Keshilimi i djalit nga prindi!
Babai një fëmije, duke e ditur se djali i tij është nevrik, e merr një ditë dhe i thotë: “Unë do të të mësoj një mënyrë si ta heqësh këtë ves.” Djali pranoi dhe i ati i tha: “Merr një dërrasë të madhe dhe sa herë të nevrikosesh me dikë, ta ofendosh dhe ta shash, ngul në dërrasë një gozhdë.” Që ditën e nesërme, djali i hyri punës dhe ditën e parë nguli tridhjetë e shtatë gozhda. Vallë sa gozhda të tilla mund të ngulim ne në ditë? Me sa njerëz mund të zihemi? Sa herë në ditë mund t’i ofendojmë vartësit tanë hallexhinj dhe pa përkrahje? Sa herë zihemi me fëmijët e gratë tona? Përse të mos e provoni dhe ju që sa herë të bërtisni dhe të nervozoheni të ngulni një gozhdë në një dërrasë?
Kur pa tridhjetë e shtatë gozhdë që ditën e parë, djalit i erdhi zor nga vetja, por dhe nga babai. Kështu, ditën e dytë e përmirësoi duke ngulur vetëm njëzet gozhdë. Ditën e tretë ai nguli dhjetë gozhdë dhe vazhdoi në rënie, saqë pas një jave nuk nguli asnjë gozhdë. Ai kishte filluar të ushtrohej dhe të mësohej me vetëpërmbajtje.
Vallë sa mijëra vrima e të çara ke shkaktuar ti o vëlla dhe oj motër? Sa zemra ke plagosur me inatin dhe zemërimin tënd?
Profeti Muhamed (a.s.) thotë: “Zemërimi është një prush të cilin shejtani e hedh brenda njeriut. Ai është një prush që merr flakë në zemër. A nuk e shihni si i skuqet fytyra dhe i fryhen damarët?”