjendet te njeriu. Kur njeriu ka turp nuk vepron vetëm se të mirën. Turpi më i madh është që të turpërohesh nga Allahu i Lartësuar, duke vepruar atë që e ka urdhëruar Ai dhe duke u përmbajtur nga ajo që Ai e ka ndaluar.
Pastrimi i shpirtit
Pastroje dhe përmirësoje shpirtin tënd me vepra të mira dhe dije të dobishme, veproj të urdhëruarat dhe largohu nga të ndaluarat! Kur vepron një urdhër, kjo do të thotë se ke dalë fitimtar ndaj vetvetes, je liruar nga një lidhje, dhe sa herë që ta thyesh një lidhje do të përparosh përpara një hap, e mira gjithmonë e mbjell të mirën.
Lutja
Lutja është ndër shkaqet kryesore dhe ndër ilaçet më të dobishme. Duaja është armiku i belave, i largon dhe i kuron ato, dhe ndalon zbritjen e tyre, e nëse bien i pakëson ato.
Lute Allahun e Lartësuar që ta mundësojë të pendohesh me një pendim të sinqertë! Lute që ta ripërtërijë imanin (besimin) në zemrën tënde!