Hurmat e Medinës (arab. ‘axhva)
Hurmat e dehidratura
Sa’d ibn Ebi Vekkasi r.a. ka shënuar se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush i ha shtatë hurma në mëngjes, atë ditë ai nuk do të vuajë nga helmi, as nga magjia.”
Xhabiri dhe Ebu Seidi r.a. kanë shënuar se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Hurmat janë fruta, fara e të cilave vjen nga Xhenneti. Ato janë antidote (kundërhelm) kundër helmimit, burim i pasur në rritjen e sasisë së spermës , ndërsa pirja e ujit të hurmave medinase të konservuara largon magjinë e shkaktuar nga syri i keq.” (Transmetuar nga imam Nesaiu dhe Ibn Maxhxhe, Tirmidhiu, 2067, thotë se është hasen; Ahmedi, 3/48; Ibn Maxhxhe, 3453)
Imam Buhariu i ka klasifikuar hurmat medinase si ilaç mrekullibërës. Hurmat kanë sasi të madhe të sheqerit. Hurmat dehidrohen në diell ose në degët e tyre, ndërsa ndonjëherë zbuten me qumësht për të ndihmuar tretjen e tyre, kurse shpesh bluhen për miell.
Disa nga dobitë e tyre përfshijnë sasinë e madhe të fijeve, prandaj ato e ngadalësojnë procesin e tretjes së ushqimit të njëllojtë.
Hurmat e Hixhazit dhe të gadishullit Arabik janë më të mirat dhe më të ushqyeshmet.