Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Shërimi dhe kundërvënia akteve (sihru) të magjisë

$
0
0

magjia1
Magjepsja është sëmundje dhe gjendje jo e rregullt që duhet të trajtohet si të gjitha parregullsitë e tjera. Ndër simptomat e saj janë: mashtrimi, shikimi imagjinar, magjepsja, mahnitja dhe kuptimet e gabueshme, përpos treguesve të tjerë, të cilët kohë pas kohe mund ta mashtrojnë perceptimin e drejtë të individit .
Udhëzimi i të Dërguarit të All-llahut , s.a.v.s., në këtë fushë është ndarë në dy sfera: eleminimi i “aktit” kriminal dhe kryerja e purgacionit dhe ekuilibrimi i sekrecioneve të trupit. E para është më konseguente dhe kushtëzon zbulimin e “aktit” kriminal, eleminimin dhe zhdukjen e tij.
Lidhur me këtë temë, Aishja , r.a., ka treguar122 se një anëtar i fisit Beni Zurejk, i njohur me emrin Lubejd bin al A’sam e ka kryer një “akt” të keq kundër të Dërguarit të All-llahut , s.a.v.s., i cili më vonë kishte ndier disa dhembje koke të veçanta, disa shqetësime dhe dobësi të përgjithshme. Një ditë i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ishte duke pushuar në shtratin e vet, kur dy meleq i qëndruan pranë kokës. Njëri prej tyre pyeti: “Nga se vuan?” I dyti u përgjigj: “Është i magjepsur”.123 Pastaj meleku i parë pyeti: “Kush e magjepsi?” I dyti u përgjigj: “Lubejd bin el-A’sam”. “Si?”, pyeti i pari, kurse i dyti u përgjigj: “Ai e bëri këtë duke përdorur krehrin e të Dërguarit, pak qime flokësh që kanë mbetur në krehër dhe një kore të polenit të palmës”. I pari pyeti: “Ku i groposi?” I dyti u përgjigj: “I groposi brenda pusit Sarvan”. Pak çaste më pas i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., i hapi sytë dhe u kthye kah Aishja , r.a., dhe i tha: “Oj Aishe, All-llahu më tregoi për atë që e pyeta”, dhe i tregoi çka i kishte ndodhur. Duke përshkruar burimin, ai shtoi: “Oj Aishe, ngjyra e ujit të tij mori ngjyrë të kuqe të mbyllët siç është ekstrakti i gjetheve të kënasë. Pastaj, majat e palmës afër burimit dukeshin si kokat e shejtanëve”. I Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., pastaj dha urdhër që të zbulohet “akti” i keq , të shembet pusi dhe të rrafshohet me dhe, ndërsa All-llahu i gjithëfuqishëm i dhuroi përmirësim të plotë dhe, në të ardhmen, e shpërbleu me mbrojtje të pagabueshme (‘isma) nga qëllimet e këqija të njerëzve.
Transmetimi i cituar paraqet në mënyrë figurative karakterin njerëzor të të Dërguarit të All-llahut , s.a.v.s., i cili gjithashtu ishte objekt i telasheve dhe i shqetësimeve, të cilat i kanë përjetuar edhe ashabët e tij, si edhe shumë të dërguar të tjerë të All-llahu , s.a.v.s., më parë. Këso veti njerëzore nuk përbëjnë në asnjë mënyrë të kundërtën e postit të tij të lartë, i cili është vulë e të gjthë të dërguarve dhe profetëve të All-llahut, ose misionit sublim, që e ka kryer për të nxjerrë njerëzimin nga errësira në dritë. Edhe pse disa shkencëtarë diskutojnë për vërtetësinë dhe autenticitetin e këtij hadithi, ai është shënuar në të gjitha përmbledhjet kryesore të haditheve sahihë dhe, gjithsesi, qëllimi ynë këtu është që të diskutojmë shtegdaljen për viktimën nga magjepsja në mënyrë që të lirohet nga veprimet (aktet) e këqija.
Gjëja e parë që individi e njeh nga hadithi garib124 është që sa më shpejt të zbulohen veprimet e këqija, efektet e tyre do të ndalen dhe individi do të kthehet në gjendjen e vet të natyrshme. Kjo është e ngjashme me nxjerrjen e materies së prishur nga trupi me anë të purgacionit ose me terapinë e detoksifikimit të plotë. Kjo na çon te një lloj tjetër i trajtimit, që është purgacioni* i plotë dhe ekuilibrimi i sekrecioneve të trupit, e sidomos në rajonin e goditur me aktin e keq. Në të vërtetë magjia mund të godasë gjendjet trupore dhe të çrregullojë ekuilibrin natyror të sekrecioneve të trupit. Kur simptomat e magjepsjes ose të syrit magjepsës e godasin rajonin e trupit, atëherë individi duhet të fillojë të nxjerrë jashtë substancat e kalbura nga ajo pjesë e trupit të vet.
Në përmbledhjen e vet të haditheve garibë, Ebu ‘Ubejde tregon se kur magjepsja ishte drejtuar kundër të Dërguarit të All-llahut , s.a.v.s., ai e kishte shëruar shqetësimin e vet duke zbatuar flebotominë* në rrashtën e kokës (parietal). Në këtë kuptim mjekësia shënon aktin e keq. Në të vërtetë magjepsja është qëllim i keq i magjistarit bashkë me shejtanët që janë ushtri e zjarrit të Xhehennemit. Kur një ateizëm i tillë ndonjëherë ia arrin qëllimit, mund të veprojë në mënyrë të dëmshme në ekuilibrin natyror të individit dhe në kiminë e përzierjeve të sekrecioneve të trupit. Kjo është e vërtetë kur veprimet e këqija janë bërë për të shkaktuar heqjen dhe amnezinë, duke shkaktuar humbjen e kohëpaskohshme të kujtesës, kurse kjo mënyrë e magjisë ka një veprim dhe ndikim të fuqishëm në gjendjen e përgjithshme të individit.
Sipas disa burimeve të shkencëtarëve, edhe pse e kundërshtojnë njëri-tjetrin, në përgjigjen e tij të parë në lëngimin e përgjithshëm, i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., fillimisht ka zbatuar flebotominë në rajonin e caktuar, që ka qenë shkaktar i dhembjes së kokës dhe i lëngimit. Ndoshta për shqetësimin e vet e ka fajësuar substancën e prishur të gjakut, e cila ndoshta ka depërtuar në tru dhe ka vepruar në mënyrë të dëmshme në pjesën frontale të trurit. Në atë rast, flebotomia do të ishte trajtimi më i mirë ndaj të dyve: Hipokratit dhe Ibn Sinës. Megjithatë, kur All-llahu i gjithëfuqishëm e shpalli natyrën e vërtetë të akteve të këqija të drejtuara kundër të Dërguarit të Vet , s.a.v.s., ai i zbuloi menjëherë, i groposi pasojat e tyre dhe e ktheu fuqinë. Kjo ishte sikur ai është i liruar nga heqja e brezit të fortë prej lëkure. Qëllimi pas këtyre akteve ka qenë që të ndikojnë në mënyrë të dëmshme mbi trupin e tij dhe t’i dobësojnë fuqitë e tij dhe në asnjë mënyrë kjo nuk ka mundur të ndikojë dëmshëm në zemrën ose në vlerësimin e tij. Duke e ditur këtë, i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka trajtuar këtë që përmendëm në përputhje me natyrën e vet, kurse All-llahu di më së miri.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>