Shkenca shpjegon 5 gjëra që i ndodhin trupit tuaj kur ju bëni Hixhame
Kur të mësoni dobitë që ka Hixhame në përmirësimin e shëndetit ju do ndryshoni mendje në të kundërtën e asaj që flitet si një praktikë mjekësore e vjetëruar dhe barbare, madje do jetë pikë vendimtare që ta provoni që tani. Kur fillon dhe mendon për praktikat mesjetare mjekësore të vie ndërmend trajtimi me ushujza apo veprimi i hixhames në filmat historik ku mjeku mban zjarrin shumë afër gotës së qelqit pak para se ta vendosë në shpindën e personin të sëmurë, duke formuar kështu vakum që pastaj tërhjekë lëkurën në brendësi të gotës.
Praktika e Hixhames duket sikur kundërshton kuptimin që ne kemi mbi mënyrën se si mjekësia moderne funksionon sa që na duket e vështirë të besojmë që mund të na bëj dobi në shëndet. Por mjekësia moderne ka vërtetuar po këtë; që kjo praktikë e lashtë mjekësore mund të ndihmoj të sëmurët të shërohen.
Jane disa lloje të Hixhames, dhe kjo praktikë ka bazë në praktikën mjekësore Tradicionale Kineze të akupresurës e cila ka efekte terapeutike të vërtetuara. Në këtë artikull ne do të shqyrtojmë disa dobi të Hixhames të bazuara në të dhëna të vërteta shkencore, si dhe të sqarojmë llojet e terapive që janë të pranishme.
5 mënyra se si Hixhama vepron në përmirësimin e shëndetit
Hixhama nuk është dicka që ju mund ta provoni në shtëpi pasi egziston rreziku i dëmtimit, infeksionit, apo të bërit më shumë dëm se dobi. Asosiacioni Internacional i Terapisë me Kupa (ICTA) katerapistë të trajnuar ndërkombëtarë, të cilët kanë dituri të gjërë të anatomisë dhe fiziologjisë që ofrojnë gjatë përmirësimit të shëndetit tuaj.
Terapia e lagësht me kupa (Hixhame) përfshinë disa ngacmime të imëta të lëkurës përveq asaj që paraprakisht bëhet thithja e lëkurës përmes kupëzimit të thatë. Të dy llojet e kupëzimit janë në llogari të përmirësimit të shëndetit, por shumica e hulumtimeve shkencore janë bërë mbi efektet e terapisë së lagësht (Hixhame). Kupëzimi i lagësht apo Hixhama është përdorë në mjekësinë tradicionale Aziatike dhe Arabe dhe daton mijëra vjet më herët.
Kupëzimi është aplikimi i gotave në pika të caktuara të lëkurës për të formuar presion negativ. Asosiacioni Internacional i Terapisë me kupa pohon se Hixhama mund të përmirësojë shëndetin tuaj nëse ju vuani nga disa probleme shëndetësore fizike dhe mentale, duke përfshirë ftohjen e zakonshme, depresionin, artritin, anksiozitetin, ishiatikun, problemet me zorrët e holla, dhembjet e muskujve, madje edhe celulitin dhe shenjat e lëkurës apo strijat.
ICTA liston këto dobi shëndetësore të hixhames:
* Stimulimi i indeve të thella
* Largimi i inflamacionit
* Nxitë qarkullimin e lëngut limfatik për të stimuluar sistemin imunitar
* Shton furnizimin e lëkurës me gjak
* Relakson muskujt dhe zbutë indin lidhor
* Mbështetë qarkullimin e gjakut
* Shpërbën adhezionet e indit të vragave
* Stimulon linjat e lëvizjes së energjisë Qi
1. Rritë funksionin e sistemit imunitar
Në rishikimin e një teknike terapeutike të lashtë të quajtur Al-hijamah, e cila është një teknikë e kupëzimit të lagësht, hulumtuesit Egjiptian dhe të Arabisë Saudite thonë se kjo terapi mund të jetë shumë shpresëdhënëse si tretman për rritjen e imunitetit të trupit të njeriut, fuqizimin e ndikimit të barërave modern farmaceutik dhe në pastrimin e gjakut nga substancat patologjike të cilat shkaktojnë dhe janë të lidhura me patogjenezën e shumë sëmundjeve. Hulumtimi vë në pah që terapia me kupa ndihmoi në rritjen e funksionit të sistemit imunitar me 156% kur u shoqërua me trajtimin konvencional farmakologjik. Pa terapinë me barna, kupëzimi e rriti përgjigjen natyrale Killer Cell të sistemit imunitar me 133% .
2. Redukton dhembjen kronike
Studimi Egjiptian dhe i Aarabise Saudite mbi nyjet e eshtrave gjithashtu erdhi në përfundim se dhembja kronike e raportuar nga pacientët të cilët për të njejtën kërkuan ndihmë ishte reduktuar nga ndikimi i terapisë me kupa -hixhame., 40% pas dy muajve, dhe 59% pas tre muajve terapi. Kjo u gjetë e vërtetë për njerëzit të cilët përjetonin artritin reumatoid dhe dobitë ehixhames besohet që përfshijnë edhe llojet e tjera të dhembjes kronike gjithashtu.
3. Përmirësimi i mbrojtjes nga sëmundjet virale dhe bakteriale
Herpesi, influenza, hepatiti viral, aknet, dermatiti dhe celuliti janë probleme shëndetësore të cilat gjithashtu mund të përmirësohen nga terapia me kupa. Mënyrat me të cilat kupëzimi ndikon në përmirësimin e shëndetit janë komplekse pasi tretmani vepron mbi shumë sisteme të trupit njëkohësisht. Në sistemin neurologjik, neurotransmiterët si serotonina, dopamina, endorfinat që të gjitha lirohen gjatë terapisë. Në sitemin imunitar, iritimi i përkohshëm i lëkurës aktivizon funksionin imun i cili pastaj rritë nivelin e interferoneve, të faktorit tumor nekrotizues, dhe rritë qarkullimin e lëngut limfatik.
4. Redukton shkallën e sëmundjeve kardiovaskulare
Hipertensioni sistolik, insuficienca e zemrës, koagulet vaskulare të këmbëve, ishemia e miokardit dhe aritmia, madje edhe infarkti i miokardit apo edhe shpeshtësia e sulmit në zemër janë reduktuar nga përdorimi i terapisë me kupa siq është raportuar nga hulumtimet Egjiptiano-Arabe.
5. Largim të kokëdhembjes
Kokëdhembja dhe migrena mund të jenë aq të fuqishme sa që njerëzit humbin punën dhe kanë vështirësi ekonomike si pasoj e pengesave që atyre u jep dhembja. Njerëzit njashtu privohen nga aktivitete të ndryshme sociale argëtuese dhe hobi të cilat më herët i kanë shijuar si shkak i kokëdhembjeve kronike. Lajmii mirë është që Hixhama funksionon në përmirësimin e shëndetit të atyre që përballen me kokëdhembje.
Përzgjodhi dhe përshtati: Dr.med. Flakron Sabedini
Hixhama Therapist.
